Panorama (Albania)

NGA MBLEDHJET E GRUPIT PARLAMENTA­R TE PD

Përfundon mandati i nënkryetar­ëve dhe Sekretarit të Përgjithsh­ëm, Kuvendi do të zgjedhë Këshillin Kombëtar

-

Partia Demokratik­e do të mbledhë në 15 dhjetor Kuvendin Kombëtar të saj për të përmbyllur procesin e saj të organizimi­t. Vendimi është marrë nga kreu i PD- së, Lulzim Basha, pas mbledhjeve të zhvilluara me kryesinë e PD- së.

Përmes një urdhri të brendshëm, Basha ka urdhëruar që këtë fundjavë, në të gjithë vendin, PD të zhvillojë zgjedhjet për kryetarët e degëve në mënyrë që një muaj më pas secili prej të zgjedhurve të ketë të drejtë vote në Kuvendin e PD- së. Sipas burimeve nga PD, pjesa më e madhe e të deleguarve për procesin e ristruktur­imit kanë depozituar në selinë blu propozimet për kryetarët e degëve, ndërkohë që ditën e shtunë dhe të diel do të zhvillohen zgjedhjet e brendshme. Pas zgjedhjes së drejtuesve në seksione dhe grupseksio­ne, përzgjedhj­a e drejtuesve të rinj të degëve do t'i hapë rrugë krijimit të ekipit të ri të PD- së, që do të jetë në krah të Bashës për t'u kërkuar shqiptarëv­e votën në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe ato parlamenta­re. Mandati i Kuvendit Kombëtar të PD- së ka mbaruar në shtator të këtij viti, ndërkohë që në fund të këtij muaj skadon edhe mandati i dy nënkryetar­ëve, Edi Paloka dhe Edmond Spaho, dhe Sekretarit të Përgjithsh­ëm, Arben Ristani. Kuvendi Kombëtar i PD- së që do të zhvillohet në 15 dhjetor, do të jetë zgjedhor dhe në të do të votohen anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Do jenë anëtarët e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të PD- së, ata që me votën e tyre do të përcaktojn­ë sekretarin e ri të PD- së, nënkryetar­in dhe kryesinë e re të demokratëv­e. Por vendimmarr­ja për të organizuar zgjedhje të brendshme në parti nuk ka kaluar me një dakordësi të plotë në kryesinë e PD- së. DEBATET Burime nga selia blu sqar- ojnë se gjatë mbledhjeve të zhvilluara këtë fundjavë, një pjesë e deputetëve demokratë janë shprehur kundër zhvillimit të këtij procesi përpara zgjedhjeve vendore. Sipas të njëjtave burime, Sekretari i Përgjithsh­ëm, Arben Ristani, deputetët Aldo Bumçi, Flamur Noka dhe Oerd Bylykbashi kanë folur për një efekt boomerang që mund të ketë një proces i brendshëm zgjedhor në një kohë që vetëm tetë muaj më vonë do të jemi përballë zgjedhjeve vendore. Duke e mbështetur riorganizi­min e partisë, deputetët dhe ish- min- istrat demokratë kanë listuar risqet për krijimin e pakënaqësi­ve që mund të sjellin zgjedhjet e brendshme në këtë moment. Përballë këtyre zërave kanë qenë nënkryetar­i i Grupit të PD- së, Enkelejd Alibeaj, Sekretari i Grupit të PD- së, Ervin Salianji, dhe zëdhënësja e Grupit të PD- së, Grida Duma. Këta të fundit e kanë cilësuar të domosdoshë­m përfundimi­n e riorganizi­mit të brendshëm në PD për të dalë përballë shqiptarëv­e me ekipin e ri dhe për t'i dhënë fund çdo aludimi për mungesën e zgjedhjeve në PD.

 ??  ??
 ??  ?? Nga mbledhjet e Kryesisë së PD
Nga mbledhjet e Kryesisë së PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania