Panorama (Albania)

Pezullimi nga Llalla vë në dyshim karrierën e prokurorit Artur Selmani

- Tom Ndreca

Ditën e djeshme, në Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it ishte prokurori i Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, Artur Selmani. Kujtojmë se prokurori Selmani ishte edhe një nga shtatë kandidatët për Prokuror të Përgjithsh­ëm të Përkohshëm. Me një karrierë të gjatë në organin e akuzës, prokurori Selmani u përball dje me trupën gjykuese të përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja. KPK- ja vuri në pikëpyetje karrierën e prokurorit Selmani, pasi një raport i DSIKut thoshte se ai është i papërshtat­shëm për vazhdimin e detyrës. Bëhej fjalë për pretencën e dosjes së Masakrës së Coles në Vlorë, ku Selmani, i sapocaktua­r në atë kohë prokuror i dosjes, është akuzuar nga familjarët e viktimave se ka favorizuar të pandehurit duke ua rikualifik­uar veprat penale për të cilat akuzoheshi­n. Përkundër këtyre, prokurori Selmani tha në seancë se ai ka një karrierë të gjatë në organin e akuzës dhe ka hetuar çështje me rëndësi si dosja "Hajdari" apo edhe tenderin e pasaportav­e kur në krye të Ministrisë së Brendshme ishte kreu i tanishëm i opozitës, Lulzim Basha. "Kam hetuar Lulzim Bashën për tenderin e pasaportav­e, Ndreun dhe Arben Ndokën kur u godit një de- putet. Prokurori i Përgjithsh­ëm më urdhëroi të publikoja videon kur u godit një deputet. Më larguan, më transferua­n te Prokuroria e Tiranës", ka thënë Selmani në seancë, duke iu referuar edhe publikimit të videos nga kamerat e sigurisë së Kuvendit kur u sulmua deputeti i PD- së, Gent Strazimiri, nga dy ish- deputetët e PS- së, Arben Ndoka dhe Armando Prenga. Problem për Selmanin janë dhe deklarimet se ka fituar 10 mijë dollarë në baste sportive për tre vjet, duke nënkuptuar se kjo cenonte figurën e tij. "Subjekti i rivlerësim­it ka deklaruar se ka fituar nga lotaritë sportive shumën prej 10 mijë dollarësh, në 3 vite. Konkretish­t, në vitet 2006, 2007 dhe 2008", relatoi Etleda Çiftja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania