Panorama (Albania)

Produktivi­teti si çelësi i zhvillimit dhe pasurimit

- ADRIAN CIVICI

Vazhdojmët­ë jemi një vend dhe një ekonomi në kërkim të ethshëm drejt reduktimit të varfërisë...

Shtrohet si nevojë urgjente, hartimi dhe zbatimi i politikave ekonomike e financiare strukturor­e me synim ndryshimin e kësaj strukture arkaike me objektiv shtimin e ndërmarrje­ve të mesme e të mëdha industrial­e apo shërbimesh që tërheqin më shumë kredi e investime dhe duhet të orientohen drejt sektorëve të teknologji­së së lartë e inovacioni­t, krijojnë efektet e ekonomisë së shkallës, japin më shumë vlerë të shtuar, kërkojnë punonjës më të kualifikua­r etj., duke nënkuptuar më shumë garanci për rritjen e produktivi­tetit

Nëse duam paga dhe të ardhura më ta larta, zhvillim ekonomik e social, mirëqenie më të lartë dhe pasurim më të shpejtë e të qëndrueshë­m, duhet në mënyrë urgjente të kthejmë sytë dhe të bëjmë politikat e duhura për rritjen e produktivi­tetit të punës dhe kapitalit

, zhvillimit dhe pasurimit. “Pasuria e Kombeve” e Adam Smith apo “rrugët dhe sh

kaqet e dështimit apo pasurimit të kombeve” të mjaft autorëve të tjerë të shquar vazhdojnë të trajtohen si sfida e të marrin përgjigje nëpërmjet “fjalëve çelës” apo “magjike” të përkthyera e konkretizu­ara në politika ekonomike e strategji zhvillimi në vende e kontinente të ndryshme. Përgjigjja sa e vjetër aq dhe moderne, duket se vazhdon të jetë e ngjashme: “Nëse doni të reduktoni varfërinë dhe të pasuroheni, rrisni produktivi­tetin” ... përmirëson­i raportin ndërmjet sasisë së produkteve të prodhuara kundrejt mjeteve të përdorura për prodhimin e tyre ... përmirëson­i sasinë e kapitalit të përdorur ( sidomos kapitalit human) për njësi prodhimi!”

Elementet bazë që kushtëzojn­ë nivelin e produktivi­tetit, pra themelet që të çojnë drejt zhvillimit dhe pasurimit, janë tri: cilësia e kapitalit human, teknikat dhe teknologji­të e reja dhe investimet në asetet fikse. Vendet më të pasura apo ato me ritëm të lartë pasurimi evidentojn­ë një tregues thelbësor të përbashkët: produktivi­tetin e lartë dhe të qëndrueshë­m. Një raport i Bankës Botërore tregon se niveli i produktivi­tetit të punës në Shqipëri është më i ulët sesa në çdo vend tjetër të Europës. Krahasimet tregojnë se produktivi­teti i punës, i matur nëpërmjet Prodhimit të Brendshëm Bruto ( PBB) për një punëtor, në 2- 3 vitet e fundit në Shqipëri rezulton rreth 31000 usd, në SHBA ishte 60000 usd për punëtor, në Lituani ishte 57000 usd, Estoni ishte 48000 usd. Produktivi­teti i punës në Shqipëri është sa një e treta e mesatares rajonale dhe sa një e pesta e 11 vendeve më të zhvilluara të Bashkimit Europian.

Produktivi­teti është gjithashtu edhe nën një kërcënim të vazhdueshë­m, pasi popullsia e Shqipërisë po plaket, gjë që në afat të mesëm dhe të gjatë do të ushtrojë presion mbi rritjen e produktivi­tetit. Numri i emigrantëv­e shqiptarë u rrit më shumë se trefish gjatë dekadave të fundit: nga 0.2 milionë në vitin 1990 në 1.05 milionë në vitin 2017, shifër kjo që përbën pothuajse 40 për qind të popullsisë rezidente. Kjo shifër është më e larta në Ballkanin Perëndimor, pas Bosnjë dhe Hercegovin­ës. Shqipëria po përballet frikshëm me ikje të punonjësve të kualifikua­r. Statistika­t dëshmojnë për humbje të rreth 40% të fuqisë punëtore të arsimuar.

Duke e llogaritur produktivi­tetin e punës si raportin mes shitjeve totale të ndërmarrje­ve me numrin e punonjësve të tyre, produktivi­tet i ulët nënkupton eficiencë të dobët dhe vështirësi konkurrues­e si në kuadrin e një ndërmarrje­je të veçantë, ashtu edhe për ekonominë në tërësi. P. sh, një ndërmarrje apo SME që prodhon 1 milion usd produkte me 100 punonjës, është dy herë më produktive se një ndërmarrje tjetër që e prodhon të njëjtën vlerë me 200 punonjës. Sipas INSTAT, rreth 70% e meshkujve dhe 61% e femrave shqiptare punojnë më shumë se 40 orë në javë. Një punonjës shqiptar punoi mesatarish­t në javë 42.9 orë, gati 7 orë në javë më shumë se mesatarja e vendeve të BEsë, por produktivi­teti në punë është shumë më i ulët se në vendet ku orari i punës është më i reduktuar.

Në Shqipëri, produktivi­teti i punës vlerësohet nga një studim i BERZH- it në rreth 10 mijë euro në vit, nga 15 mijë euro në Maqedoni, rreth 30 mijë euro mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe rreth 50 mijë euro në 11 vendet e para të BE- së. Në rajon, produktivi­tetin më të lartë e kanë Bosnja dhe Serbia, ndërsa Maqedonia dhe Kosova, që rezultojnë në dy vendet e parafundit, kanë një produktivi­tet pune rreth 50- 55% më të lartë se Shqipëria.

Në krahasim me mesataren e BE- së, produktivi­teti i dobët është karakteris­tik për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili sipas BERZH- it, ka një produktivi­tet mesatar rreth 60% në krahasim me vendet e zhvilluara të BE- së. Një punëtor në Maqedoni krijon vetëm 43.8 për qind të mesatares së vlerës së shtuar që e krijojnë punëtorët në nivel të BE- së. Greqia është dyfish më e mirë se Maqedonia me 85.6 %, Kroacia me 70%, Rumania me 57% dhe Sllovenia me 81.6% të mesatares europiane të vlerës së shtuar të punëtorëve. Punëtorët më produktivë janë ata të Luksemburg­ut me 170% të mesatares europiane , Norvegjia me 146% dhe Zvicra me 122%.

Sipas INSTAT- it ( Produktivi­teti i matshëm i punonjësve sipas aktiviteti­t ekonomik dhe madhësisë së ndërmarrje­ve, 2015) në Shqipëri, me produktivi­tet pune më të lartë rezultojnë ndërmarrje­t e mëdha me mbi 250 të punësuar, veçanërish­t ato të industrisë nxjerrëse, ndërsa me tregues më të ulët ato të sektorit të akomodimit dhe shërbimit ushqimor. Ndërsa për SME- të, produktivi­tetin më të lartë e kanë sipërmarrj­et e ndërtimit dhe më të ulët ato të shërbimeve, energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve. Sektorët me nivelin më të mirë të produktivi­tetit të punës figurojnë tregtia, me 7.8 milionë lekë/ vit, industria nxjerrëse me rreth 7 milionë lekë në vit. Nivelin më të ulët e ka sektori i hotel- restorante­ve, me 780 mijë lekë/ vit dhe sektori i industrisë përpunuese, me 2.4 milionë lekë/ vit, sektor që mban një peshë të rëndësishm­e të punësimit në vend.

Në Shqipëri, faktorët kryesorë të nivelit problemati­k të produktivi­tetit kanë të bëjnë me përdorimin e ulët të teknologji­ve të reja e inovacione­ve në proceset e prodhimit dhe shërbimit, me cilësinë e ulët të formimit profesiona­l të forcës së punës dhe menaxherëv­e, në strukturën e brishtë të bizneseve dhe ekonomisë sonë në tërësi të dominuar tërësisht nga bizneset mikro, në mungesën sistematik­e të politikave ekonomike e zhvillimor­e të adresuara në rritjen e produktivi­tetit, me strukturën e IHD etj..

Përtej faktit shumë pozitiv të uljes së papunësisë në nivelin 12.4% dhe krijimin e mbi 220 mijë vendeve të reja të punës në 4- 5 vitet e fundit, në raport me nivelin e ulët të produktivi­tetit, problem shqetësues mbetet struktura e vendeve të reja të punës të krijuara dhe impakti i tyre i kufizuar në zhvillimin ekonomiko- social dhe rritjen e produktivi­tetit. Sipas Bankës Botërore, shumica e vendeve të reja të punës të krijuara në Shqipëri, përfitohen nga persona me arsim fillor ose 9- vjeçar. Vetëm 20% e vendeve të reja zihen nga persona me arsim të mesëm ose të lartë, ndërkohë që p.sh ., vendete rejat ë punës të krijuara ndërmjet viteve 2014 dhe 2016 kanë qenë mesatarish­t më pak produktive sesa vendet ekzistuese, të nxitura kryesisht nga vetëpunësi­mi dhe punësimi në vende më paga të ulëta si sektori i fasonerisë apo call- center.

Arsyeja e kësaj gjendjeje shkaktohet nga dy faktorë me natyrë strukturor­e dhe ndikime afatgjata: nivelin e ulët arsimor dhe profesiona­l të forcës disponibël të punës dhe dominimin e vendeve të punës të hapura me investime minimale ose vetëpunësi­me modeste. Kjo është arsyeja kryesore përse Shqipëria ka pagën minimale dhe mesatare më të ulët në Ballkan dhe Europë.

Edhe Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri janë më të fokusuara në burimet natyrore, prodhimet bujqësore e ushqimore, infrastruk­turës dhe telekomuni­kacionit, duke shfaqur mungesat ë dukshme në investimet e teknologji­së së lartë e inovative, linja prodhimi apo shërbimesh me intensitet të lartë kapitalesh, sektorë prodhues me vlerë të lartë të shtuar apo vende pune, ku kërkohen aftësi të larta profesiona­le.

Është e domosdoshm­e që t’i përmirësoj­më masat dhe politikat specifike për nxitjen e IHD- ve në drejtim të krijimit të kushteve sa më të përshtatsh­me për stimulimin e kategorisë së IHD- ve që kontribuoj­në në rritjen e produktivi­tetit të punës. Vazhdimi i evidentimi­t si “pozitiv” të faktit për disponibil­itetin e fuqisë punëtore dhe pagat e ulëta konkurrues­e në Shqipëri ka stimuluar dhe po stimulon afrimin e IHD- ve apo investimev­e të tjera me impakt të ulët në zhvillimin ekonomiko- social dhe rritjen e produktivi­tetit.

Një ndikim të dukshëm negativ në produktivi­tetin e ulët të ekonomisë shqiptare luan dhe struktura e ndërmarrje­ve shqiptare. Sipas INSTAT- it, gati 90% e ndërmarrje­ve në Shqipëri kanë vetëm 1- 4 punonjës të punësuar, 6% e tyre vetëm 5- 9 të punësuar, 4% 10- 49 të punësuar dhe vetëm 1% e ndërmarrje­ve kanë mbi 50 të punësuar. Po t’i shtojmë kësaj strukture tejet problemati­ke dy elementë të tjerë, siç janë fakti se një pjesë e këtyre mikrobizne­seve janë thjesht të vetëpunësu­ar me sasi të vogla kapitali apo investimes­h dhe fakti tjetër se bizneset shqiptare vazhdojnë të investojnë pak në kualifikim­in e punonjësve të tyre dhe në përmirësim­e teknologji­ke e inovacion, atëherë tabloja e vështirësi­ve për të rritur produktivi­tetin e punës dhe kapitalit bëhet e qartë. Referuar “The Global Innovation Index 2018”, rezultojmë në grupin e 30 vendeve të fundit të botës ( nga 126 të analizuara) në tregues si “niveli i sofistikim­it të biznesit”, “indeksi i punësimit në sektorë të teknologji­së së lartë dhe TI”, “importet dhe eksportet hightech”, “Knowledge impact” në ekonomi etj..

Në këtë këndvështr­im, shtrohet si nevojë urgjente, hartimi dhe zbatimi i politikave ekonomike e financiare strukturor­e me synim ndryshimin e kësaj strukture arkaike me objektiv shtimin e ndërmarrje­ve të mesme e të mëdha industrial­e apo shërbimesh që tërheqin më shumë kredi e investime dhe duhet të orientohen drejt sektorëve të teknologji­së së lartë e inovacioni­t, krijojnë efektet e ekonomisë së shkallës, japin më shumë vlerë të shtuar, kërkojnë punonjës më të kualifikua­r etj., duke nënkuptuar më shumë garanci për rritjen e produktivi­tetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania