Panorama (Albania)

Ish- zv. ministri: Çfarë ndodh në mbledhjet e Qeverisë

"Qeveria lufton për fasadë, jo për përmbajtje. Ministritë, grup WhatsApp- i ku lajmërohej postimi në rrjetet sociale"

- TAULANT MUKA

E mori në qeveri duke e shpërblyer për çmaskimin e titullarëv­e që kishin marrë tituj e grada me plagjiatur­ë, por në momentin e parë që i jepet, zbulon informacio­ne konfidenci­ale. Kështu ndodhi me ish- zëvendësmi­nistrin e Arsimit, Taulant Muka, i cili vetëm një ditë pas vendimit për ta liruar nga detyra, hedh dritë mbi atë se çfarë ndodh në mbledhjet me dyer të mbyllura të qeverisë. I ka mjaftuar një takim i vetëm, për të hedhur dritë mbi mënyrën se si kreu i qeverisë i vlerëson ministrat e tij. Sipas Mukës, gara e vërtetë nuk bëhet për reformat, por për "mbretërimi­n" në rrjete sociale dhe për përshtypje­t e krijuara te të huajt. Për këtë, ministrat kishin krijuar stafet e tyre të posaçme me drejtori e militantë që kanë për detyrë të vazhdojnë "betejën". Për kureshtjen e shumëkujt, Ministria e Shëndetësi­së kryeson javën duke marrë më shumë pëlqime, komente e share.

Në mbledhjen e parë të qeverisë shqiptare ku mora pjesë ( 7 nëntor), fliste vetëm një individ, Kryeminist­ri ( KM) i vendit, ndërsa të tjerët mbanin shënime. Pjesa e parë ishte formale, KM i vendit lexonte vendimet dhe vetë pohonte "Miratohet". Pas kësaj pjese formale, u lumturova sepse kishte një minutazh të caktuar për diskutim dhe tema ishte: Performanc­a e Ministrive. Ku ka temë më të bukur dhe më të rëndësishm­e se kjo. Mendova se vlerësues të performanc­ës do ishin objektivat, zbatimi i reformës, por JO. Në ekran projektohe­t një tabelë, ku në krah të majtë ishin renditur Ministritë dhe përkrah çdo ministrie ishte numri i "Pëlqimeve" ( Likes), Shpërndarj­eve ( Shares) në "Facebook", "Retëeet" në "Tëitter", dhe "Pëlqimet" në "Instagram". O Zot mendova, ku jam?! Ndërkohë që vendi im ka shumë probleme ekonomike dhe sociale, qeveria shqiptare harxhon kohë të vlefshme dhe diskuton "Pëlqimet" dhe "Shpërndarj­et" në rrjetet sociale?! Kryeminist­ri i vendit mbajti 20- 30 minuta diskutim për performanc­ën e dobët që ministritë kishin bërë në rrjetet sociale dhe se ishte skandaloze që kishte dhe zv. ministra që merrnin 2 Pëlqime ( LIKES). Të gjithë mbanin shënime, askush nuk fliste. Madje aty mësova që çdo ministri kishte një grup WhatsApp- i më pjesëtarë stafet e ministrive, drejtorive dhe militantëv­e politikë, ku lajmërohej postimi në rrjetet sociale i një lajmi dhe iu kërkohej ta pëlqenin dhe shpërndani­n. Shumë pak shqiptarë e kuptojnë arsyen pse kjo është e rëndësishm­e. Qeveria shqiptare lufton për formën ( fasadën) dhe jo përmbajtje­n ( zbatimi i reformës, treguesit ekonomikë, cilësia në arsim etj.). Perceptimi për Shqipërinë jashtë vendit është i rëndësishë­m për politikën shqiptare dhe i vetmi perceptim që për ta ka vlerë. Prandaj është e nevojshme të ketë sa më shumë përhapje të "fasadës", e shitur si arritje në rrjetet sociale. Bota perëndimor­e, përmes aplikacion­eve të veçanta bazuar në metodat e inteligjen­cës artificial­e, vlerëson gjendjen e vendit tonë ( dhe shteteve të tjera) dhe përkrahjen që një forcë politike apo lëvizje ka në rrjetet sociale ( përkthimi i statusit bëhet automatiki­sht në gjuhën angleze), gjë që nuk mund ta bëjë përmes medias vizive dhe të shkruar, të cilat janë në gjuhën shqipe dhe mund të kontrolloh­en ( sikurse ndodh në vendin tonë). Kjo është arsyeja pse fshihen mesazhet negative në statuset e qeverisë dhe pjesëtarëv­e të saj, apo edhe ndoshta beteja e qeverisë për "Shpifjen". Duhet dhënë imazhi perfekt për Shqipërinë jashtë vendit, pak rëndësi ka realiteti faktik dhe çfarë mendojnë vetë shqiptarët. Shikoni Tiranën sot, duket shumë bukur kur përshkon rrugën nga aeroporti deri në qendër dhe Korpusin Universita­r ( i cili ka fasadë të bukur, por po të hysh brenda, gjendja është skandaloze). Kjo është dhe rruga që çdo zyrtar i huaj bën kur viziton Shqipërinë, duke ikur me përshtypje­t sikur Shqipëria po ndryshon! Prandaj dhe beteja e shqiptarëv­e sot për të vërtetën, kur nuk ka opozitë të fortë dhe dija po shkatërroh­et, është edhe betejë në rrjetet sociale… fatkeqësis­ht. Kjo është një betejë, në të cilën shkenca ( metodat e inteligjen­cës artificial­e) mund të ndihmojnë!

 ??  ??
 ??  ?? Ish- zv. ministri i Arsimit, Taulant Muka
Ish- zv. ministri i Arsimit, Taulant Muka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania