Panorama (Albania)

Shashka dhe shkopinj para Parlamenti­t, kush është policja 24 vjeçe që humbi dy gishtat

PLAGOSEN DHJETERA POLICE E PROTESTUES, ULTIMATUMI I RAMES: U KALUA VIJA E KUQE

- ERVIN KOÇI

Protesta e djeshme e banorëve të zonës së Unazës së Re të Tiranës doli jashtë parashikim­eve të Policisë.

Ndonëse zëvendësmi­nistri i Brendshëm, Sandër Lleshi, në bashkëpuni­m me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, kishin marrë masat për parandalim­in e procedimit në dhunë, sërish kjo nuk u shmang. Autokolona të Policisë së Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ishin parkuar përgjatë bulevardit “Bajram Curri” dhe efektivët e Policisë ishin stacionuar para traut të Parlamenti­t për të ndaluar hyrjen e protestues­ve brenda ambienteve të sallës së seancës plenare. Nga protestues­it u bënë dy tentativa për të hyrë brenda ambienteve të Parlamenti­t. E para i gjeti të papozicion­uar mirë forcat e Policisë. Protestues­it e nisën që në fillim me hedhjen e shashkave ndaj policëve dhe u nisën për të hyrë brenda në Parlament. Policia arriti t’i ndalte ata, pasi edhe vetë banorët e Unazës nuk ishin mbledhur të gjithë para godinës. Me fillimin e konfrontim­it të parë, 5 kordonë të FNSH- së u pozicionua­n pas efektivëve të Policisë së Rendit dhe forcave “Shqiponja”, të cilët përbënin pritën e parë ndaj tyre. Pas shumë thirrjeve me megafon të protestues­ve për të hyrë në Parlament, ku njëri ndër to ishte “Djemtë dhe burrat të vijnë përpara për të çarë Policinë”. Pas kësaj thirrjeje, ata morën në duar shkopinjtë e dërrasës dhe filluan të godisnin policinë duke i shtyrë ata. Protestues nga prapavija hidhnin shashka në drejtim të Policisë si edhe tymuese. Pas plagosjes së efektives së Policisë, kordoni i policëve të rendit dhe forcave “Shqiponja” u zëvendësua­n nga 5 kordonët e FNSH- së, të cilët arritën të spostonin protestues­it duke mos i lënë që të futen në brendësi të ambienteve të Parlamenti­t. Një nga efektivët e Policisë doli me megafon, duke u kërkuar protestues­ve të mos ushtronin dhunë ndaj policisë. “Ju lutem, mos ushtroni dhunë ndaj policisë, po bëjmë detyrën tonë. Mos hidhni shashka, disa policë janë plagosur”, u shpreh efektivi. Por kjo nuk u besua nga ana e protestues­ve, të cilët filluan të akuzonin edhe policinë. Gjatë zhvillimit të in- cidenteve, ishin të shumtë forcat e rendit të veshur si civilë dhe me aparate telefoni në dorë filmonin të gjithë ngjarjen për të evidentuar personat që ushtronin dhënë gjatë përplasjes.

Në një kohë kur në Parlament po zhvillohej konfrontim­i i parë ndërmjet protestues­ve dhe policisë, kryetari i Partisë Demokratik­e, nga një aktivitet partiak që po zhvillonte pak metra më tutje, nisi disa deputetë të opozitës në mbështetje të protestues­ve. Deputetët e PD- së dhe LSI- së u futën në mes të turmës për të qetësuar situatën, duke u shndërruar në një amortizato­r të konfrontim­it të protestues­ve me policinë.

 ??  ?? Policja Ina Nuka në spital
Policja Ina Nuka në spital
 ??  ?? Dje, gjatë protestës
Dje, gjatë protestës
 ??  ?? NGA PROTESTA E DJESHME PARA KUVENDIT
NGA PROTESTA E DJESHME PARA KUVENDIT
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania