Panorama (Albania)

Plaga e tretë e Gjeneral Parllakut

- HALIL RAMA

Heroi- legjendë në kufirin e tri kohëve, gjenerali shekullor Rrahman Parllaku po përballon me dinjitet edhe plagën e tretë. Atë që nuk e mposhtën dy plagët...

e luftës, në malet e Kurveleshi­t e të Junikut, si dhe kalvari në burgjet e diktaturës, kurrsesi nuk mund ta gjunjëzont­e dhe kjo plaga e tretë - thyerja para dy javësh e kockës së këmbës së djathtë, aty ku bashkohet me legenin… U rrëzua dhe fatkeqësis­ht u aksidentua pikërisht në bibliotekë­n e tij familjare me më shumë se 100 tituj, teksa po përzgjidht­e bibliograf­inë për kolanën me tri librat e tij ( me kujtime) “Një shekull në memorie”. Një kontribut i vyer ky i njeriut kurajoz, që në momente të rëndësishm­e ka mbrojtur me mençuri e trimëri çështjen tonë kombëtare, për t’ua lënë atë si testament brezave të sotëm e atyre që do vijnë.

Heroi i Popullit dhe Nderi i Kombit Rr. Parllaku e përballoi me kurajë operacioni­n e radhës ne Spitalin e Traumës në Tiranë dhe pas vendosjes së protezës po e rimerr veten dita- ditës.

Pardje atë e vizitoi kryetari i KLSH- së, z. Bujar Leskaj, ndërkohë që pranë tij po tregonte përkujdesj­e maksimale dr. Arben Gjonej, i njohur për kompetencë­n profesiona­le dhe shpirtin e tij human…

Një vit më parë ata ishin bashkë në Vlorë në përkujtim të luftës heroike të Drashivicë­s. Ndërsa bashkëbise­dojnë si dy miq, z. Leskaj ndjehet i ngazëllyer përpara një heroi të gjallë, përpara ish– komandanti­t të Njësiteve Guerile të Vlorës, që më pas me trimëri, guxim e mençuri do të ngjiste shkallët e karrierës deri komandant i Divizionit të V Sulmues, që luftoi edhe për çlirimin e Kosovës dhe të viseve shqiptare në ish- Jugosllavi e deri zëvendësmi­nistër i Mbrojtjes.

Tek sqaron momentin e aksidentit, biseda merr udhë e ndalet te librat që po shkruan gjeneral Parllaku. Është vërtetë për t’u admiruar edhe në këtë fushë. Librat do të ktheheshin në të vetmin ngushëllim për të gjatë 16 viteve e 3 muajve burg. Gjeneral Rrahman Parllaku do të kalonte 11 muaj në hetuesi bashkë me të tjerë “puçistë të ushtrisë”, si Beqir Balluku, Petrit Dume e Hito Çako. Më tej qelia. Pikërisht aty gjenerali do të mbahej në këmbë përmes leximeve. Gjatë viteve të dënimit, Parllaku ka mbajtur një fletore shënimesh për të 96 librat që ka lexuar në burg. Letërsi botërore dhe shqiptare, mbi të cilët mbante shënime të shkurtra.

Aktualisht, tek po kalon disa ditë jo fort të këndshme në Spitalin e Traumës, vlerësimet e tij për librat mund të duken pak skematike e të ndikuara edhe nga metoda e kritikës së kohës. Por, siç shprehet z. Leskaj ( i mirënjohur edhe për kulturën e punën me librin), ato janë një lëndë interesant­e për një studim mbi letërsinë e lexuar në burgjet e diktaturës. Përmes një ditari interesant, ai sjell jo vetëm përmbajtje­n e ditarit të librave, mbajtur në qeli, por edhe

copëra kujtimesh nga ajo periudhë tmerri, cilët ishin hetuesit e oficerët, ata “të vijës së partisë” dhe ata njerëzorët, që thyenin rregullat me një gjest sado të vogël humanizmi. Vijon biseda ku gjenerali rrëfen se si iu vu leximit dhe ku i siguronte librat.

Libri ia mbajti të gjallë kujtesën dhe e ndihmoi të ruante freskinë e mendimit e veprimit edhe pasi kishte provuar torturat më mizore të Hetuesisë Speciale. Në formimin e Rr. Parllakut, që kishte marrë shkëlqyesh­ëm dy klasë të fillores brenda një viti shkollor dhe që po me atë zell për dijen e arsimimin kishte mbaruar më pas edhe Akademinë Ushtarake në Moskë, libri do të kishte ndikim të veçantë.

Duket qartazi kjo te “ditari i mbajtur”, për çdo libër të lexuar, ku në pak rreshta ka shënuar: autorin, temën, idenë dhe veprimet e personazhe­ve. Kjo bisedë e ngrohtë mes miqsh për librin sikur ia lehtëson dhimbjet e plagës së tretë këtu në një dhomë të përzgjedhu­r të Spitalit të Traumës, ku krahas ekipit të mjekëve, edhe dy vajzat shembullor­e të gjeneralit, Lirika e Tatjana, si dhe e treta, Shpresa që erdhi nga Italia, po bëjnë maksimumin për babain e tyre të dashur e të shtrenjtë.

Pranë gjeneralit janë gjendur thuajse çdo ditë miqtë e tij më të ngushtë, nënkryetar­ët e OBVL, kolonel Myfit Guxholli e Mira Ohri, si dhe miqtë e bashkëpunë­toret e tij, Arian Starova e Shaqir Rexhvelaj, gazetari e poeti Sakip Cami, Isa Tare - “Mjeshtër i Madh”, Fiqiri Kllari - konsull i Bosnjës në vendin tonë, Sotir Budina e Trifon Llupo, si dhe dhjetëra të tjerë. Ndërkohë, interesim të veçantë kanë treguar drejtuesit e Shoqatës të Veteranëve të LANÇ të Kosovës, Zija Mulhaxha, Drita Rexhepi e Bashkim Hisari.

Vetë gjenerali legjendë nuk “nguron” t’u shprehë mirënjohje të thellë të gjithëve dhe veçanërish­t gjeneral Piro Ahmetaj, këshilltar ushtarak i Presidenti­t të RSH; kreut të KLSH, z. Leskaj; konsullit të Bosnjës, Fiqiri Kllari; shefit të Shtabit të Përgjithsh­ëm të FA, gjeneral Bardhyl Kollçaku; zv/ shefes të SHP të FA, gjenerale Manushaqe Shehu; drejtorit të Spitalit të Traumës, z. Arben Zeneli; dhe veçanërish­t dr. Artan Distafa, këtë ortoped duarartë që mundësoi operimin e tij me sukses; nipit Hazbi Parllaku etj.. Teksa ndjehet mirë i rrethuar nga miq të shumtë, Parllaku ndan me ta edhe brengën që ndoshta për herë të parë këtë 28 Nëntor nuk do jetë i mundur të marrë pjesë në pritjen e Presidenti­t Meta për festat e Pavarësisë dhe Çlirimit të atdheut, por gjithsesi është shpresëplo­të për realizimin e ëndrrës së tij: integrimin e Shqipërisë në strukturat euroatlant­ike dhe Kosovën e lirë e të pavarur.

Është vërtetë e admirueshm­e kjo përkujdesj­e për gjeneralin që është fare pranë shifrës 100. Për të është shkruar shumë. Sa shumë e lakmojnë këtë shifër në jetën e tyre fizike, njerëz të shtresave të ndryshme, të kombeve të ndryshëm! Madje edhe urimi i vizitorëve të shumtë këtu në spital për të është: “U bëfsh 100!

Jemi mësuar që shumë personazhe historikë apo edhe ata anonimët e një fshati të largët e të afërt të një kombi t’i legjendari­zojmë pas jetës që ata jetuan. E bëjnë këtë shumë kombe në botë. E bën dhe e ka bërë këtë gjë dhe kombi ynë dikur dhe sot, në një cep të tokës apo edhe larg, siç ndodhi me Skënderbeu­n, me Ali Pashë Tepelenën, Mbretin Zog e dhjetëra personalit­ete të historisë tonë kombëtare.

Por ne kemi fatin që gjeneral Parllakun po e legjendari­zojmë që në gjallje. Rrahman Parllaku ishte dhe mbetet Rrahman Parllaku. Ai dhe vetëm ai.

Po Rrahman Parllaku i kishte të gjitha, të gjitha. Kombe që kanë në kufijtë e tyre njerëzorë, njerëz të tillë, besoj se bukur mirë duhet të jenë të përkëdhelu­r, të jenë më krenarë se muzetë që kanë ndërtuar me dritë shkëlqimta­re se urat që kanë ngritur, të jenë më të bekuar me historitë e tyre njerëzore me betejat, me humbjet, me fitoret. Jeta- encikloped­i e tij ngre mes nesh kalanë e lartë të krenarisë që duhet ta njohim, ta prekim dhe të futemi në mes tyre, në mos si kështjella­rë të sprovuar, të jemi në një bedenë të tyre… Ai është i ngjizur si tharm urtie në urtinë e odave lumjane, ku shkolla e urtisë bënte dhe bën garë me atë të librave. Ai është dhe mbetet memoria historike e kombit... Këto dhjetë dekada vite jetë në tri epoka, ose, e thënë pak më thjesht 100 vite, shumë më të pasur se ai i lakmojnë sa e sa herë. Ai është dhe mund të jetë një karakter i lakmuar për historianë­t, për historinë që ka lënë pas vetes. Për shkrimtarë­t që mund të gjejnë tharm rrëfimesh për tregime, poezi, novela, romane. Për dietologët që duan sekretin e tavolinës së tij në vite. Për sociologët që shohin tek ai sekretin e mbijetesës së tij në burgje e në liri…”.

Shërim të shpejtë gjeneral Parllaku për ta pritur sa më shëndetshë­m ditëlindje­n tuaj të 100- të, më 17 prill 2019…

Njëqind vjet është një kuotë shumë e lartë. Gjeneral Rrahman Parllaku ka meritën se e ka rritur këtë kuotë të lartë, megjithëse i është dashur të përballojë shumë furtuna gjatë jetës dhe, ç’është më kryesorja, e ka arritur jo i drobitur, por në formë të shkëlqyer fizike dhe mendore, një formë që do ta kishin zili edhe të rinjtë.

Edhe shumë vite të tjera, kështu siç je, vital dhe aktiv!

 ??  ?? Gjeneral Rrahman Parllaku në Spitalin e Traumës
Gjeneral Rrahman Parllaku në Spitalin e Traumës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania