Panorama (Albania)

Parandalim­i i sulmeve në zemër

-

isa faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës mund të kontrolloh­en dhe disa të tjerë jo. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, këta janë faktorët kryesorë që ju vënë në rrezik për sëmundjen e arteries koronare ose një atak në zemër: Mosha Me kalimin e moshës rritet edhe rreziku për sulm në zemër. Më shumë se 80% e njerëzve që vdesin nga sëmundjet e zemrës janë 65 vjeç ose më të vjetër. Dhe nuk janë vetëm burra. Historia familjare Nëse keni një familjar apo të afërm, i cili ka zhvilluar sëmundje të zemrës para kohe - para 55 vjeç për meshkuj dhe 65 për femra - shanset për ta arritur atë janë më të larta. Megjithatë, “nëse ke një histori familjare, kjo nuk do të thotë se je i dënuar për të përsëritur mëkatet e prindërve tuaj”, thotë dr. Milani, i cili është zëdhënës i Shoqatës Amerikane të Zemrës. Ndërsa kjo mund të jetë gjenetike, mund të jetë gjithashtu se “ata kishin një mënyrë jetese të keqe që ju nuk keni dhe kjo është ajo që shkaktoi me të vërtetë problemet e zemrës”.

Konsumimi i duhanit

Nëse nuk keni gjetur ndonjë arsye për të lënë duhanin, lexoni këtë: Rreziku i sëmundjes së zemrës suaj është dy deri katër herë më i lartë nëse pini cigare. Pirja e duhanit “është me të vërtetë një nga faktorët më të këqij”, thotë dr. Milani. Ajo plagos arteriet, kontribuon në problemet e kolesterol­it dhe ngre rrezikun e mpiksjes së gjakut. Kolesterol i larte Janë jo të paktë ata që sot kanë nivele kolesterol­i, që mund të çojnë në probleme me zemrën. Hipertensi­oni Hipertensi­oni rrit rrezikun e sulmit në zemër dhe dështimit të veshkave. Presioni i lartë i gjakut mund të kontrolloh­et me ilaçe. Po ashtu duke rënë nga pesha, duke konsumuar më pak kripë si edhe duke mos konsumuar alkool. Diabeti Nëse keni diabet të tipit 2, rreziku juaj për sëmundje të zemrës rritet. “Gratë diabetike janë në rrezik më të lartë në krahasim me të gjitha grupet e tjera”, thotë dr. Milani. “Diabeti ngushton arteriet dhe gratë kanë arteriet më të vogla në raport me meshkujt”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania