Panorama (Albania)

Protesta, Rama: U tejkalua vija e kuqe, s'ka kompensim për ndërtimet pa leje

Ultimatumi nga kreu i qeverisë: Kush ka ngrehina, të largohet sa më shpejt që aty, të mos na dalë përpara

- ERVIN KOÇI

Plagosja e efektives së Policisë, e cila humbi gishtat e njërës dorë, u cilësua nga Kryeminist­ri Rama si tejkalim i vijës së kuqe.

Ditën e djeshme Rama vizitoi në Spitalin e Traumës efektiven e Policisë Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur gjatë protestës së djeshme të banorëve të Unazës së Re përpara ambienteve të seancës plenare. "Besoj që çdo prind dhe çdo familje e parafytyro­n se çfarë do ndjente nëse vajza 24- vjeçare do kthehej në shtëpi pa gishtat e dorës, të këputur. Kjo është një situatë që nuk ka ndodhur në Shqipëri, qysh kur kanë filluar prishjet masive për interes publik, që nga parku "Rinia" dhe me radhë. Pavarësish­t kush ka qenë në qeveri, është hera e parë që një parti politike merr përsipër, bashkë me një grup njerëzish, - ku ka një pjesë që janë zaptues profesioni­stë trojesh dhe një pjesë tjetër janë të ngatërruar e të keqkuptuar pa lidhje, kundër interesit publik, - për të frenuar zhvillimin e një vepre që nuk kanë për ta frenuar dot. Prerja e gishtave të vajzës është vërtet një vijë e kuqe që është vendosur sot mes atyre që kanë marrë përsipër t'i kundërvihe­n ligjit dhe Policisë së Shtetit, që është në mbrojtje të ligjit dhe në mbrojtje të interesave publike dhe të komuniteti­t", u shpreh Rama.

SEANCA Ditën e djeshme, duke shfrytëzua­r foltoren e Kuvendit, Kryeminist­ri Rama i dha përgjigje situatës së krijuar për banorët e zonës së Astirit, të cilët po protestoni­n jashtë sallës së seancave plenare. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se protestues­it nuk janë pronarë dhe nuk do të zbatohet skema e dëmshpërbl­imit si në rastin e ish- pronarëve. "Në Unazën e Re, të gjithë këta që përmenda plus të tjerët që nuk i përmenda, kanë zaptuar prona të pronarëve të vjetër. Ku janë shoqatat e pronarëve? Ata që dalin dhe flasin për çdo gjë, duan edhe Amfiteatri­n e Butrintit t'ua kthejmë, pse nuk flasin sot? Sepse në fund të ditës, ata si pronarë të vjetër do marrin dëmshpërbl­imin, nuk do marrin këta që kanë zaptuar. Asnjë kokërr leku nuk kanë për të marrë këta. Ata do ta marrin dëmshpërbl­imin", tha Rama duke shtuar se në këtë zonë janë legalizuar 40 godina në periudhën korrik- shtator 2013, kohë në të cilën po bëhej tranzicion­i politik nga qeveria "Berisha" në atë "Rama 1". Duke komentuar qëndrimin e Lulzim Bashës për dëmshpërbl­imin e të gjithë ban- orëve, edhe atyre që janë pa certifikat­ë legalizimi, Rama u shpreh se kjo do të sillte kolaps financiar. "Një gjë di të them unë, nëse hapet kjo e nëse për një moment mendojmë çmendurinë që të dëmshpërbl­ejmë çdo zaptues të territorev­e me interes publik, nuk dalin më, nuk dalin më buxhetet e 25 viteve të ardhshme për të bërë një gjë, një më shumë sesa është bërë në të shkuarën", tha Rama. Kryeminist­ri Rama reagoi edhe ndaj akuzave të ngritura mbi çmimin e lartë të ndërtimit të Unazës së Re. Sipas tij, rruga po ndërtohet sipas standardit A, duke lëshuar edhe ultimatumi­n e tij për protestues­it. "Për ata të Unazës së Re, duhet të jetë shumë e qartë. Kush ka titull pronësie, do të marri dëmshpërbl­imin sipas ligjit dhe pikë, e do largohet që aty. Kush nuk ka titull pronësie dhe ka vetëm një strehim, do të marrë 3 vjet bonus qiraje. Kush pastaj ka ngrehina të kategorisë së Bashkimit, Kujtimi, Agronit, Edmondit, Ramazanit, të largohet sa më shpejt që aty, të mos na dali përpara", tha Rama

 ??  ?? Kryeminist­ri Rama, dje në seancën plenare
Kryeminist­ri Rama, dje në seancën plenare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania