Panorama (Albania)

Panuçi ia ngec topin Dukës: Kam kontratë, mos më bëni budalla

Trajneri: Gabova me idetë që kisha, nuk luajmë dot në sulm. Kemi mundësi të dytë kualifikim­i

-

Pranon përgjegjës­inë, por nuk pranon të tërhiqet. Kristian Panuçi nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësish­t momentit negativ që po kalon Kombëtarja shqiptare.

Në konferencë­n për shtyp përpara miqësores me Uellsin, ia kalon topin presidenti­t Duka, që ta thotë ai fjalën e fundit në lidhje me raportin mes tyre. Panuçi nuk është i qetë, kapet sërish me gazetarët në konferencë, por kërkon të ruajë ekuilibrat dhe të mos thotë gjithçka që mendon. Të paktën një vendim e ka marrë: Të luajë në mbrojtje dhe jo në sulm.

Mister, si është raporti juaj me presidenti­n Duka? Keni diskutuar për ngjarjet e fundit dhe a keni marrë ju një vendim për të ardhmen? Do të jetë ndeshja e fundit me Uellsin apo do të vazhdoni eliminator­et?

Këtë pyetje duhet t'ia bëni Dukës, jo mua. Unë do të vazhdoj të jem trajner i Kombëtares deri në momentin që do të më thonë se nuk jam më. Unë punoj me qetësi për të qëndruar në ekuilibër.

Nëse e quajmë momentin ku ndodhemi si një tunel, si mund të dalim?

Unë e thashë pas ndeshjes me Skocinë që jam përgjegjës­i absolut për këtë moment të vështirë, në të cilin ndodhemi. Por, kush thotë që në një vit e gjysmë jemi në krizë, dua t'i kujtoj që e mora skuadrën të katërtën në grupe dhe e mbyllëm të tretët në grup. Kjo është e para. Viti 2018 nuk ka qenë shumë i mirë. Por, askujt nuk i ka interesuar të thotë se prej shumë kohësh kësaj skuadre i mungojnë 6- 7 lojtarë. Askujt nuk i ka interesuar. Duke menduar se ne jemi Gjermania apo Brazili, madje Gjermania jo sepse doli e fundit. I shkreti Lëv. Duke parë që 12 lojtarë që unë grumbulloj në Kombëtare nuk luajnë as në skuadrat e tyre. Kjo nuk i intereson askujt... Sepse Shqipëria shkoi në Europian në vitin 2016 dhe duhet të shkojë çdo vit. Unë jam i bindur që kur të kem gati të gjithë lojtarët në dispozicio­n, kjo është një skuadër që do të provojë të shkojë në Europian. Dhe duke qenë se unë jam përgjegjës­i kryesor i këtij momenti të vështirë, sepse kam kërkuar të sillja një ide futbolli për këtë vit dhe për Ligën e Kombeve dhe duke qenë se njerëzit arrogantë nuk ndryshojnë mendim, unë nuk kam asnjë lloj problemi të them që duhet të ndryshojmë. Duhet të ndryshojmë patjetër, sepse nuk kam kohë për të punuar me skuadrën dhe për t'i dhënë një kondicion fizik skuadrës. Nuk kam kohë të krijoj as futboll të evoluar dhe duhet të bëjmë diçka ndryshe. Historia thotë diçka tjetër dhe unë nuk jam budalla.

Çfarë do të ndryshojmë dhe a do të vijnë ndryshimet që nesër ( sot)?

Duhet të tregojmë një ulërimë, krenarinë dhe mbi të gjitha faktin që jemi persona seriozë. Kur unë dëgjoj një stadium që më ofendon, me të drejtë. Unë jam një person serioz dhe vuaj shumë nga ky fakt. Sepse kërkoj ta bëj punën time me seriozitet, por dua të them se kam gabuar me idenë e futbollit që duhet të sillja. Kështu që do të ndryshojmë dhe do të ndjekim një rrugë tjetër, duke shpresuar të jetë e duhura.

Ju sapo pranuat që gjithçka keni bërë, ka qenë e gabuar dhe tani duhet një rrugë e re. Mendoni realisht se do ta keni kohën në dispozicio­n?

Kohë për të punuar ka mjaftueshë­m. Por nëse do të jem unë apo jo, atëherë merrni Dukën në telefon dhe pyeteni nëse do të filloj punën në mars apo jo. Unë kam kontratë deri në nëntorin e vitit 2019. Nëse shkoj në Europian, do të vazhdoj, nëse jo, do të rikthehem në shtëpi. Por, unë kam shumë respekt për veten dhe për personin që më paguan dhe po vuaj shumë.

Përse u desh një vit dhe 13 ndeshje për të kuptuar që është nevoja për të ndryshuar idenë?

Sigurisht që përpara ndeshjeve zyrtare duhet të bësh prova dhe të krijosh ide të ndryshme mbi futbollin. Por nëse të mungojnë lojtarët, është e vështirë. Shikoni Italinë. Në të gjitha ndeshjet e fundit ka fituar vetëm 2 herë. Mua nuk më pëlqen të gjej alibi, por është e vërteta. Duhet të ndryshoj sepse lojtarët e mi luajnë në liga të ndryshme. Shikoni ndeshjen me Skocinë ku patëm shumë probleme fizike. Sepse ata luajnë të gjithë në Premier Ligë. Edhe Uellsi do të jetë më i fortë fizikisht se ne.

A e keni takuar presidenti­n Duka dhe a keni folur pas Skocisë?

Jo, nuk kam folur më me presidenti­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania