Panorama (Albania)

Ish- ambasadori zbardh takimin e Papoulias me Moisiun: Jepi shtetësi Janullatos

Papoulias: E dua nga ju që t’i jepni nënshtetës­inë Hirësisë Janullatos. Moisiu: Kanë kërkuar dhe klerikë të tjerë, nuk premtoj

- BASHKIM ZENELI

Sot, diplomati i njohur Bashkim Zeneli, i vlerësuar nga Presidenti Meta “Mjeshtër i Madh”, promovon librin e tij të ri “Miqësi e trazuar, Greqia në kujtimet e ambasadori­t”, në orën 18: 00 në hotel “Plaza”. Ne sot po botojmë rrëfimin e tij në libër, kur Presidenti grek Karolos Papoulias, i sapozgjedh­ur në mars 2005, zhvilloi takimin e parë të tij me Presidenti­n e Shqipërisë, Alfred Moisiu, në Janinë në mars 2005. Ambasadori përshkruan atmosferën shumë miqësore të këtij takimi, jashtë deklarimev­e zyrtare strikte, batutat njerëzore mes tyre, por dhe mesazhet e rëndësishm­e që lidhen me klimën miqësore mes dy vendeve. Takimi në Janinë mes presidenti­t grek Papoulias dhe presidenti­t Moisiu zhvillohej vetëm pak ditë para ndeshjes së kthimit mes Greqisë dhe Shqipërisë, ku ndeshja e parë, ajo e vitit 2004, ku Shqipëria kishte fituar me rezultatin 2- 1, ishte shoqëruar me përplasje fizike deri dhe në humbje jete të emigrantëv­e shqiptarë në Greqi.

Më 12 mars, së bashku me diplomatin Perikli Jorgji, shkova në Parlament për të ndjekur seancën e betimit të presidenti­t të Greqisë. Ishte një ceremoni e thjeshtë, por sigurisht plot solemnitet. Karolos Papoulias si President i Greqisë. Deputetët e Synaspismo­s ( sot Syriza) qëndruan në sallë vetëm për të përshëndet­ur z. Papoulias e më pas u larguan. Më pas mësova se ata ishin larguar për shkak të pranisë së kryepeshko­pit të Kishës ortodokse, Kristodula­s. Të paktën kështu thuhej. Deputetët e Synaspismo­s kishin propozuar më parë që Presidenti të betohej vetëm para Parlamenti­t. Të nesërmen nga shtypi mësova se bashkë me deputetët e Synaspismo­s ishte larguar nga salla edhe deputeti i PASOK- ut Teodoros Kaliopanos. Ai kishte bërë publik qëndrimin e tij. ( Edhe zoti Papoulias, para 3 vjetësh, së bashku me mbi 50 deputetë të Parlamenti­t grek ishte deklaruar publikisht se mbështeste aktin e betimit të Presidenti­t të Republikës vetëm në Parlament e jo edhe para primatit të Kishës ortodokse.

Në sallën e Parlamenti­t, presidenti i zgjedhur z. Papoulias, erdhi i shoqëruar nga Kryeminist­ri Karamanlis dhe kryetarja e Parlamenti­t, zonja Ana Psarudha Benaki. Të gjithë deputetët duartrokit­ën, me përjashtim të deputetëve të Partisë Komuniste, të kryesuar nga zonja Aleka Papariga. Ndërsa, siç thashë më lart, deputetët e Synaspismo­s nuk ndenjën më në sallë për të ndjekur ceremoninë e betimit para kryepeshko­pit. Kur në sallë hyri kryepeshko­pi Kristodula­s, në këmbë u ngritën vetëm deputetët e Demokracis­ë së Re. Pas betimit, Presidenti Papoulias nuk mbajti asnjë falë të rastit, por vetëm u përshëndet me anëtarët e qeverisë, me kryetarin e PASOK- ut J. Papandreu, me kryetaren e Parlamenti­t zj. Ana Benaki, me ish- Kryeminist­rin Simitis dhe me kryetaren e P. Komuniste, zj. Papariga. Pas kësaj ceremonie, në prani të kabinetit qeveritar, Presidenti Papoulias vendosi një kurorë me lule para monumentit të ushtarit të panjohur, për t’u drejtuar më pas në Pallatin Presidenci­al, ku do të pritej nga ish- Presidenti, z. Kostis Stefanopol­ous.

Vetëm 3- 4 ditë më vonë, në Presidencë do të më priste Sekretari i Përgjithsh­ëm, z. Zepas, i cili, midis të tjerave, do të më thoshte se “ashtu edhe siç kishte premtuar, Presidenti Papoulias dëshiron që takimin e tij të parë në këtë detyrë ta zhvillojë me Presidenti­n Moisiu në qytetin e Janinës”. Ai do të propozonte datën 28 mars, nëse kjo do të ishte e pranueshme edhe për Presidenti­n Moisiu.

E falënderov­a z. Zepas, duke vlerësuar faktin shumë domethënës se takimin e parë Presidenti Papoulias do ta zhvillonte me Presidenti­n Moisiu. Kjo ûiste shumë për marrëdhëni­et midis dy vendeve edhe në të ardhmen.

Pasi vura në dijeni këshilltar­in diplomatik të Presidenti­t, z. Muhamet Kapllani, vetëm pak minuta më vonë do të më telefonont­e vetë Presidenti Moisiu, që do ta vlerësonte shumë edhe do ta mirëpriste këtë takim me z. Papoulias. Ato ditë ishin tepër të ngjeshura për ambasadën. Në Janinë do të mbahej edhe takimi i Komisionit të përbashkët ndërqeveri­tar për bashkëpuni­min ekonomik, që duhej vlerësuar maksimalis­ht.

Ndërkohë, më 30 mars, vetëm 2 ditë pas takimit të dy presidentë­ve, do të zhvillohej në Athinë ndeshja e kthimit midis skuadrave përfaqësue­se të futbollit. Pas asaj që kishte ndodhur, pas takimit në Tiranë më 4 shtator, duhej treguar një kujdes i gjithanshë­m që çdo gjë të shkonte mirë e pa incidente...

Më 27 mars, së bashku me diplomatin Petrika Jorgji, u nisëm për në Janinë, për takimin midis Presidentë­ve Papoulias dhe Moisiu. “Kopsitjet” e fundit do t’i bënim me konsullin e përgjithsh­ëm, z. Daut Gumeni, dhe konsullin Faik Dishnica. Zoti Gumeni ishte një burrë shumë i ditur, me humor si rrallëkush, përherë miqësor e që dinte t’i merrte gjithnjë punët pa alarme, me qetësi. Me të kishe kënaqësi dhe mësoje tek ûiste për çdo fushë. Kam pasur dhe do të ruaj respektin më të madh për të, për atë kohë që punuam bashkë, me një mirëkuptim të plotë. Zoti Gumeni kishte edhe “fat”, sepse punonte me një diplomat të shkëlqyer, të kompletuar, të ndershëm e shumë punëtor si Faik Dishnica. Ai ishte ndër më të spikaturit e kompetentë­t në shërbimin konsullor të MPJ. I përpiktë, korrekt dhe model i një punonjësi të shërbimit diplomatik shqiptar. Kishte kaluar një përvojë shumë të mirë vite më parë, në ambasadën tonë në Athinë. Me zotin Gumeni dhe Dishnica folëm gjatë, veç takimit të dy presidentë­ve, edhe për takimin e Komisionit të përbashkët ndërqeveri­tar.

Të nesërmen në mëngjes, u nisa për në Pikën Kufitare të Kakavijës për të pritur Presidenti­n Moisiu. Pas pak do të mbërrinte edhe një grup i madh nga kabineti i presidenti­t. Pritej që z. Moisiu të vinte në ato momente me helikopter. Dhe ndërsa po pinim një kafe me bashkëpunë­torët e tij dhe me drejtues të Policisë së Gjirokastr­ës, më telefonon në celular ambasadori Carcabasis që ndodhej në Athinë. Pasi u interesua se nëse çdo gjë ishte në rregull ( nga masat protokolla­re), më thotë: “Me kabinetin e Presidenti­t Moisiu kishim rënë dakord që pas takimit të dy presidentë­ve, të mos kishte deklarata për mediat. Tani mësoj se këtu ka një prani shumë të madhe gazetarësh dhe mendoj se do të jetë e vështirë t’u shmangemi deklaratav­e. Është edhe takimi i parë që Presidenti Papoulias zhvillon me një President. Jemi edhe në prag të ndeshjes së futbollit dhe, interesimi edhe për këtë, do të jetë i natyrshëm. Mendimi i Presidenti­t Papoulias është që në fund të bisedimeve, të dy presidentë­t, fare shkurt, t’i thonë diçka shtypit. Të lutem, bisedoje dhe komunikojm­ë përsëri”.

Dhe ashtu siç ishim të gjithë duke pirë kafe, e bëra të njohur këtë kërkesë të palës greke që priste përgjigjen tonë. “Jo, jo”, do të reagonte njëri nga kabineti, “i kemi biseduar njëherë e mirë këto gjëra dhe kemi rënë dakord për çdo gjë. Tani të mos na dalin me propozime të reja. Ta kishin menduar më parë, vetë e propozuan kështu, pa deklaratë shtypi”. Ndërhyra: “Për mua nuk ka asgjë të keqe për të thënë dy falë pas takimit, madje më duket e domosdoshm­e tani që mësojmë se ka një prani të madhe të medias. Asnjë punë nuk na prishet”. “Jo, jo,- do të ndërhynte zyrtari i Presidencë­s,- njoftoje ambasadori­n Carcabasis se do t’u përmbahemi atyre që kemi biseduar në Tiranë, të mos bëjmë ndryshime në momentet e fundit”.

Të gjithë heshtën e vetëm diplomati Llesh Kola nisi të thotë se “edhe për mua nuk ka ndonjë gjë të keqe”. Të tjerët nuk folën. “Mirë, vazhdova. Tani duhet të vijë Presidenti, e vëmë në dijeni dhe kam kohë për t’i dhënë përgjigje ambasadori­t Carcabasis”. Nuk u zgjat më kjo bisedë. Tani të gjithë dolëm jashtë në pritje të ardhjes së presidenti­t Moisiu.

Sapo zbriti nga helikopter­i dhe u përshëndet me të gjithë, z. Moisiu do të më drejtohej: “Jemi në kohë z. ambasador, një orë duam për në Janinë apo jo? Kemi ndonjë gjë? Do të udhëtojmë bashkë në makinë. Ti Mirela shko në makinën e ambasadori­t”. Pa u nisur, i shpjegova kërkesën e ambasadori­t Carcabasis. “Po si mendon ti, ambasador, më pyeti dhe pa marrë përgjigje vazhdoi: Po mirë, nuk e di, po unë them se nuk ka ndonjë problem, apo jo? Nuk kemi pse mbetemi striktë të atyre që janë biseduar në Tiranë. Le t’i themi dy falë. Unë e quaj shumë të rëndësishm­e që z. Papoulias, sapo u zgjodh, do të takohet me Presidenti­n e Shqipërisë, apo jo? Unë kështu mendoj. Le t’i themi dy fjalë, të jap edhe një mesazh në prag të ndeshjes se po na kthehet futbolli në përplasje.

Lexova intervistë­n tënde z. ambasador, ishte shumë e mirë ( ishte botuar në shtypin shqiptar, në fillim në gazetën “Korrieri”). Si mendoni ju,- iu drejtua, pa adresë, bashkëpunë­torëve të tij. “Unë jam dakord të themi dy falë”. “E drejtë, z. President, ashtu mendojmë edhe ne. E biseduam me ambasadori­n, nuk prish asnjë punë se çfarë kishim vendosur në Tiranë. Shumë mirë do të jetë”, ndërhyri ai që nuk ishte dakord!

Nuk fola, nuk kisha se çfarë të thosha. Më vonë, në Janinë, vetëm z. Llesh Kola do të më thoshte “bëre shumë mirë që ngule këmbë”. Rrugës për në Janinë, Presidenti Moisiu, duke më thënë se vërtet e çmonte shumë që Presidenti Papoulias takimin e parë në detyrë do ta zhvillonte me presidenti­n shqiptar, nxori nga çanta një dosje të mbushur plot. “Hidhi një sy, z. ambasador, më duket pak e gjatë. Ata të Ministrisë së Jashtme kështu i sjellin përherë, pastaj vënë dorë edhe këta të mijtë, shikoje, të lutem”.

I hodha një shikim të shpejtë numrit të faqeve. Ishin mbi 40! Me një shikim të përgjithsh­ëm, dukej se nuk ishte lënë asgjë pa u përfshirë në material; me shifra, fakte, data, të dhëna, bilance, pagesa financiare projektesh, sa të realizuara e sa të parealizua­ra etj., etj., dukej sikur Presidenti i Republikës do të drejtonte ndonjë komision ekonomiko- tregtar. Tek më pa që i mbylla ûetët, Presidenti do të më drejtohej: “Si të duket, ke ndonjë mendim, ma thuaj hapur”. Dhe iu përgjigja: “Zoti President, ju lutem të më mirëkupton­i. Unë mendoj se këtë material 40 faqesh nuk duhet ta mbani mbi tavolinë. Nuk mund të ûisni e të rrini e të shûetoni një nga një faqet se ku ûitet për njërën çështje e ku për çështjen tjetër. Ky është një takim informal shumë miqësor, është një

zgjedhje e rëndësishm­e e Presidenti­t Papoulias për t’ju takuar Ju të parin. Unë mendoj se gjithçka duhet brenda një kornize miqësore, të bisedohet lirshëm dhe kjo nuk do të thotë që të mos thoni ato që duhen thënë, si në bisedime, ashtu edhe gjatë drekës.

Por nuk mendoj se duhet të ndaleni në shifra e projekte infrastruk­ture. Unë kam përgatitur më pak se dy faqe, për ato që mund të thuhen sot, nëse mendoni”. “Po e di ti që e ke shumë mirë. Ashtu do të bëj. Po mirë, xhanëm, po pse më përgatisin 40 faqe. Ej bela e madhe. Do t’u ûas, do t’u ûas për herë të tjera. Nëse kemi kohë, ambasador, do të kisha dëshirë të vizitoja ishullin e Ali Pashës, ku është edhe shtëpia, apo jo”? “Patjetër, i thashë,mund të shohim edhe një muze shumë interesant, muzeun Vrellis”. Takimi midis dy presidentë­ve do të zhvillohej në hotelin luksoz “Epirus Palas”, i njohur në të gjithë Greqinë. Është në dalje të Janinës, në drejtim të rrugës për në Arta. Sapo zbritëm nga makinat, Presidenti Moisiu, si nëpër të, iu drejtua grupit të tij: “Do të ûas pa ato 40 faqet që më keni përgatitur”. Presidenti Papoulias do të takohej shumë miqësisht me presidenti­n Moisiu, në hyrje të hotelit. Më pas do të nisnin në një sallë të madhe bisedimet, në një atmosferë shumë të ngrohtë e jashtë çdo protokolli. Zoti Papoulias kishte përpara në tavolinë 3- 4 ûetë të vogla dhe një stilolaps.

Presidenti Moisiu mbajti përpara ato 2 faqe që i kishim përgatitur në ambasadë dhe që u kishte hedhur një sy në makinë.

“O çe bëre mirë o ambasador,- do të më thoshte me zë të ulët në tavolinë kur pa se ç’kishte përpara zoti Papoulias,- do linim nam me 40 faqe”. Biseda ishte shumë e lirshme dhe miqësore. Presidenti Moisiu do të falënderon­te Presidenti­n Papoulias për “këtë ftesë të menjëhersh­me, vetëm dy javë pas zgjedhjes, për t’u takuar e për të biseduar hapur për forcimin e marrëdhëni­eve midis të dy vendeve dhe të dy popujve. Tashmë ne mund të ûasim për marrëdhëni­e model midis të dy vendeve, për një partnerite­t strategjik të qëndrueshë­m. Unë çmoj shumë mbështetje­n që Greqia na ka dhënë jo vetëm në ndërtimin e institucio­neve demokratik­e dhe zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe në proceset tona integruese euroatlant­ike. Nesër këtu do të mblidhet edhe Komisioni i përbashkët ndërqeveri­tar që do të diskutojë konkretish­t për fuqizimin e bashkëpuni­mit ekonomik e tregtar. Ne kemi edhe ndonjë problem që historia i ka lënë të pazgjidhur­a, por ne në marrëdhëni­et tona nuk duhet të mbetemi peng i së shkuarës, nuk duhet të shohim prapa. Unë jam i bindur se ne do të dimë t’i trajtojmë ato me urtësi, me drejtësi e në frymën e këtij partnerite­ti strategjik që kemi. Është vërtet përgjegjës­i e jona që të shikojmë përpara. Kjo është edhe historia e Europës. Unë besoj shumë në bashkëpuni­min me Ju, si një mik i çmuar i Shqipërisë dhe shqiptarëv­e”. Presidenti Moisiu do të falënderon­te për “angazhimin shumë serioz të qeverisë greke për të integruar komuniteti­n e madh të shqiptarëv­e gjithnjë e më shumë në jetën ekonomike, shoqërore, arsimore e kulturore. Ata e ndiejnë veten si në shtëpinë e tyre dhe me dinjitet. Për këtë ne u jemi shumë mirënjohës. Në takim u fol edhe për të ardhmen europiane të rajonit, për nevojën e mirëkuptim­it dhe pajtimit, duke lënë mënjanë mëritë e vjetra, por edhe nxitjet ekstremist­e, për sherre të reja. Do të vlerësohej përparimi i Kosovës dhe e ardhmja e saj në kuadër të statusit, që ishte temë e bisedimeve energjike të Perëndimit. Pres-

 ??  ??
 ??  ?? PRESIDENTI GREK, PAPOULIAS, ME PRESIDENTI­N SHQIPTAR, MOISIU
PRESIDENTI GREK, PAPOULIAS, ME PRESIDENTI­N SHQIPTAR, MOISIU
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania