Panorama (Albania)

Sandër Lleshi merr 77 vota si ministër

- ARISTIR LUMEZI

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në parim me 77 vota pro projektbux­hetin për vitin 2019 dhe ligjet fiskale që e shoqërojnë atë, pa praninë e opozitës.

Për vitin e ardhshëm, qeveria parashikon të mbledhë 486.5 miliardë lekë në buxhetin e shtetit, ndërsa parashikoh­et rritje e pagave për 65 mijë punonjës të sektorit të Shëndetësi­së, Arsimit dhe Mbrojtjes. "Buxheti do të rrisë pagat në Shëndetësi me 7%. Gjithashtu, rritje prej 7% planifikoh­et edhe në arsim. Ndërsa Mbrojtja do të përfitojë një rritje nga 1019%, sistemi peniteciar 7% dhe një rritje prej 20% për diplomatët", u shpreh ministri i Financave Arben Ahmetaj. Ministri i Ekonomisë dhe Financave tha dje në Parlament se në vetëm dy vite pagat për këto dy kategori janë rritur me 20%. "Po rrisim pagat, po rrisim dhe pensionet. E imagjinoni që riskonin në 2013 që t'i ulnim pagat, t'i ulnim pensionet dhe nuk e bëmë. Dhe sot, ata që rrezikuan Shqipërinë në një ngrehinë piramidale të dytë, vijnë dhe flasin. Por për 2 vjet pagat e arsimtarëv­e janë rritur me 20% gati dhe maxhoranca ka premtuar rritje me 40% deri në fund të mandatit. E kemi në planin afatmesëm të rrisim pagat e mjekëve dhe arsimit në vazhdimësi për të kapur 40%, atë që kemi thënë për arsimtarët", tha ministri. Investimet publike parashikoh­en 88.8 miliardë lekë pa përfshirë ndërtimin e 4 rrugëve me koncesion. Për vitin e ardhshëm, qeveria parashikon që të marrë hua të re 32.9 miliardë lekë, ose sa 1,9% e prodhimit kombëtar. Por, për shkak të rritjes ekonomike, të cilën qeveria e parashikon 4.3%, borxhi publik pritet të ulet nën 65% të prodhimit kombëtar. Më tej, ministri Ahmetaj tha se shifrat tregojnë se aktualisht vendi ka nivelin më të ulët të papunësisë në rajon. "Jemi larg asaj që presim, por jemi vendi me papunësinë më të ulët në rajon. Në krahasim me rajonin, vendi me papunësinë më të ulët. Shifra 234 mijë në mandatin e parë të kësaj qeverie është shpresë për ata të regjistrua­r të papunë, që të shohim rritje drastike të pagës mesatare. Sfida është të fillojë të rritet cilësia e pagës", përfundoi Ahmetaj. Më tej, Ahmetaj u shpreh se "Janë 13 tremujorë rresht që konsumi rritet. Konsumi vjen ashtu siç thotë Banka Botërore, ashtu siç thotë edhe FMN- ja, nga përmirësi-

Kuvendi i Shqipërisë votoi dje me 77 vota pro dekretin e Presidenti­t Meta, që emëron Sandër Lleshin ministër të Brendshëm. Lleshi pritet të bëjë betimin para Presidenti­t të Republikës në ditët në vijim, për të marrë de jure detyrën e ministrit të Brendshëm. Një javë më parë, Presidenti Meta dekretoi Sandër Lleshin si ministër, pas dy javësh debat mes institucio­nit të Presidencë­s dhe Kryeminist­risë. Meta nuk e dekretoi kërkesën e parë të Kryeminist­ri Rama për Sandër Lleshin si ministër, duke u shprehur se nuk kishte krijuar bindjen e plotë për këtë kandidatur­ë. Kryeminist­ri Rama e ridërgoi kërkesën për dekretim në Presidencë, pasi e emëroi Sandër Lleshin zv. ministër të Brendshëm. Pasi mori informacio­net e duhura nga ministria e Mbrojtjes për gjeneral Lleshin, Presidenti Meta e çdekretoi atë si ushtarak aktiv, duke treguar se kjo ishte pengesa kushtetues­e që e kishte detyruar të mos e dekretonte ministër. Pak orë pas lirimit si ushtarak, Presidenti Meta të premten e shkuar dekretoi Sandër Lleshin ministër të Brendshëm. mi i tregut të punës. 234 mijë të punësuar. Eksportet e mallrave janë rritur me 16% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Eksportet nuk kanë qenë kurrë me dy shifra. Po pse rritet me dy shifra?! Rritet për shkak të zgjerimit të aktiviteti­t ekonomik dhe konkurrues­hmërisë së ekonomisë së vendit", nënvizoi ai. Sipas Ahmetaj, megjithëse leku u vlerësua me 10%, eksportet u rritën me 16%. "Jemi larg krizës greke të lënë me qëllim", u shpreh Ahmetaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania