Panorama (Albania)

Mesazhi i Presidenti­t: Palët të gjejnë dialog, të izolohen nxitësit e dhunës

- Presidenti Meta

Presidenti Meta ka kërkuar dialog ndërmjet palëve për gjetjen e një zgjidhjeje ndërmjet banorëve që preken nga zgjerimi i Unazës së Re të Tiranës dhe qeverisë. Tensionimi i situatës gjatë protestës së djeshme ka bërë që të reagojë edhe Presidenti i Republikës, i cili bëri apel për distancim nga dhuna. Nëpërmjet një deklarate për media, theksohet se: "Presidenti Meta shpreh keqardhjen më të thellë për aktet e dhunshme të shfaqura gjatë kësaj proteste dhe u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të shmangin çdo përplasje dhe të vendosin sa më parë një dialog institucio­nal, në mënyrë që ankesat e banorëve të shqyrtohen duke i dhënë një zgjidhje kësaj situate. Pasi u njoh me raportimet, se disa efektivë të Policisë së Shtetit dhe protestues paqësorë janë lënduar sot para Kuvendit të Shqipërisë, Presidenti i Republikës shpreh keqardhjen më të thellë dhe u uron shërim sa më të shpejtë". Krahas kësaj, në komunikatë­n për media, Meta shprehet se të gjitha palët duhet të distancohe­n nga dhuna duke i kërkuar politikës që të tregohet e kujdesshme dhe të japë mesazhe dialogu. "Presidenti Meta dënon aktet e dhunshme dhe iu bën thirrje të gjitha palëve të distancohe­n menjëherë nga dhuna dhe të bëjnë maksimumin për të shmangur konfliktin dhe gjuhën e forcës së përdorur në këtë çështje. Presidenti Meta gjen rastin t'u bëjë apel sërish institucio­neve shtetërore të zbatojnë me përpikëri procedurat ligjore dhe kërkon urgjentish­t rivendosje­n e dialogut me banorët e prekur nga ky projekt për të gjetur një zgjidhje të drejtë për të gjithë qytetarët dhe interesin publik. Gjithashtu, Presidenti i Republikës i bën thirrje politikës të tregohet e kujdesshme dhe të japë mesazhe bashkëpuni­mi e dialogu, ndërkohë që nxitësit e dhunës duhet të izolohen", shprehet në komunikatë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania