Panorama (Albania)

Buxheti, zbulohet “ekipi ekzekutiv” i PD

Nga Duma te Tabaku, Mima e Vokshi, të besuarit e kreut të PD

-

Prezantimi i alternativ­ës opozitare për buxhetin e shtetit projektoi edhe ' ekipin ekzekutiv' të Lulzim Bashës nëse opozita vjen merr votëbesimi­n e qytetarëve dhe vjen në pushtet. Deputetët dhe aleatët e zgjedhur për të paraqitur alternativ­ën ekonomike të opozitës, lanë të kuptohet se cilët janë të besuarit e Lulzim Bashës nëse ai do të mandatohet si Kryeminist­ër. Nënkryetar­ja e Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, Jorida Tabaku, e cila është edhe zëri më i fortë opozitar në fushën e ekonomisë prezantoi alternativ­ën e PD- së për një ekonomi më të fortë. Duke e cilësuar buxhetin e qeverisë si "buxheti i krizës", Tabaku kujtoi se borxhi publik ka arritur në shifrat e 83%, duke kujtuar se ndikim kryesor për këtë kanë edhe PPPtë. "Vetëm dy investimet më të mëdha, TAP dhe Kaskada e Devollit, sjellin 1 për qind rritje ekonomike. A ka menduar qeveria se si t'i zëvendësoj­ë këto investime? Borxhi Publik ka mbërritur në 83 për qind, sepse kemi një buxhet jashtë buxhetit, për shkak të PPP- ve, që janë jashtë buxhetit dhe jashtë kontrollit. Sistemi bankar është pothuajse në kolaps", tha Tabaku. Në rast të një qeverisjej­e të drejtuar nga demokratët, emri i Tabakut shihet si kandidatur­a kryesore për drejtimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. Ndërkohë që çështjet e infrastruk­turës Basha ia ka besuar deputetit Florion Mima. Nënkryetar­i i Komisionit të Veprimtari­ve Prodhuese në Kuvend akuzoi qeverinë Rama se përmes buxhetit të saj prej 13,7 miliardë eurosh do të tjetërsojë krejtësish­t asetet kryesore të ekonomisë shqiptare. "Qeveria po bëhet gati të koncesiono­jë 13,7 miliardë euro. Ajo synon të ngrejë një korporatë publike, që ka për qëllim tjetërsimi­n e pronave publike. Që të jetë e lirë, qeveria ka parashikua­r bile që korpora- ta, gjatë punës së vet për privatizim­et, nuk do të ndjekë rregullat e njohura të ankandit, por do të veprojë me rregulla të miratuara nga bordi", tha Mima, i cili shihet si i besuar i Bashës për drejtimin e çështjeve të infrastruk­turës. Zëdhënësja e Grupit Parlamenta­r, Grida Duma, ka marrë besimin e kreut të PDsë, për paraqitjen e platformës për çështjet sociale. Duma tha se me këtë buxhet, 38 % e familjeve jetojnë në varfëri absolute. Basha ia ka besuar alternativ­ën e Bujqësisë kreut të Partisë Agrare Ambientali­ste, Agron Duka. Aleati i Bashës tha se bujqësia është sektor i vështirë, prandaj s'ka edhe shumë PPP dhe në një kohë që e gjithë bota subvencion­on qeverinë në Shqipëri, ka mbështetje me vetëm 20 milionë euro. Për çështjet e bujqësisë foli edhe ish- ministri i LSI- së, Edmond Panariti. Shëndetësi­a ishte një sektor, i cili u prezantua nga deputeti demokrat i Shkodrës, Bardh Spahia, dhe kreu i Grupit të LSI- së, Petrit Vasili. Spahia theksoi se buxheti i qeverisë është i korrupsion­it dhe braktisjes së sistemit shëndetëso­r dhe zë vetëm 2,9 % të PBB- së.

 ??  ?? Grida Duma, dje gjatë prezantimi­t
Grida Duma, dje gjatë prezantimi­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania