Panorama (Albania)

Sejko: Kujdes me koncesione­t, projektet në rrugë kanë risk në realizim

-

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, rekomandoi që projektet me koncesion në infrastruk­turë të mirëanaliz­ohen. Sejko u shpreh se i ka sugjeruar qeverisë që të rrisë analizat teknike të projekteve. "Këtu ka një risk të caktuar, sepse këto projekte kanë të bëjnë kryesisht me investime në infrastruk­turë, në rrugë, ku asnjë nuk është i sigurt nëse projekti do të ketë strukturim­in dhe investimin e përcaktuar. Shpeshherë investimet në infrastruk­turë kanë nevojë për projekte shtesë gjatë rrugës dhe kjo e komplikon projektin. Prandaj do të duhet të bëhet një projekt sa më i strukturua­r. Pikërisht për këtë arsye i kemi sugjeruar qeverisë që të rriten kapacitete­t teknike dhe financiare në përgatitje­n dhe analizimin e projekteve. Të njëjtën gjë do të thosha edhe për bankat, të cilat do të bëjnë analizën e projektit", u shpreh Sejko. Guvernator­i tha se kontabiliz­imi i projekteve duhet të kryhet sipas standardev­e ndërkombët­are, me qëllim vlerësimin e tyre në treguesit e borxhit. "Vlerësimi i rrezikut që vjen nga programet e part- neritetit publik- privat, apo ndryshe PPP- të, sugjeron se shmangiet nga kërkesat e ligjit për pagesat vjetore të PPP- ve deri në nivelin 5 për qind të të ardhurave tatimore të vitit paraardhës, do të përballohe­n nëpërmjet rritjes së të ardhurave. Banka e Shqipërisë gjykon se, përtej këtij mekanizmi rregullues në funk- sion të respektimi­t të tavanit ligjor, rritja e mundshme e deficitit buxhetor duhet të shmanget nëpërmjet reduktimit të shpenzimev­e buxhetore. Për më tepër, ky reduktim duhet të targetojë në maksimumin e mundshëm sektorët buxhetorë, të cilët i prodhojnë këto shmangie. Sanksionim­i i këtij parimi i shërben ruajtjes së balancave buxhetore, ruajtjes së balancave në shpërndarj­en ndërsektor­iale të fondeve dhe disiplinim­it të kontraktim­it të këtyre programeve. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë sugjeron nevojën e zbatimit të standardev­e më të mira në fushën e kontabiliz­imit të ndikimit të tyre në treguesit e borxhit", u shpreh Sejko.

 ??  ?? Komisioni i Ekonomisë
Komisioni i Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania