Panorama (Albania)

PROKURORIA, NË KËRKIM TË ARMËS SË ZHDUKUR

-

Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi dje që të pranojë kërkesën e Prokuroris­ë për të lënë në burg pa afat Ervis Martinajn, njërin prej të plagosurve në përplasjen me armë që ndodhi në "Bllok" në lokalin "Monopol".

Kujtojmë se më herët, ndaj Ervis Martinajt ishte caktuar masa e sigurisë "Arrest me burg", për 30 ditë, masë e cila u apelua nga organi i akuzës. Mëngjesin e djeshëm Apeli rrëzoi vendimin e dhënë nga gjyqtari Artan Gjermeni i Shkallës së Parë, i cili rreth dy javë më parë kishte caktuar 30 ditë burg për Martinajn. "Panorama" mëson se Apeli u bind nga Prokuroria ditën e djeshme, pasi në telefonin e sekuestrua­r të Martinajt janë gjetur të tjera të dhëna me rëndësi për hetimin. Burime nga grupi hetimor thonë se ekspertë në Izrael kanë dekoduar telefonin e markës iPhone X, duke nxjerrë në pah mijëra foto e video që vërtetojnë që ky telefon është i 36- vjeçarit, gjë që u vu në dyshim nga Gjykata e Shkallës së Parë. Gjithashtu, sipas akuzës, me anë të celularit të tij dhe aplikacion­it "Telegram", ai ka dërguar mesazhe ku njoftonte që të vinin disa persona "menjëherë të armatosur në lokalin e Redi Popeskut". Kujtojmë që gjyqtari Gjermeni vendosi në dyshim se telefoni i përkiste 36vjeçarit, duke dhënë masë të dytë vetëm 30 ditë burg ndaj biznesmeni­t. 36- vjeçari, sipas Prokuroris­ë, rezulton i përfshirë në vrasjen e Fabian Gaxhës në ngjarjen e 4 tetorit në zonën e ish- Bllokut, ndërsa Prokuroria ka ngritur edhe 5 akuza të tjera për të. Kujtojmë se në lokalin "Metropol" në ishBllok, mbrëmjen e 4 tetorit u plagosën me armë zjarri Ervis Martinaj, 36 vjeç, dhe Eljon Hato, 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë Fabian Gaxha, 28 vjeç. Për këtë ngjarje të rëndë vazhdojnë të jenë në kërkim Ervin Mata, Fabjol Alushi dhe komandoja Mevjol Bilo.

PROVAT

Kërkesa e organit të akuzës bazohet në dyshimet se Marti- Sipas dosjes së Prokuroris­ë, në vendngjarj­e janë gjetur 13 gëzhoja armësh, ku 10 janë vërtetuar se kanë dalë nga një armë, e cila nuk është gjetur në vendin e ngjarjes dhe që dyshohet se i përkiste Mevjol Bilos. Gjithashtu, Prokuroria thotë se ka gjetur një gëzhojë 9 mm tjetër të qitur nga një pistoletë me numër serie të fshirë, e cila është gjetur në vendin e ngjarjes. Dy gëzhojat e tjera janë gjuajtur nga një armë tjetër, e cila nuk është gjetur në vendngjarj­e. Sipas aktekspert­imit të Prokuroris­ë, në trupin e Fabian Gaxhës janë konstatuar katër plagë tejshpuese, në vendet pranë gjoksit në të djathtë, tjetra në linjën aksiale të majtë pikërisht në ligamentin e majtë, në brinjën 12. naj ka qëlluar me armë në vendin ku u vra Fabian Gaxha dhe u plagos Eljon Hato dhe vetë ai. Sipas Prokuroris­ë, nga vendngjarj­a janë zhdukur dy pistoleta, të cilat ende nuk janë përcaktuar se kush i ka përdorur, por përdorja e tyre në ngjarje është e konfirmuar nga gëzhojat e gjetura. Brenda lokalit janë gjetur 13 gëzhoja të qëlluara nga 3 armë të ndryshme, njëra prej të cilave, "Glock" me numër serie të fshirë që është gjetur në vendin e ngjarjes. Ndërsa 2 armët e tjera me të cilat është qëlluar nuk janë gjetur dhe dyshohet se janë zhdukur nga personat e përfshirë në konflikt. Gjithashtu në dosje thuhet se Ervis Martinaj prej vitit 2009 dhe në vijim ka blerë pasuri në vlera të konsiderue­shme.

Prokurorët nënvizojnë faktin se mënyra e shlyerjes është kesh, burimi i të ardhurave është i papërcaktu­ar dhe nuk mund të justifikoh­et me burimet e ligjshme që ka, pasi ai nuk ka kryer deklarim të të ardhurave individual­e të realizuara mbi shumën 2.000.000 lekë. Në dosjen hetimore thuhet se Ervis Martinaj zotëron disa shoqëri tregtare, të cilat janë të gjitha pasive dhe nuk ushtrojnë aktivitet. Megjithatë, Prokuroria ka zbuluar se Ervis Martinaj ka disa kontrata noteriale për blerje automjete ose pasuri të paluajtshm­e. Janë 12 kontrata noteriale që ndodhen në dosjen hetimore, përmes të cilave prokurorët mbështesin akuzën e tyre se Martinaj nuk ka pasur burime të ligjshme për këto transaksio­ne. Prokurorët kanë hetuar edhe tri llogari bankare në tri banka të ndryshme që përdoreshi­n nga Ervis Martinaj, nga ku në kohë të ndryshme rezultojnë lëvizje shumash monetare në disa milionë lekë. Nga të dhënat bankare thonë prokurorët, rezulton se ky shtetas ka transaksio­ne bankare në vlera të konsiderue­shme, të cilat nuk kanë asnjë justifikim për burimin. Në dosjen hetimore në kapitullin për hetimin pasuror, prokurorët shprehen se deri ne këtë moment procedural dyshohet se shtetasi Ervis Martinaj kryen aktivitet të kundërligj­shëm në fushën e lojërave të fatit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania