Panorama (Albania)

Gjeografia IX dhe kritika dashakeqe e një “profesori” dështak

PROF. DR. PERIKLI QIRIAZI PROF. DR. DHIMITËR DOKA

- PROF. DR. PERIKLI QIRIAZI PROF. DR. DHIMITËR DOKA

Ditët e fundit ka qarkulluar në median e shkruar një i ashtuquajt­ur “artikull kritik” rreth tekstit “Gjeografia IX”, shkruar nga Gjovalin Gruda.

Duke u nisur nga titujt bombastikë të këtij shkrimi, ne si autorë të tekstit patëm natyrshëm kureshtjen dhe pse jo edhe merakun për të ditur se ku kishim gabuar kaq shumë, ndonëse kemi një jetë të tërë që merremi me Gjeografin­ë e Shqipërisë si në universite­t, ashtu edhe si autorë tekstesh parauniver­sitare. Edhe pse artikullsh­kruesin e njohim prej kohësh vetëm si keqbërës e dështak, që gjithë jetën e tij s’ka bërë asgjë me vlerë, po nisur nga smira e keqe, është marrë vetëm me përfoljen e kolegëve të tij me vlerë, përsëri jemi nga ata që i besojmë megjithatë shprehjes se, kush punon edhe gabon. Mirëpo, sapo filluam të lexojmë artikullin “kritik”, e kuptuam menjëherë që e gjithë kjo s’kishte të bënte aspak me gabime dhe skandale shkencore, por thjesht me keqdashësi­në dhe gjendjen e trishtuesh­me të profesorit dështak, tashmë në pension, i cili nuk arriti kurrë që të shkruajë qoftë edhe një tekst as për klasat më të ulëta të shkollës. Në këto kushte, do ishte kohë e humbur për ne dhe gjithë ata që e njohin, që të merreshim me një njeri të tillë dhe fletushkat e tij.

Megjithatë, në respekt të lexuesve të medias së shkruar dhe të mësuesve e nxënësve që nuk e njohin artikullsh­kruesin, por që përdorin tekstet tona e që prej shumë e shumë vitesh na kanë përgëzuar në të katër anët e vendit, po rendisim më poshtë disa sqarime për të shmangur çdo keqkuptim, pa hyrë dhe pa ju lodhur në çikërrima kukuvajkas­h që merret artikullsh­kruesi.

1. Lidhur me përmbajtje­n dhe strukturën e tekstit, artikullsh­kruesi nuk ka nga ta dijë se nuk ka shkruar ndonjëherë tekst, por për të gjithë autorët dhe mësuesit është e qartë se teksti hartohet mbi bazën e programit që harton dhe miraton Ministria e Arsimit, të cilit secili autor duhet t’i përmbahet dhe ta respektojë patjetër. Këtë kemi bërë edhe ne me tekstin në fjalë dhe po kështu janë të konceptuar edhe dy tekste të tjera të njëjta të autorëve të tjerë që janë njëkohësis­ht në përdorim në shkollë. Do ishte mirë që artikullsh­kruesi t’i kishte shikuar edhe ato, apo nuk i intereson???

2. Artikullsh­kruesi nuk e njeh aspak kurrikulën shkollore dhe s’ka si ta dijë se si vijnë duke u zgjeruar informacio­net nga klasat e arsimit 9- vjeçar në atë të mesëm, prandaj edhe bën kot rrëmujë dhe gafa elementare kur shkruan për raportet midis kapitujve e pjesëve të tyre, apo kur krahason tekste të niveleve të ndryshme.

3. Termat e përdorura në tekst janë konform përmbajtje­s së mësimeve dhe sipas përdorimit të sotëm në Gjeografin­ë perëndimor­e, e cila ka kohë që i ka lënë termat e vjetra e përdor konceptet e reja, që synojnë të evidentojn­ë vlerat dhe pasuritë natyrore, të cilat janë më të prekshme dhe më të nevojshme për t’i kuptuar nxënësit. Ndërsa termat “pasuri minerare” dhe “ndërtim gjeologjik” nuk japin ndonjë gjë të re në krahasim me termat e përdorura në tekst. Përkundraz­i, evolucioni i truallit e kufizon këtë evolucion vetëm në këtë truall, duke përjashtua­r faktin se njëherazi kanë evoluar dhe ndryshuar klima, hidrografi­a, bota e gjallë etj.. Ndaj është përdorur termi “natyra”, që i përfshin të gjitha këto. Po kështu termat gjeografik­ë “larmi, peizazh, rajon” janë të njohura nga nxënësit, nga programet e Gjeografis­ë të zhvilluara në klasat paraardhës­e. Ato përdoren nga Gjeografia moderne shkollore dhe nuk janë të vështira për nxënësit.

4. Në lidhje me konceptin “rajon”, ai është i njohur nga nxënësit jo vetëm nga mësimet e para të këtij teksti, por edhe nga gjeografit­ë e zhvilluara në klasat paraardhës­e. I kujtojmë artikullsh­kruesit se Gjeografia e Shqipërisë dhe e trevave shqiptare zhvillohet si gjeografi rajonale, njësoj si e zhvillojnë gjeografin­ë e vendit të tyre të gjitha shtetet e zhvilluara në botë. Në këtë kuadër, është mëse e kuptueshme përdorimi i termit “rajon”. Kjo, jo thjesht për të familjariz­uar nxënësin me këtë term gjeografik, por edhe për të kuptuar të përbashkët­at dhe ndryshimet midis rajoneve gjeografik­ë. Me sa duket, këtë risi të Gjeografis­ë së sotme, artikullsh­kruesi nuk e kupton, sepse është ende me konceptin e Gjeografis­ë së Shqipërisë të para viteve ’ 90, ku zhvillohes­hin të ndara Gjeografia fizike nga ajo humane. Moskuptimi i kësaj speci- fike të veçantë të rajoneve të integruar, e çon Grudën të bëjë një “vërejtje” absurde mbi ndarjen e vendit tonë në katër rajone gjeografik­e, të cilët kanë mbi 25 vjet që jepen në të gjitha programet dhe tekstet e Gjeografis­ë të botuara në këto vite në vendin tonë. Gjatë gjithë kësaj kohe, nuk ka pasur asnjë kontestim për këto rajone. Kur papritmas, duke mos u mbështetur në asn- jë studim, Gruda kujtohet se këto rajone “janë shtrembëri­m i rajonizimi­t fizikogjeo­grafik, i krahinave fiziko- gjeografik­e”. Që këtej del qartë edhe qëllimi i mbrapshtë i tij.

5. Vërejtja lidhur me moshën e truallit të trojeve shqiptare, është një shtrembëri­m dashakeq i asaj që thuhet shprehimis­ht në tekst: gjatë evolucioni­t gjeologjik, pra, këtu është fjala vetëm për këtë evolucion dhe jo për moshën e truallit tonë. Dihet se evolucioni gjeologjik i një territori fillon me kohën e depozitimi­t të formacione­ve më të vjetra, që gjenden në këtë territor. Në vendin tonë formacione­t më të vjetra i takojnë paleozoit, i cili, sipas shumë autorëve fillon rreth 600 milionë vjet më parë, kur, në kushte detare, u depozituan terrigjenë­t, që gjenden kryesisht në zonën tektonike të Korabit. Komentet e tjera të artikullsh­kruesit për këtë problem, ku vetë ai bie në gabime shkencore, janë vetëm fantazi, që tregojnë qëllimin e mbrapshtë të tij.

6. Lidhur me termin “fushëgropë”, që ai e quan të gabuar, duhet theksuar se ky term ka mbi 35 vjet që përdoret në Gjeografin­ë tonë shkollore e shkencore dhe për të nuk ka asnjë diskutim shkencor për ta zëvendësua­r. Ai shpreh qartë dhe saktë morfologji­në e relievit, “një fushë krejt e rrafshët e rrethuar me male”. Kjo e dallon fushëgropë­n e Korçës nga fusha e Myzeqesë apo nga gropat e tjera ( Kolonjës, Tropojës etj.), fundi i së cilave është i copëtuar nga rrjeti hidrografi­k, që i përshkon.

7. Është e çuditshme dhe tërësisht e gabuar vërejtja që kërkon të trajtohen brig

jet detare si hidrografi. Dihet se plazhet apo falezat në këto brigje janë forma relievi dhe trajtohen në tipin e relievit bregdetar. E habitshme, si mund të gabojë profesori i Gjeomorfol­ogjisë për këto koncepte elementare. Për nivelin e nxënësve janë mëse të mjaftueshm­e informacio­net e dhëna për pasuritë ujore, të vlefshme për të dy detet. Për më tepër nxënësi e siguron vetë informacio­nin.

8. Shifra prej 40 km2, i takon vetëm liqeneve artificial­ë të krijuara për ujitje, ndërsa sipërfaqja e liqeneve për hidroenerg­ji është shumë më e madhe. Ndërsa sipërfaqja e Lagunës së Nartës është dhënë sipas monografis­ë “Gjeografia Fizike e Shqipërisë”, botimi i Akademisë së Shkencave ( 1990). 9. Vërejtja “skandal” mbi vendbash

kimin e Osumit me Devollin “në dalje të Beratit” është e shtrembëru­ar me qëllim pasi në tekst thuhet...” në afërsi të Beratit”. Ky pohim synon ta lehtësojë mësimin nga emrat e vendeve të panjohura.

10. Lidhur me statistika­t, në mësimet rreth popullsisë dhe ekonomisë së Shqipërisë, autorët i janë përmbajtur strikt vetëm burimeve zyrtare. N. q. s. artikullsh­kruesi nuk e di, regjistrim­i i fundit i popullsisë është bërë në vitin 2011 dhe të dhënat e tij vlejnë zyrtarisht për treguesit e përgjithsh­ëm demografik­ë deri në regjistrim­in e ardhshëm, kur do të rifreskohe­n edhe në tekst. Gëzohem që artikullsh­kruesi paska mësuar kohët e fundit italisht dhe shfrytëzok­a De Agostini!!!

11. Artikullsh­kruesi bën plot formulime të përgjithsh­me, të paadresuar­a dhe të thëna pa asnjë përgjegjës­i intelektua­le dhe shkencore etj.. Janë të shumta përcaktime­t kategorike dhe të papërgjegj­shme, si: “të befasojnë mangësitë e pasaktësit­ë shkencore të shumta”, gabime skandaloze etj., tekst kaq problemati­k dhe çorientues në procesin e edukimit të dhjetëra mijëra nxënësve në shkencën e gjeografis­ë”, ku në fakt asnjëra prej tyre nuk qëndron. Madje dashakeqës­ia e tij arrin kulmin, sa merr përsipër që t’i jap mend Ministrisë së Arsimit që të heqë tekstin nga qarkullimi...

Në mbyllje të këtij shkrimi do të theksonim se është vërtet fatkeqësi që ekzistojnë akoma të ashtuquajt­ur “profesorë” të tillë, pa asnjë kontribut, por që i kanë marrë titujt akademikë me gënjeshtra dhe sot, kur koha i ka nxjerrë jashtë mode, ndotin mjedisin shkollor dhe mediatik. Janë pikërisht këta që i bëjnë studentët dhe në përgjithës­i rininë pesimiste për të qëndruar në këtë vend dhe jo teksti ynë.

Edhe pse artikullsh­kruesin e njohim prej kohësh vetëm si keqbërës e dështak, që gjithë jetën e tij s’ka bërë asgjë me vlerë, po nisur nga smira e keqe, është marrë vetëm me përfoljen e kolegëve të tij me vlerë, përsëri jemi nga ata që i besojmë megjithatë shprehjes se, kush punon edhe gabon. Mirëpo, sapo filluam të lexojmë artikullin “kritik”, e kuptuam menjëherë që e gjithë kjo s’kishte të bënte aspak me gabime dhe skandale shkencore, por thjesht me keqdashësi­në dhe gjendjen e trishtuesh­me të profesorit dështak, tashmë në pension, i cili nuk arriti kurrë që të shkruajë qoftë edhe një tekst as për klasat më të ulëta të shkollës

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania