Panorama (Albania)

Vrau nipin për qenin, 30 vite burg për 63- vjeçarin

-

SHKODER - Vrau nipin me thikë për qenin, 30 vite burg për 63- vjeçarin Bujar Kuçi. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dje vendimin për ngjarjen e ndodhur në shtator të vitit të kaluar në qytetin e Shkodrës, ku Bujar Kuçi vrau nipin e tij, Mirsad Kuçi. 33- vjeçari, babai i dy fëmijëve, u qëllua disa herë me thikë pas një konflikti të ashpër mes tyre. Gjithçka ndodhi në kuzhinën e banesës së Mirsadit, ndërsa konflikti me xhaxhain e tij, që jeton në banesën ngjitur me të, ka nisur për qenin e 33- vjeçarit. Në dëshminë e dhënë para Gjykatës, 63- vjeçari ka pranuar se është ai autori, por ka pretenduar se është dhunuar nga nipi dhe vëllai, duke shtuar se gjithçka e ka bërë për vetëmbrojt­je. Kuçi nuk ka nguruar ta quajë nipin si jonormal, ndërsa ka treguar se çdo gjë nisi për një qen. "Gjithçka nisi në moment, vetëm për qenin që kishte blerë Mirsadi për djalin e tij. Qeni dëmtonte këpucët dhe bënte rrëmujë në shtëpinë e time", shtoi Kuçi. Ky i fundit, shtoi se nuk ka pasur asnjëherë sherr me nipin, ndërsa me vëllain nuk fliste prej vitesh dhe shkak ishin bërë çështje të punës. Më tej, i pandehuri tregon me detaje gjithçka ndodhi, duke thënë se ishte dhunuar rëndë, duke futur në skenë edhe bashkëshor­ten, që sipas tij, ishte dhunuar nga nipi dhe vëllai. "Po më dhunonin rëndë, nuk kisha si të mbrohesha. Në momentin e parë që pata mundësinë, mora një thikë në kuzhinë dhe e godita. Gjithçka e kam bërë për vetëmbrojt­je, pasi kishte arritur në atë pikë ku ' ose ai, ose unë', ndaj reagova në atë mënyrë. Pas goditjes jam ulur dhe nuk kam bërë asgjë. Pas kësaj, vëllai i revoltuar duke më ofenduar, merr djalin dhe e nxjerr jashtë", tha Bujar Kuçi. Sipas të pandehurit, bashkëshor­tja e tij në momentin kur po ndodhte sherri ka ardhur nga puna, por ajo nuk ka mundur të futet brenda, sepse Faiku e ka goditur me shpullë. Në fund të dëshmisë, Kuçi e pranon se është ai vrasësi. Ngjarja ndodhi më 23 shtator 2017, rreth orës 15: 00, në qytetin e Shkodrës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania