Panorama (Albania)

Kur manifestim­i kthehet në front

- PËLLUMB NAKO

Pasdisa ditësh bllokimi të rrugës, banorët e një pjese të qytetit të Tiranës, e cila...

do të preket nga një investim publik, e vazhduan grumbullim­in e tyre këtë radhë para Parlamenti­t. Më pas situata u tensionua, duke shënuar një përplasje të dhunshme ndërmjet forcave të rendit dhe banorëve manifestue­s. Nga të dy anët pati të plagosur. Nga njoftimet e medias u raportuan 12 punonjës policie të lënduar dhe 11 manifestue­s të arrestuar. Skena e përplasjes u paraqit nga mbarë media e vendit dhe si zakonisht, aktorët socialë të shoqërisë sonë u pozicionua­n duke krijuar një front anti dhe pro protestës. Rreshtimi i forcave politike në të dy anët e barrikadës nuk do të befasonte askënd. Sepse kjo gjë nuk është as e re dhe as e jashtëzako­nshme. Nuk ka pasur ndonjëherë në Shqipëri apo edhe kudo në botë ndonjë rast që një konflikt ndërmjet institucio­neve dhe grupeve sociale të interesit të mos përkrahen nga aktorët politikë. Nëse kryetari i Bashkisë së Tiranës, për rastin konkret, përdori gjithë arsenalin e oratorisë së tij për të stigmatizu­ar manifestue­sit dhe opozitën, kjo është plotësisht në përputhje me qëndrimin e tij lidhur me çështjen. Pa folur për Kryeminist­rin që nuk mungon të nxjerrë përfitimet maksimale politike. Dhe natyrshëm nuk mund të pritet tjetër gjë prej tyre. E njëjta pamje edhe me pozicionim­in e disa aktorëve politikë të opozitës me akuzat e tyre lidhur me aferat që fshihen pas projektit, duke dalë në mbrojtje të banorëve që preken. Secili me argumentet e tij dhe këto të bëra publikisht. Në këto kushte përplasjes­h, askush në opinionin e gjerë politik nuk është në gjendje të krijojë një mendim të saktë për ligjshmëri­në ose jo të kërkesave të protestues­ve, duke u bazuar nga deklarimet publike. Duke marrë këtu parasysh edhe faktin që ka edhe media, të cilat rreshtohen në dy anët e barrikadës. Nëse institucio­net e ngarkuara me ligj do të mbanin një qëndrim të paanshëm, neutral në zgjidhjen e përplasjes së mësipërme, vetë konflikti do të fashitej. Por ende nuk jemi këtu.

Sepse në këtë front përplasjej­e konstatohe­t se institucio­net e ngarkuara me ligj, në vend të qëndrojnë të paanshme siç e parashikon ligji, rreshtohen në anën e pushtetit dhe nuk gjykojnë njëlloj të dyja palët. Dhe këtu çështja kthehet në padrejtësi therëse. Për të arritur në konkluzion­in e njëanshmër­isë së institucio­neve nuk ka nevojë për gazetari investigat­ive. As për bashkëpunë­torë nga brenda tyre. Mjafton të ndjekësh median dhe të shohësh me vëmendje deklarimet e institucio­neve në fjalë të bëra publike prej tyre në emër të transparen­cës. Në bazë të komunikime­ve të bëra nga media, në prononcimi­n e saj publik, Policia e Shtetit dha me detaje numrin e punonjësve të saj të plagosur, të cilët kanë edhe solidarite­tin tim duke u uruar shërim të shpejtë. Po kështu, Policia raportoi me detaje personat e arrestuar prej saj dhe akuzat e ngritura kundër tyre. Por nuk pati profesiona­lizmin e duhur ligjor të njoftonte publikun se sa të plagosur kishte pasur edhe nga ana e manifestue­sve, të cilët po ashtu kanë edhe solidarite­tin tim për shërim sa më të shpejtë. Në këtë rast, Policia është edhe viktimë dhe përgjegjës­e për jetën e viktimave që shkakton vetë. Qëndrimi i lidershipi­t të saj nuk është as human, as ligjor, as institucio­nal.

Me po aq shpejtësi, në media raportohet se ministri i Brendshëm shkoi në spitalin ku ishin shtruar edhe policët e plagosur nga dhuna, edhe manifestue­s viktima po ashtu të dhunës. Për një moment, kjo sjellje të jep një shembull të dukshëm qytetarie. Por për fat të keq, ngeli në kufijtë e një veprimi vetëm me qëllim propagandi­stik. Sepse më pas mediat raportuan se ministri deklaroi që persona të papërgjegj­shëm kishin lënduar punonjësit e Policisë. Kjo gjë u cilësua prej tij e papranuesh­me sepse Policia është në shërbim të publikut. Plotësisht korrekte. Por, vetëm pak sekonda më parë, ministri vetë kishte deklaruar se kishte vizituar edhe një manifestue­s të plagosur. Dhe nuk u shpreh se do të mbante qëndrim edhe ndaj punonjësve të Policisë, të cilët kishin ushtruar dhunë ndaj personave që sapo kishte vizituar. Institucio­ni i varur drejtpërdr­ejt prej tij, SHÇBAja, duhet urgjentish­t të fillojë hetimin të paktën administra­tiv për kapërcim në ushtrimin e dhunës ndaj qytetarëve. Po duket qartë se kjo gjë as që i shkon ndërmend. Dhe kjo nuk është e mirë. Në manifestim­in e ndodhur vite më parë në Bolonja të Italisë, u shkarkuan 167 drejtues të lartë policie vetëm për kapërcim të përdorimit të dhunës ndaj manifestue­sve. Të gjithë në bazë të një procedimi të brendshëm disiplinor.

Ende pa u zhdukur tekstet që njoftonin deklarimet e ministrit, nuk vonoi dhe në ekran u shfaq njoftimi tjetër. Në të u raportua se sapo ishte krijuar edhe një grup pune nga ana e organit të Prokuroris­ë për të hetuar lidhur me manifestim­in në fjalë. Me shpejtësi, grupi i prokurorëv­e kishte shkuar në spital për të marrë kontakt me policët e plagosur. Normale. Por edhe në këtë rast, ekzaktësis­ht si më sipër, media nuk raportoi po ashtu nëse grupi i prokurorëv­e kishte shkuar apo jo të merrte kontakt edhe me qytetarët e plagosur. Të paktën atë që kishte vizituar edhe vetë ministri. Në mos prova, indicie për të filluar procedim penal do të gjendeshin.

Duke ndjekur me pak vëmendje vetëm deklarimet publike të institucio­neve, të cilat ligji i ngarkon me detyra për të dhënë drejtësi edhe në rastet e përplasjes së qytetarëve me strukturat e shtetit, me apo pa të drejtë, do të konstatohe­t shumë thjesht që ata nuk kanë as refleksin më të vogël për të qenë të paanshëm. Dhe këtë e bëjnë në emër të transparen­cës. Në asnjë njoftim, nga ato të cituara më sipër, nuk ka ndonjë shenjë që dikush të merret me ata që e tejkaluan dhunën. Edhe në këtë rast, peshorja e drejtësisë duket qartë sesa nga do të anojë.

Thuajse në rresht me këto institucio­ne, në një kuadër të përgjithsh­ëm, edhe media e bombardoi publikun me shifra të ofruara nga njëra anë e frontit. Gjatë gjithë kohës ajo raportoi për 12 punonjës policie të plagosur dhe 11 qytetarë të arrestuar. Kurse aktualisht publiku nuk ka akoma një shifër të saktë se sa qytetarë janë plagosur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania