Panorama (Albania)

Kontaktet me një të dënuar rrezikojnë prokurorin Kurti

KPK rihapi hetimet ndaj prokurorit me kërkesë të tij

-

Prokurori i Prokuroris­ë së Tiranës, njëherësh edhe kandidat për KLP, Shpëtim Kurti, duket se është shumë pranë shkarkimit nga detyra, pasi KPK- ja konstatoi se ai ka fshehur pasurinë dhe ka kontakte të papërshtat­shme me persona me rekorde kriminale.

Ai u përball dje me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it në seancën dëgjimore. Hetimi për prokurorin ishte kryer vetëm në kriterin e pasurisë, por me kërkesën e Kurtit, më 4 korrik të 2018- s, KPK- ja ka rihapur hetimin, duke hetuar për pastërtinë e figurës, për të cilën është konstatuar si i papërshtat­shëm. "Hetimi është kryer vetëm në dy kriteret e rivlerësim­it, atë të pasurisë dhe pastërtisë së figurës. Theksojmë se, pas disa muajsh hetime, KPK- ja ka mbyllur procesin për prokurorin, vetëm në kriterin e pasurisë. Në korrik, Komisioni e ka hapur sërish hetimin me kërkesë të prokurorit, duke kryer edhe një hetim tjetër për pastërtinë e figurës", tha relatori. Në lidhje me kriterin e pastërtisë së figurës, Drejtoria e Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r ka dorëzuar një raport me konstatimi­n se Kurti është i papërshtat­shëm për vazhdimin e detyrës, ndërsa argumenton se ai ka pasur kontakte me një person, i cili ka qenë i proceduar penalisht dhe është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 5 vite burg. "DSIK- u ka konstatuar se subjekti ka pasur kontakte të papërshtat­shme, në më shumë se një rast. Dyshohet se ky subjekt ka dyshime se mund të përfshihet në krimin e organizuar. Për këtë, konstatohe­t papërshtat­shmëria e tij. DSIK- u ka përcjellë një raport tjetër të përditësua­r, ku konstatohe­j se subjekti ka pasur kontakte me persona të proceduar", tha Hamitaj. Ndërkohë, në lidhje me këtë kriter, Komisioni ka marrë në konsiderat­ë edhe 3 denoncime të mbërritura. Në denoncimin e parë thuhet se prokurori është i korruptuar dhe se është pjesë e një grupi kriminal të trafikut të njerëzve. Në denoncimin e dytë thuhej sërish se prokurori është i korruptuar dhe se ka lidhje me krimin. Ndërkohë, në denoncimin e 3- të thuhej se ka lidhje me krimin, kryesisht të personit me iniciale H. M. dhe se ka ndihmuar në mbylljen e proceseve ndaj tij. Për të veri- fikuar këto ankesa, KPK- ja ka marrë dosjet hetimore të grupit, pjesë e të cilit ka qenë edhe shtetasi H. M.. Së pari, Komisioni ka shqyrtuar dosjen numër 8 të vitit 2006, e hetuar fillimisht për rreth një vit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe e kaluar për kompetencë në Prokurorin­ë e Gjirokastr­ës, ku edhe çështja është pushuar përfundimi­sht. Në kuadër të hetimeve dhe përgjimeve të bëra grupit, ndër të tjera, tha relatori, ka ekzistuar edhe një mesazh i dërguar nga H. M., te një person tjetër me tekstin: Shpëtim Kurti dhe një numër telefoni. Së dyti, Komisioni ka shqyrtuar edhe një dosje të vitit 2013, e hetuar sërish nga Krimet e Rënda, për t'u kaluar më vonë në Prokurorin­ë e Tiranës, pasi nuk ishte vërtet- uar akuza e "Grupit të strukturua­r". Në shtator të 2013- ës, Prokuroria e Tiranës ka nisur procedimin penale për shtetasin H. M., ndërsa pas hetimit ky shtetas dhe persona të tjerë janë dërguar në gjykatë. H. M. është dënuar me 5 vite burg, ndërsa nga shqyrtimi i bërë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it është konstatuar se prokurori i çështjes ka kryer hetime të cunguara për dosjen në fjalë. Ndërkohë, ka kërkuar kthimin e sendeve personale, konkretish­t të tre telefonave, si objekte që nuk përkisnin të pandehurit. Relatori Lulzim Hamitaj theksoi se hetimi për këtë dosje është pasiv dhe joefikas, ndërsa shtoi se prokurori i çështjes ka kërkuar dënimin minimal të të pandehurit, me argumentin se ata kishin shfaqur pendesë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania