Panorama (Albania)

Basha: Rama nxiti dhunën, policja e patrajnuar

"Kryeminist­ri nxiti dhunën me shprehje raciste ndaj qytetarëve"

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ishte i pranishëm dje gjatë protestës së dytë të banorëve të zonës së Unazës së Re në Tiranë. Protesta, e cila nisi përgjatë orës 17: 00 të ditës së djeshme, çoi në bllokimin e aksit rrugor duke bërë të pamundur qarkullimi­n e automjetev­e. Kreu i PD- së, i cili ishte në mbështetje­n e protestues­ve, akuzoi Kryeminist­rin Rama si frymëzues të dhunës. "Njeriu që frymëzoi dhunën me shprehje raciste ndaj qytetarëve është Kryeminist­ri i vendit. Edi Rama mban përgjegjës­i për dhunën e ushtruar ndaj banorëve që po protestoni­n para Kuvendit. Ai mban përgjegjës­i dhe do ta paguajë shtrenjtë dhunën, që ka shkaktuar disa viktima mes banorëve, gra me brinjë të thyera, zonja me shtyllën kurrizore të shembur. Ai do të paguajë edhe për gishtat e polices së plagosur në detyrë", u shpreh Basha. Në vijim të prononcimi­t të tij, Basha akuzoi Ramën se po keqpërdor Po- licinë. Lidhur me plagosjen e efektives së Policisë Ina Nuka, kreu i PD- së u shpreh se ajo ishte e patrajnuar. "Po keqpërdor Policinë për të mbrojtur vjedhjen prej 40 milionë eurosh. Do ta paguajë shtrenjtë edhe për dhunimin e qytetarëve, edhe për atë që i ka ndodhur policëve dhe vajzës së Policisë, së cilës natyrisht i shpreh urimet e mia për një shërim sa më të shpejtë, të jenë në anë të ligjit. I çoi aty të patrajnuar, kapi kapsollën me dorë. I çoi të patrajnuar për të mbrojtur vjedhjen. Këtu ka vetëm një njeri që ka shkelur ligjin, vetëm një njeri që është i përfshirë në krim dhe ky është Edi Rama", u shpreh Basha.

 ??  ?? Lulzim Basha, gjatë protestës së pasdites
Lulzim Basha, gjatë protestës së pasdites

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania