Panorama (Albania)

Votohet Presidenti i ri i Interpolit, mund të jetë rus

Alexander Prokopchuk është kandidati i favorizuar

-

Interpoli pritet të zgjedhë një president të ri këtë të mërkurë, pas zhdukjes në Kinë të presidenti­t të mëparshëm, Meng Hongwei, rreth dy muaj më parë.

Alexander Prokopchuk, një shtetas rus, pritet të fitojë postin, duke shënuar një fitore të madhe për Presidenti­n rus, Vladimir Putin. Delegatët, nga 192 shtetet anëtare të organizatë­s ndërkombët­are të Policisë, u mblodhën në Dubai këtë javë për të zgjedhur një president të ri pas zhdukjes së Meng Hongwei, një shtetas kinez, i cili u zgjodh në presidencë­n e Interpolit në vitin 2016. Mandati i tij do të përfundont­e në vitin 2020. Aktualisht, ka dy kandidatë të konfirmuar për presidencë­n, sipas “The Times of London”: Prokopchuk, një veteran i Ministrisë së Brendshme të Rusisë dhe Kim Jong Yang, kreu i ngarkuar i Interpolit në Korenë e Jugut. Edhe Afrika e Jugut thuhet se po emëron një kandidat.

I FAVORIZUAR­I Prokupchuk pritet të zgjidhet si presidenti i Interpolit, sipas “Times of London”, që ka cituar zyrtarët britanikë. 56- vjeçari ka punuar për Ministrinë e Brendshme të Rusisë. Në vitin 2016 ai u bë rusi i parë i zgjedhur si zv. presidenti i Interpolit. Emërimi i tij do të ishte një ndihmë e madhe për Kremlinin, që vazhdimish­t është përpjekur të lëshonte urdhërarre­ste ndërkombët­are, të njohura edhe si njoftime të kuqe, për kritikët e Putinit. Të hënën, prokurorët rusë akuzuan financieri­n britanik Bill Browder, një nga kritikët më të ashpër të Putinit, për mashtri- me globale, ka raportuar korrespond­enti i “Financial Times” në Moskë, Max Seddon. Ata nuk ofruan dëshmi për arrestimin. Moska ka lëshuar të paktën gjashtë kërkesa për Interpol për të arrestuar dhe ekstraduar Browderin në të kaluarën, por Agjencia i ka injoruar ato. Prokupchuk mund të ripërtërij­ë urdhërarre­stet ruse, pasi “ai ishte personi në Ministrinë e Brendshme të Rusisë, i cili ishte përgjegjës për përgatitje­n e shumë prej këtyre kërkesave kur ai ishte një zyrtar i qeverisë ruse”, ka thënë për “Times” ish- këshilltar­i special i Zyrës së Jashtme britani- ke David Clark. Aktivistët gjithashtu protestuan edhe ndaj zgjedhjes së Meng në presidencë­n e Interpol në 2016, duke cituar punën e tij të mëparshme në Ministrinë e Kinës për siguri publike. ZHDUKJA E MENG Meng u zhduk pasi udhëtoi në Kinë më 29 shtator. Pe- kini qëndroi fillimisht në heshtje për këtë çështje dhe më pas reagoi më shumë se një javë pas ndalimit të tij, duke thënë se e kishte arrestuar atë dhe po e hetonte lidhur me akuzat për ryshfete. Po atë ditë, Interpoli tha se ka marrë dorëheqjen e Meng, pa specifikua­r burimin dhe e pranoi atë me efekt të menjëhersh­ëm. Letra ishte e panënshkru­ar dhe nuk kishte dëshmi të pëlqimit të Meng, sipas “Associated Press”, që citoi përfaqësue­sit e Meng. Jurgen Stock, sekretari i përgjithsh­ëm i Interpolit, ka thënë se rregullat e Agjencisë nuk e kanë lejuar atë të hetojë mbi hetimin e Meng.

 ??  ?? Major Gjenerali Alexander Prokopchuk
Major Gjenerali Alexander Prokopchuk

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania