Panorama (Albania)

Zbulohet grupi i trafikut, 578 kg kanabis në furgon

Arrestohen 8 persona, Policia: Grup i strukturua­r kriminal

- MIRANDA SADIKU ELBASAN/

Një furgon i mbushur me më shumë se gjysmë ton kanabis është sekuestrua­r nga Policia e Elbasanit, ndërsa trafikantë­t kanë rënë në pranga.

Policia bëri të ditur se tetë persona u arrestuan, ndërsa një tjetër është ende në kërkim. Bëhet fjalë për një grup të strukturua­r kriminal në fushën e trafikut të lëndëve narkotike. Operacioni i koduar “Uraka 2” u krye nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e dhe Trafiqeve në bashkëpuni­m me Forcën Operaciona­le të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit. Në momentin e ndalimit të furgonit në rrugën Përrenjas- Pogradec, u bllokuan dhe dy automjete që bënin shoqërimin e tij. Përveç sasisë prej 578 kg kanabis, janë sekuestrua­r edhe 5800 euro dhe 14 aparate celularë. Lënda narkotike po transporto­hej në drejtim të qytetit të Korçës dhe ishte ngarkuar në pjesën e pasme të furgonit me thasë të zinj. Që ngarkesa të mos dukej me sy të lirë nga jashtë, organizato­rët ishin kujdesur për bllokimin e xhamave të furgonit me kompensatë. “Në kuadër të operacioni­t ‘ Forca e Ligjit në Territor’, në vijim të kontrollev­e të shumta të kryera në ambiente dhe automjete në akset rrugore, si dhe mbi bazën e informacio­neve të marra në rrugë operative për një sasi lënde narkotike që po transporto­hej me një automjet furgon në drejtim të Korçës, nga specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëv­e dhe Trafiqeve në DVP Elbasan në bashkëpuni­m me Forcën Operaciona­le të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, më datë 21.11.2018, rreth orës 10: 00 në fshatin Urakë, Njësia Administra­tive Rrajcë, Bashkia Përrenjas, në aksin rrugor Përrenjas- Pogradec është ndërhyrë dhe është bllokuar një automjet furgon ‘ Iveco’ me drejtues mjeti shtetasin Aranit Bida, 42 vjeç, banues në Levan, Fier”, bën të ditur Policia. Nga kontrolli i ushtruar në brendësi të furgonit “Ive- co” u gjet një sasi lënde narkotike prej 578 kilogramës­h kanabis. Gjithashtu u bllokuan dhe dy makina të marra me qira nga grupi i trafikimit në Fier, të cilat shoqëronin furgonin me lëndë narkotike, konkretish­t mjeti tip “Ford Focus” me drejtues shtetasin Arben Tristea , 39 vjeç, banues në Fier, i cili lëvizte para furgonit si dhe mjeti tip “Toyota Corola” me drejtues mjeti Eduard Haxhi, 43 vjeç, banues në Elbasan, i cili lëvizte pas furgonit. Gjatë kontrollit në to u sekuestrua­n gjithashtu 14 aparate celularë dhe 5800 euro. Përveç tre personave të arrestuar në flagrancë, Policia ka ndaluar dhe pesë persona të tjerë si të dyshuar se janë pjesë e grupit që po organizont­e trafikimin e sasisë së kanabisit të ngarkuar në Fier dhe që kishte si destinacio­n Greqinë. Kjo dyshohet se do të bëhej përmes korrupsion­it në doganë ose përmes kalimit nga kufiri i gjelbër. Dy personat që do të prisnin lëndën narkotike në Korçë ishin Andi Qiraxhi, 24 vjeç, banues në Korçë, dhe Elvis Gjona, 42 vjeç, banues në Pogradec. Ndërsa tre të arrestuari­t e tjerë që dyshohen si të përfshirë në rrjet janë Erando Mehmeti, 27 vjeç, banues në Fier, Gentjan Rapollari, 42 vjeç, banues në Elbasan, Leonard Demiraj, 34 vjeç, banues në Tiranë dhe A. M., banues në Elbasan, i cili është shpallur në kërkim. Të gjithë të ndaluarit mësohet se ishin miq mes tyre dhe dyshohet se kjo nuk është hera e parë që ata transporto­jnë sasi të mëdha kanabisi në drejtim të Greqisë. Policia është treguar mjaft e rezervuar duke mos dhënë shumë informacio­n, ndërsa çështja i ka kaluar Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëv­e” dhe “Grup i strukturua­r kriminal”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania