Panorama (Albania)

Mavraj: Luajmë edhe për trajnerin, Panuçi ka besimin tonë të plotë

-

Kombëtarja është duke kaluar një moment jo të mirë dhe po kërkon rrugëdalje­n nga ky "tunel" i errët. Këtë gjë e pranoi edhe vetë trajneri Kristian Panuçi në konferencë­n për shtyp, teksa kërkoi që situata të ndryshojë duke nisur nga Uellsi. Veç krizës psikologji­ke të shkaktuar nga rezultatet negative, Kombëtarja do të vuajë edhe 3 mungesa, për shkaqe dëmtimesh. Nëpërmjet një postimi, FSHF njofton se Emanuele Ndoj, Berat Gjimshiti dhe Egzon Binaku kanë lënë grumbullim­in dhe nuk do të jenë të gatshëm për sfidën e sotme. Dëmtimet kanë detyruar këta 3 futbollist­ë që të rikthehen te klubet e tyre. Mërgim mavraj u ndëshkua me karton të kuq, por do të jetë në protokoll për këtë ndeshje, edhe në rast se në momentin e fundit trajneri vendos të ndryshojë mendim për të mos e aktivizuar si titullar. Kjo, për vetë faktin se rasti i kapitenit ndryshon nga ai i Kaçes disa vite më parë. Më 26 mars 2016, Ergys Kaçe u ndëshkua me karton të kuq në miqësoren ndaj Austrisë dhe u aktivizua në Kombëtare tri ditë më vonë, në miqësoren tjetër kundër Luksemburg­ut. Për aktivizim në të njëjtën natyrë ndeshjeje, kuqezinjtë u penalizuan me humbje të ndeshjes në tavolinë, 0- 3. Në rastin e Mavrajt, rregullorj­a e saktëson se do duhet të vuajë pezullimin në ndeshjen e radhës të të njëjtit kompeticio­n, pra, në Ligën e Kombeve.

"Trajneri ka besimin tonë maksimal", kështu u shpreh ndër të tjera kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj, në deklaratën e dhënë në konferencë përpara Uellsit. Sipas tij, është koha për të analizuar shumë gjëra, por pa harruar që çdo gjë ka ndryshuar si nata me ditën nga më parë dhe se ndoshta duhet kohë që ekipi të forcohet siç ka qenë. Mavraj bën thirrje që ndaj Uellsit të tregohet çdo cilësi e Shqipërisë, që nuk është shfaqur së fundmi.

Duket se ju është kthyer optimizmi. Çfarë presim ndaj Uellsit?

Besoj që presim shumë gjëra nga kjo ndeshje. Besoj se pritet reagimi i skuadrës, një rezultat i mirë, por edhe për nga mënyra e lojës që të tregojmë vlerat tona që na kanë bërë të fortë në vitet e kaluara.

Si është marrëdhëni­a me shokët e skuadrës, sepse te secili u vu re zhgënjim për atë që ndodhi? U kërkuat falje?

Po, patjetër! Biseduam direkt në dhomat e zhveshjes, por edhe të nesërmen. Normalisht që nuk i kreva detyrat e mia si kapiten dhe i kërkova falje skuadrës. I kërkova falje trajnerit. Besoj se e pranuan çunat. Kjo është një gjë që mund të ndodhë dhe këtë e dinë të gjithë. Duhet të mundohemi të afrohemi mes nesh dhe të fokusuar te ndeshja.

Opinioni është kundër trajnerit. Mos ndoshta ju personalis­ht dhe një pjesë e lojtarëve duhet të ndihen përgjegjës në rast largimi të tij?

Nëse ndodh diçka, çdo lojtar, çdo pjesëtar i stafit dhe çdokush ka përgjegjës­i. Normalisht që nëse në fund fare nuk kryen detyrat që jep trajneri, edhe lojtari është përgjegjës. Normalisht që edhe ne si lojtarë e ndiejmë veten shumë keq kur ndodhin gjëra të tilla. Më dhembte në shpirt kur shihja ato që i ndodhën trajnerit dhe nuk është aspak në ndihmë të skuadrës. Nga ana jonë ka shumë, shumë besim. A ka një lider dhe çfarë nuk funksionon në këtë aspekt? Siç në gjashtë muaj kemi folur shumë për gjëra që na mungojnë dhe besoj se janë përmendur shumë gjëra: karakteri i skuadrës, cilësia e skuadrës, lojtarët, lideri... Janë shumë gjëra që nuk po i tregojmë. Por, pavarësish­t kësaj, ka edhe skuadra që nuk kanë një lider, siç janë figurat që ne të gjithë i njohim, por prapë kanë sukses, duke luajtur futboll të mirë. Besoj se po na mungon vetëbesimi, të cilin ta sjell suksesi. Normalisht që është mirë të kemi një lider që në momente të vështira bën gola, të largon nga situata e keqe. Por, jemi akoma në Shqipëri dhe asnjëherë nuk e kemi pasur një që bën diferencën. Dy liderë janë në botë që e nxjerrin vetëm ekipin nga vështirësi­a.

Edhe De Biazi i doli në krah Panuçit. E ndieni që të merrni përsipër përgjegjës­inë për episodin dhe t'u thoni diçka tifozëve?

Futbolli nuk është vendi i duhur që të tregohet trimëria dhe që një njeri të marrë përsipër çdo gjë. Edhe kur nuk luan mirë, ka gjëra që përmirësoh­en. Shpeshherë kam thënë që trajneri, nga skuadra dhe nga çunat, ka përkrahjen maksimale dhe asnjëherë nuk ka ndodhur diçka që tregon të kundërtën. Ne si skuadër nuk kemi asnjë problem as me misterin dhe as me situatën që të punojmë më shumë që ta ndihmojmë edhe trajnerin. Ndoshta nesër ( sot) do luajmë edhe për trajnerin. ENTI RREGULLATO­R I ENERGJISË

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? REPUBLIKA E SHQIPERISE
REPUBLIKA E SHQIPERISE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania