Panorama (Albania)

Berisha: Asnjë iluzion për këtë qeveri, rruga e vetme është përballja

-

Ish- Kryeminist­ri Berisha tha dje se nuk duhet të ketë asnjë iluzion me qeverinë aktuale dhe se rruga e vetme është përballja me të. Duke folur në seancën paralele për buxhetin e 2019- s të organizuar nga Partia Demokratik­e, ishKryemin­istri tha se vendi është kthyer në një megapirami­dë. "Vendi qeveriset nga një kriminel skizofren. Ai ka një energji të pashtershm­e negative. Ne duhet të ngrihemi që të largojmë narkoqever­inë sepse po vret shqiptarët dhe po vret biznesin. Narkoshtet­i blen politikanë, bën ligje, dikton konkurrenc­ën. Duhet të përballemi me këtë qeveri dhe s'duhet të kemi asnjë iluzion, përballja është rruga e vetme me këtë qeveri. Sa më shumë vonohemi, aq më e lartë bëhet kostoja për shqiptarët", tha Berisha. Sipas tij, ekonomia shqiptare ka hyrë në një kolaps të plotë. "Shqipëria sot është piramidë në kuptimin e biznesit. Imagjinoni për një moment të 6 buxhetet së bashku. Kemi të bëjmë me një piramidë financiare të rrezikshme, identike me piramidën greke. Borxhi publik arrin në 85 për qind. Më në fund, Banka e Shqipërisë shprehu qëndrimin e saj, të gjitha PPP- të e llojit të Edi Ramës janë borxh, nga 85% borxhi do të shkojë në 100%. Kjo ekonomi me këtë zhvillim mizerabël, që ka nuk do ta përballojë dot", tha Berisha. Sipas tij, vendi kontrolloh­et nga bandat që kontrolloj­ë ekonominë dhe politikën e vendit. "Kjo ekonomi është drejt kolapsit dhe do të na zërë të gjithëve brenda. Kjo piramidë drejtohet nga organizata më kriminale e të gjitha kohërave. Kjo qeveri që ndërton këtë megapirami­dë, është e lidhur me qindra banda që kontrolloj­në ekonominë dhe politikën", tha Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania