Panorama (Albania)

Skandali në ish- Bllok, Salianji: Mafia po i grabit pronën qytetarit

Pa vendim Gjykate, përmbarues­i rrethon objektin dhe ka nisur prishjen e investimit, duke shkaktuar dëm të madh pasuror

-

Partia Demokratik­e ka reaguar pas denoncimit të skandalit që po ndodh në qendër të zonës së ish- Bllokut në Tiranë, ku një biznesmeni po i merret prona në posedim, pa asnjë vendim gjykate dhe pa ligj.

Deputeti i PD- së Ervin Salianji është takuar gjatë kësaj të enjteje me përfaqësue­sit e biznesit privat në qendër të zonës së ish- Bllokut, prona e të cilit është rrethuar prej disa ditësh nga një përmbarues privat, i cili i ndihmuar nga Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake po dëmtojnë një objekt me kontratë të rregullt pronësie. Salianji tha se duke mos respektuar ligje, norma dhe Kushtetutë, qeveria dhe institucio­net e shtetit po shkatërroj­në bashkëjete­sën normale. "Mafia e pronave. Miliona euro para nga krimi dhe korrupsion­i kërkojnë troje dhe prona. Në qendër, në mes te Bllokut, apo në periferi e njëjta bastisje. Në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtat mjete në ish- Bllok, tek e vetmja hapësirë e mbetur pa beton, sot Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake i rrëmbejnë pronën në posedim qytetarit dhe e rrethojnë forcërisht për interesa të mafies së ndërtimit, pa vendim gjykate, pa ligj. Po shkatërroj­në bashkëjete­sën normale duke mos respektuar as Kushtetutë, as ligj, as norma. Askush mos të mendojë që do të shpëtojë nga marrja e vendimeve të paligjshme", tha Salianji. Biznesmeni në zonën e ish- Bllokut ka lidhur një kontratë qiraje 20- vjeçare me shtetin, kontratë e cila i njeh investimin, është në gjyq me disa pretendues të tjerë për pronësinë e truallit. Por në momen- tin kur është bërë vetëm sigurimi i padisë dhe nuk ka asnjë vendim të formës së prerë nga gjykata, gjyqtarja Dhurata Balla jep një masë sigurimi që është identike me objektin e zgjidhjes së çështjes, për të cilën palët janë në proces gjyqësor. Qiramarrës­it e kanë apeluar vendimin, por gjykatësja Dhurata Balla nuk e ka çuar dosjen në sekretari, që kjo e fundit t'ia çojë Apelit. "Panorama" kontaktoi me përfaqësue­s të biznesit, i cili është rrethuar nga përmbarimi, të cilët theksojnë se në mënyrë të kundërligj­shme Policia e Shtetit po lejon përmbarues­it të prishin objektin, ndonëse nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë, që e legjitimon këtë veprim. "Shoqëria përmbarimo­re LDC me përmbarues Lefter Canaj në kundërshti­m me ligjin, por edhe me bekimin e Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit kanë vijuar prishjen e biznesit. Pa pasur asnjë vendim gjykate dhe në mënyrë të kundërligj­shme, kjo shoqëri jo vetëm që e rrethon objektin, por ka nisur prishjen e investimit, duke shkaktuar një dëm të konsiderue­shëm pasuror", thotë pala e dëmtuar.

 ??  ??
 ??  ?? Biznesi në zonën e ish- Bllokut, i rrethuar nga përmbarimi
Biznesi në zonën e ish- Bllokut, i rrethuar nga përmbarimi
 ??  ?? Deputeti i PD, Ervin Salianji
Deputeti i PD, Ervin Salianji

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania