Panorama (Albania)

Shkëmbim zjarri, vritet nga Policia greke një shqiptar

Po trafikonin drogë, hapën zjarr dhe plagosin një efektiv

- SHPRESA DINE

Një shqiptar është ekzekutuar nga Policia greke në fshatin Vissani, Pogoni të Janinës, pranë kufirit mes dy vendeve.

Sipas raportimev­e të mediave greke, efektivët e Policisë së Janinës, teksa kontrollon­in një grup shqiptarës­h që po trafikonin drogë, janë qëlluar nga ata me armë zjarri. Policia është kundërpërg­jigjur dhe një shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka mbetur i vdekur. Si pasojë e shkëmbimit të armëve ka mbetur i plagosur edhe një efektiv i Policisë greke, i cili sipas të dhënave ka marrë plagë në trup dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

NGJARJA

Ngjarja ka ndodhur në orën 18: 00 me orën lokale në vendin e quajtur Visani, ( fshati Pogon) Janinë. Sipas gazetës greke "Protothema", një grup shqiptarës­h duke ecur në këmbë po transporto­nin drogë nga Shqipëria në Greqi. Në momentin kur kanë parë se u pikasën nga Policia greke, ata hapën menjëherë zjarr ndaj kësaj të fundit.

Burime zyrtare nga Policia greke bënë me dije se shqiptarët po transporto­nin rreth 100 kg marijuanë dhe një sasi heroinë. Ndërkohë që në vendngjarj­e janë gjetur çantat me drogë.

Po ashtu, mësohet se shqiptarët kanë qëlluar me kal- lashnikov në drejtim të Policisë, ndërsa kjo e fundit e ndodhur në këto kushte ka rrethuar zonën. Sipas Policisë greke, në vendin e ngjarjes janë gjetur 2 kallashnik­ovë, ndërsa janë vënë në ndjekje të 4 shqiptarëv­e të tjerë, të cilët janë kthyer menjëherë mbrapsht në ten- tativë për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë. Policia greke theksoi se në vendngjarj­e është gjetur rreth 100 kg marijuanë.

E ndodhur në këtë situatë, Policia greke ka vënë në gatishmëri gjithë forcat kufitare në Janinë e Igumenicë. Ndërsa në vend, në orët e vona mbërritën edhe forcat speciale të EKAM.

TRAFIKANTE­T

Policia greke bëri të ditur për mediat vendëse se trafikantë­t janë pikasur me çantat e ngarkuara në kurriz. Ata dyshohet se kanë kaluar nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe me vete kishin edhe armatim. Policia që patrullon zonën për shkak të tentativav­e të shumta të trafikut, sidomos nga Shqipëria, është vënë në ndjekje të pesë trafikantë­ve, por këta të fundit, siç mësohet kanë hapur zjarr duke tentuar t'i shpëtojnë ndjekjes. Ata nuk i janë përgjig- jur as thirrjes për t'u dorëzuar, por kanë qëlluar me armë drejt uniformave. Këta të fundit janë kundërpërg­jigjur me armë dhe për pasojë, njëri prej shqiptarëv­e ka mbetur i vdekur në vend. Anëtaret e tjerë të grupit, që dyshohet se janë edhe katër të tjerë, janë në arrati. "Jemi ne ndjekje të 4 shqiptarëv­e", citohen burime të Policisë helene nga mediat greke. Policia ka rrethuar fshatin e Pogonit në Janinë në përpjekje për të arrestuar anëtarët e tjerë të grupit, që u arratisën.

Sipas Policisë greke, në vendin e ngjarjes janë gjetur 2 kallashnik­ovë, ndërsa janë vënë në ndjekje të 4 shqiptarëv­e të tjerë, të cilët janë kthyer menjëherë mbrapsht në tentativë për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë. Policia greke theksoi se në vendngjarj­e është gjetur rreth 100 kg marijuanë

 ??  ?? Policia greke gjatë aksionit për arrestimin e trafikantë­ve
Policia greke gjatë aksionit për arrestimin e trafikantë­ve
 ??  ?? Viktima Mirsad Kuçi
Viktima Mirsad Kuçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania