Panorama (Albania)

Inovacioni, eksperti i teknologji­së te “Luarasi”

Semanaj: “Luarasi” formon profesioni­stë të aftë për punë. Baholli: Kombinimi i teorisë me praktikën, vlerë për studentët

- TIRANE

Të rinjtë që sapo ia kanë besuar studimet e tyre Universite­tit “Luarasi” në degët që ofron fakulteti më i ri, ai i Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t, janë konkurrues të denjë në tregun e punës, në të nesërmen e afërt.

Përpos dijeve në auditorë, studentët e vitit të parë kanë nisur përthithje­n e praktikës më të mirë, atë të mësimit përmes shembujve konkretë e leksioneve nga personalit­ete që kanë bërë emër në teknologji. Një ditë më parë, “Luarasi” priti në një leksion të hapur ekspertin e teknologji­së, Besmir Semanaj. Menaxheri i një prej kompanive më të mëdha të telekomuni­kacionit në vend iu ka treguar studentëve çelësin e sekretit për t’u bërë ekspertë të mirë në fushën e tyre. I kënaqur për interesin e shprehur nga ana e studentëve, Semanaj vlerësoi formulën që përdor Universite­ti “Luarasi” për formimin e studentëve, ndërthurje­n e teorisë me praktikën, ndërsa garantoi që këta të rinj janë gati në të nesërmen e afërt për t’u futur në tregun e punës që i kërkon gjithnjë e më tepër. “Sot në Shqipëri ka jashtëzako­nisht nevojë për inxhinierë të teknologji­së së informacio­nit, duke filluar nga kompania ku unë punoj e të gjitha kompanitë. Kam shumë shokë e miq që kërkojnë referenca për persona të aftë për tregun e punës. Takimi me studentë e staf akademik kaq të mrekullues­hëm siç ka “Luarasi”, me të vërtetë ishte një kënaqësi. Çdo gjë shkoi jashtëzako­nisht mirë. Studentët ishin shumë të interesuar, çka tregon se me të vërtetë janë studentë që mendojnë për të ardhmen dhe kanë përzgjedhu­r këtë universite­t që të dalin dikushi në jetë në të nesërmen e afërt. Më bëhet qejfi që ka universite­te të tilla, të cilat jo thjesht pranojnë studentë, iu shpjegojnë kurrikulat e miratuara, por përpiqen të zgjerojnë horizontin e tyre me praktika të tilla”, nënvizoi eksperti i TIK- ut në Shqipëri. I pranishëm në leksionin me studentët ishte dekani i Fakultetit të Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t në “Luarasi”, Indrit Baholli. Ky i fundit vuri në dukje se ftesat e ekspertëve të tillë vendës, por edhe të huaj, do të jenë pjesë e mësimeve përgjatë gjithë vitit akademik. “Leksioni pati goxha interes nga ana e studentëve, pasi pashë pritshmëri­të e tyre në fund. Ne si Fakultet i Inxhinieri­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t do të vijojmë më tej, pasi i shohim me shumë vlerë këto lloj leksionesh që kombinojnë dijen e marrë në librat më të mirë me praktikën”, deklaroi Baholli, sipas të cilit është shumë e rëndësishm­e që studentët të prekin e dëgjojnë nga afër se çfarë ndodh në praktikë, me qëllim që të përgatiten më mirë për tregun e punës.

 ??  ?? Dekani i Fakultetit të Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t
Dekani i Fakultetit të Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania