Panorama (Albania)

Humbi gishtat në protestë, kush është policja e plagosur

Rama: Ina niset në Turqi për ndërhyrje kirurgjika­le

- ERALD DELIU

Përshkallë­zimi i dhunës në protestën e zhvilluar përpara godinës së Parlamenti­t të Shqipërisë nga banorët e zonës së “Unazës së Re”, që preken nga zgjerimi i rrugës, solli plagosjen e 12 policëve dhe 3 protestues­ve.

Ky ka qenë edhe bilanci që ka bërë Policia e Tiranës pas shpërndarj­es së turmës dje në mesditë. Mes të plagosurve është edhe efektivja 24- vjeçare e “Shqiponjav­e”, Ina Nuka. E reja është plagosur pas shpërthimi­t të një kapsolle, ndërsa kamerat e mediave kanë regjistrua­r tmerrin që ka përjetuar. Një protestues ende i paidentifi­kuar ka lëshuar një kapsollë në drejtim të efektives që ishte në krye të detyrës. Kapsolla i ka mbetur në uniformë polices, së cilës në përpjekje për ta hequr i ka shpërthyer në afërsi të fytyrës, duke i këputur dy gishta nga dora e djathtë. Sipas pamjeve filmike, duket që Nuka është e gjakosur në të dyja duart si edhe ka edhe një shenjë në faqen e djathtë. Ajo dëgjohet të bërtasë në dhimbje, ndërsa tre efektivë të Policisë e shoqërojnë për në ambulancë. Policia tha dje se gjendja e saj është e përmirësua­r, megjithatë është në mbikëqyrje në Spitalin e Traumës. Gjithashtu, sipas burimeve, përveç Nukës janë plagosur edhe 11 efektivë të tjerë, mes tyre edhe zv/ drejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, i cili është filmuar me një plagë në fytyrë. Ndërkohë, nga ana e protestues­ve ka pasur vetëm tre të lënduar që u shtruan në Spitalin e Traumës, ndërsa njëri prej tyre u arrestua. Të plagosurit janë Adelina Shehu, Adem Cara dhe Lindita Prodotuari. Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, ishte ditën e djeshme në Spitalin e Traumës, ku edhe vizitoi efektiven e lënduar dhe policët e tjerë.

DËSHMIA Efektivja Ina Nuka, vetëm 24 vjeçe, ka hyrë në Policinë e Shtetit katër vjet më parë. Ajo ka përfunduar studimet në Universite­tin e Sporteve dhe punën në Polici e ka nisur si pjesë e Patrullës së Përgjithsh­me. Vetëm në gjashtë muajt e fundit, Ina Nuka ishte emëruar te njësia “Shqiponja”. Në një intervistë për emisionin e Eni Vasilit në TCH, Nuka tre- goi se si ndodhi ngjarja.

“Ishim me shërbim te Parlamenti për protestën. Situata agravoi dhe turma nisi të shtynte. Isha në rreshtin e dytë dhe një nga këto plasëset më ra në trup dhe u mundova ta shmang me dorën e djathtë, pasi e kisha në pjesën e qafës”, tregoi Nuka, njëra prej 12 policëve të lënduar në protestë. Nga këta, dy efektivë patën dëmtime në duar, njëri ka humbur pjesërisht dëgjimin, ndërsa të tjerët kanë goditje nga sende të forta.

KRYEMINIST­RI Kryeminist­ri Rama takoi ditën e djeshme efektiven e lënduar, duke dalë garant se ajo do të dërgohej në Stamboll për të kryer operacioni­n e zëv- endësimit të gishtërinj­ve. Këtë, Kryeminist­ri e njoftoi përmes një postimi në “Facebook”. “Ina është një vajzë fantastike, që i përballon me buzëqeshje­n e njeriut superkuraj­oz pasojat e krimit brutal mbi të. Në Policinë e Shtetit ajo s’ka hyrë për të bërë një punë, po për një pasion të ushqyer me nota të larta në shkollë e me stërvitje të përditshme në vijim. Sapo i thashë se gjithçka po bëhet gati për një operacion të gjatë e të vështirë në Stamboll dhe do ta nisim nesër. Më kërkoi t’i premtoj se kur të rimarrë kontrollin mbi duart, do të bëjmë një ndeshje basketboll­i. Patjetër Ina, të shkuara dhe krenar për ty”, shkruan Rama.

 ??  ?? Momenti i plagosjes së efektives 24- vjeçare
Momenti i plagosjes së efektives 24- vjeçare
 ??  ?? Ina Nuka
Ina Nuka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania