Panorama (Albania)

Përplasja me Policinë, në pranga 11 protestues

Mes të arrestuarv­e, një vajzë 30- vjeçare dhe një minoren

-

Policia e Tiranës ka arrestuar 11 protestues ditën e djeshme pas përshkallë­zimit të protestës së banorëve të "Unazës së Re", që preken nga projekti i zgjerimit të rrugës.

12 efektivë policie u plagosën nga përplasja mes protestues­ve dhe uniformave blu, ndërkohë që këto të fundit ishin të papërgatit­ur në mjete për përballimi­n e sulmeve me kapsolla dhe sende të forta. Burimet thonë se për protestën u angazhuan rreth 2 mijë policë, që megjithatë nuk e menaxhuan në mënyrën e duhur situatën. Pas përfundimi­t të përplasjes, Policia reagoi duke arrestuar 11 protestues, ku mes tyre janë një vajzë 30- vjeçare dhe një adoleshent. Gjithashtu, mes të arrestuarv­e është edhe një person tjetër i shpallur në kërkim për tubime të paligjshme. "Policia e Tiranës, pas përshkallë­zimit të protestës përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, protestë e cila u përshkallë­zua në akte dhune, ku për pasojë u plagosën 12 punonjës policie, mes tyre dy në gjendje më të rëndë, si dhe u lënduan lehtë 3 protestues, informon se Shërbimet e Policisë Tiranë kanë shoqëruar 11 shtetas", shkruante një njoftim i Policisë së Tiranës ditën e djeshme pas mesditës. "Nga tërësia e veprimeve të para hetimore të kryera nga specialist­ët për hetimin e krimit, nën drejtimin e Prokuroris­ë u bë arrestimi në flagrancë i tyre dhe konkretish­t: Alban Ahmetcenaj, 36 vjeç; P. A., 17 vjeç; Fluturim Goleci, 30 vjeç; Rruzhdi Daci, 53 vjeç; Marsel Villari, 28 vjeç; Erjona Dozhani, 30 vjeç; Lulzim Dozhani, 45 vjeç; Dorjan Protoduari, 30 vjeç ( i shpallur më parë në kërkim nga Komisariat­i i Policisë nr. 6, për veprën penale "Organizimi dhe pjesëmarrj­a në grumbullim­e dhe në manifestim­e të paligjshme"); Ali Nalic, 35 vjeç; Amarildo Sinanaj, 30 vjeç; Shpati Bilbili, 31 vjeç", vijon më tej Policia. Të arrestuari­t akuzohen për veprat penale "Plagosje e rëndë me dashje", "Organizimi dhe pjesëmarrj­a në grumbullim­e dhe në manifestim­e të paligjshme", "Prishje e rendit dhe qetësisë publike" si dhe "Goditja për shkak të detyrës". Policia njoftoi dje gjithashtu se do të vijojë puna për identifiki­min dhe shoqërimin e personave të tjerë, që kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë. Për këtë arsye, janë marrë pamjet filmike të godinës së Parlamenti­t dhe bizneseve përreth. Gjithashtu, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet gjithashtu për rastin dhe ka marrë në pyetje efektivët e Policisë që u plagosën dhe u trajtuan në Spitalin e Traumës. Policia bëri thirrje ditën e djeshme ndaj protestues­ve dhe përfaqësue­sve të partive politike, që të distancohe­shin nga dhu- na dhe nga goditjet ndaj punonjësve të Policisë. "Policia e Shtetit është e vendosur për të mos toleruar akte të tilla dhune ndaj punonjësve të Policisë si dhe për të mos lejuar më bllokimin e rrugës, duke penguar qarkullimi­n e lirë të qytetarëve dhe të automjetev­e", përfundont­e njof- timi. Prej më shumë se 20 ditësh, disa banorë të zonës së "Unazës së Re" kundërshto­jnë me protesta dhe bllokim rrugësh projektin për zgjerimin e "Unzës së Re" dhe ndërtimin e disa mbikalimev­e. Projekti prek rreth 300 banesa, pjesa më e madhe e të cilave nuk janë legalizuar, apo janë në proces legalizimi. Banorët e këtyre banesave pretendojn­ë se nuk do t'u jepet dëmshpërbl­im. Kjo ka bërë që prej 20 ditësh të dalin në protesta, duke bllokuar rrugët. Kohët e fundit, protestës i janë bashkuar edhe deputetë të opozitës dhe përfaqësue­s të caktuar të shoqërisë civile.

 ??  ?? Policia, gjatë arrestimev­e pas protestës
Policia, gjatë arrestimev­e pas protestës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania