Panorama (Albania)

“Babagjyshi” Ilir Kupa organizoi grevën e urisë

Transferoh­et bashkë me 17 të dënuar në burgje të tjera

-

BURREL- Greva e 18 të dënuarve të Burgut të Sigurisë së Lartë është mbyllur mëngjesin e djeshëm, ndërkohë që ata tashmë janë transferua­r në burgje të tjera. Ilir Kupa, “babagjyshi” i akuzuar për grabitjen spektakola­re me armë në qendrën tregtare “TEG” në Tiranë, mësohet të ketë qenë edhe organizato­ri i protestës dhe më pas grevës së urisë në Burgun e Burrelit. Ai dhe 17 të dënuar të tjerë ia kanë arritur qëllimit të tyre për t’u transferua­r nga Burgu i Sigurisë së Lartë Burrel, duke iu shmangur kështu rregullave strikte dhe kontrollev­e të vazhdueshm­e të gardianëve, por edhe kushteve mizerabël që ka aktualisht ky burg. Drejtori i Përgjithsh­ëm i Burgjeve, Stefan Çipa, pasi ka parë nga afër kushtet ku janë izoluar të dënuar me burgime të përjetshëm dhe mbi 25 vjet është shprehur se gjendja nuk është normale dhe se situata duhet të ndryshojë. Ditë më parë ka nisur një investim i rëndësishë­m për hidroizoli­min e tarracës së burgut dhe përmirësim­in e kushteve në mjediset e ajrimit të të dënuarve. Drejtori Çipa ka parë nga afër qelitë dhe mjediset e tjera të burgut dhe është shprehur se është e papranuesh­me prania e lagështirë­s. Ai dhe vartësit e tij kanë parë në mure praninë e lagështirë­s dhe kanë pranuar se transferim­i i të dënuarve është i domosdoshë­m, pavarësish­t se cilët janë organizato­rët e grevës së urisë. Ndërkohë, greva konsideroh­et e mbyllur pasi të burgosurit e tjerë kanë pranuar mëngjesin e djeshëm të ushqehen nga kuzhina e burgut. Ditë më parë, të dënuarit kishin paralajmër­uar grevë urie, pasi sipas tyre kushtet dhe higjiena në burg është mjaft e rëndë. Ata u ankuan edhe për kuzhinën dhe refuzuan të hanin ushqimet e burgut duke pretenduar se fasulet, orizi, makaronat dhe mjaft produkte të tjera janë të pakonsumue­shme, pasi përmbajnë miza dhe krimba. Kushtet e këqija në Burgun e Burrelit i ka pranuar edhe institucio­ni i Avokatit të Popullit, i cili tri ditë më parë nëpërmjet një reagimi bëri të ditur se prej tri vitesh ka kërkuar mbylljen e këtij burgu për shkak të kushteve të papranuesh­me për të dënuarit. a. l

 ??  ?? Ilir Kupa
Ilir Kupa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania