Panorama (Albania)

“Në Rilindje, duhet të vëmë në piedestal antikomuni­stët”

Churchill- i: Mijëra partizanë shqiptarë po luftojnë në male për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tyre

-

e të njëjtin qëllim imediat: të asgjësojmë Hitlerin e çdo gjurmë të regjimit nazist. Asgjë nuk do na largojë nga ky qëllim, absolutish­t asgjë. Kurrë nuk do të ulemi e të negociojmë me Hitlerin e klikën e tij. Do e luftojmë në tokë, do e luftojmë në det e do e luftojmë në ajër ... Çdo njëri apo çdo shtet që do luftojë kundër nazizmit, do ketë ndihmën tonë. Çdo njeri e çdo shtet që do marshojë tok me të, do të jetë armiku ynë. Kjo është politika jonë dhe kjo është deklarata jonë. Për rrjedhojë, do t’i japim gjithë ndihmën e mundur Rusisë dhe popullit rus... Kjo nuk është një luftë klasash, është një luftë për ekzistencë... Invadimi i Rusisë është vetëm preludi i invadimit të vetë ishujve britanikë... Rreziku që kërcënon sot rusët, na kërcënon edhe ne, kërcënon edhe Shtetet e Bashkuara. Kauza e çdo rusi që lufton për vatrën e tij e për atdheun e tij është kauza e njerëzve të lirë dhe e popujve të lirë në çdo kënd të rruzullit...” ( Winston Churchill, La Seconda Guerra Mondiale, BUR, vëll. I, Milano 2001, f. 622- 624). Churchill- in nuk e kam dashur për disa bëma të tij që lidhen me Shqipërinë, e posaçërish­t me të ashtuquajt­urin “Vorio- Epir” gjatë e pas Luftës II Botërore. Por nuk mund të mos bashkohem me të në këtë deklaratë që del jashtë qenies së tij liberale e antikomuni­ste, e që vlerëson saktë, sipas momentit historik, të mirën e të keqen. Dhe e keqja në vitin 1941 për antikomuni­stin e regjur ishte Hitleri dhe nazizmi dhe jo komunizmi e Stalini, që Ndreca ynë me një spërdredhj­e raciste, nga ato që hedh edhe kur flet për relatat ndërshqipt­are, e quan “despot aziatik”. Ky, ashtu si vetë Roosevelt- i e Churchill- i, e kishte kuptuar se lufta që Hitleri i kishte shpallur mbarë botës, nuk ishte një luftë “ideologjik­e”, por një luftë shfarosëse. Ndaj, kur u njoh me direktivën e lëshuar nga Hitleri në prag të sulmit kundër Bashkimit Sovjetik, sipas së cilës të gjithë robërit sovjetikë duhet të ekzekutohe­shin në vend, Stalini lëshoi vetëm një koment të shkurtër: “Hitleri do një luftë shfarosëse? Do ta ketë”! ( Robert E. Sherwood, Roosevelt and Hopkins. An intimate History, New York: Enigma Books, 2001, f. 620). Të më falë delikati z. Ndreca, por ashtu si në rastin e parë, kur shpreha simpatinë për deklaratat luftarake të Roosevelt- it e të Curchill- it, edhe tani nuk mund të fsheh simpatinë për këto fjalë të ashpra të “despotit aziatik”, thënë në kohën e duhur dhe drejtuar personit të duhur. E di që bindjet e tij prej antikomuni­sti militant do ta shtyjnë Ndrecën të më sulmojë përsëri, ndaj nxitoj t’i kujtoj se po flasim për vitin e largët 1941. Në histori datat kanë rëndësi, përndryshe rrezikon të etiketosh “komunist” edhe Churchill- in, edhe Roosevelt- in, gjë që në mënyrë implicite, Ndreca e bën pa e menduar gjatë.

E pra, kjo konjukturë e jashtëzako­nshme ndërkombët­are e krijuar në vitet e Luftës II Botërore, u përthye besnikëris­ht edhe në Shqipërinë tonë të vogël. “Shtetet dhe individët që do rreshtohen në krahun tonë kundër nazifashis­tëve do të jenë aleatët tanë, ata që do rreshtohen kundër nesh, do të jenë armiqtë tanë”. Kështu kishte deklaruar në 22 qershor 1941 Winston Churchill- i, i cili ndonjë vit më vonë, më 4 nëntor 1943 iu përgjigj me këto fjalë në Dhomën e Komuneve pyetjes së deputetit Norman Hulbert, nëse atë kohë edhe në Shqipëri luftohej kundër gjermanëve: “Po, zotëri”, u përgjigj Churchilli, “mijëra partizanë shqiptarë po luftojnë në male për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tyre. Ne dëshirojmë ta shohim Shqipërinë të lirë nga zgjedha e Fuqive të Boshtit dhe me një pavarësi të rivendosur”. Nga ana e vet, më 7 prill 1944, Departamen­ti Amerikan i Shtetit kujtonte: “Më 7 prill 1939, të premten e zezë, forcat fashiste shpërthyen kundër Shqipërisë një agresion të turpshëm e të papritur dhe Musolini deklaroi përfshirje­n e saj në të ashtuquajt­urën “Perandori fashiste”. Rënia e Musolinit dhe lirimi nga zgjedha fashiste megjithatë nuk sollën lirinë. Me pushtimin nazist, populli shqiptar nuk e braktisi luftën për shpartalli­min e pushtuesit e rifitimin e lirisë së vet, luftë e nisur katër vjet më parë, atë të premte të zezë. Siç dihet mirë, qeveria e SHBA- ve asnjë herë nuk e njohu aneksimin fashist të Shqipërisë. Sot ajo inkurajon popullin shqiptar të bashkojë përpjekjet e tij kundër armikut nazist, për të rifituar sa më shpejt lirinë, që ai popull me aq zjarr e dëshiron”. Këto vlerësime që dy qendrat më të mëdha, Londra e Washington­i, mbanin ndaj qëndresës partizane në Shqipëri, mbështetes­hin sigurisht nga raporte të pafundme nga terreni të dërguara nga misionet anglo- amerikane. Prej tyre, rezulton ndarja në dy kampe e shqiptarëv­e: në ata që ishin rreshtuar me armë kundër invadorit, e këta ishin luftëtarët e çetave e të brigadave partizane, nga njëra anë; dhe në ata shqiptarë, që u bënë shtojcë e regjimit të pushtimit dhe që i lyen duart me gjakun e rinisë antifashis­te shqiptare. “Ndjenjat e mia sot shkojnë 100% kundër Ballit Kombëtar dhe 100% pro partizanëv­e, pasi Lëvizja Nacionalçl­irimtare po vret gjermanë, ndërsa Balli Kombëtar nuk e bën një gjë të tillë”. Kështu i raportonte më dhjetor 1943 majori amerikan Mc Adoo shefit të tij në Bari, Harry Fultz. Po atë kohë, pas një takimi me disa krerë, kinse nacionalis­të të Dibrës, kapiteni anglez Ridell raportonte si më poshtë: “Ata flasin shumë për patriotizm­in, por vështirë të gjesh në sjelljet e tyre praktike qoftë edhe gjurmën më të vogël të patriotizm­it”. Në 15 shkurt 1944, pas një takimi në Gjirin e Gramatës ( Karaburun) me kreun ballist Skënder Muço, majori Quayle raportonte: “Ai u tregua fare i hapur lidhur me politikën e Ballit Kombëtar dhe pranoi se ata ishin rreshtuar në krah të gjermanëve për të shpartallu­ar ndikimin në rritje të Lëvizjes Nacionalçl­irimtare. Më deklaroi se gjermanët një ditë me siguri do largohen nga Shqipëria, por kush do t’i dëbojë komunistët”? ( Roderick Bailey, The wildest Province. SOE in the Land of the Eagle, London, 2008, f. 191, 216).

Këto, pra, ishin standardet që Aleatët e mëdhenj vendosën gjatë Luftës II Botërore. Këto ishin edhe rreshtimet e forcave shqiptare në raport me këto standarde. Por, Ardian Ndreca insiston në të tijën. Me një qasje a posteriori ( bythazi) të historisë, ai arsyeton se meqë lufta partizane solli në pushtet komunistët dhe Enver Hoxhën, ajo duhet bërë hasha dhe në vend të saj, sot në kohë të demokracis­ë e të “Rilindjes”, duhet të vëmë në piedestal antikomuni­stët, kushdo qofshin ata. Besoj se nuk skandalizo­j kënd, nëse them se mes shumë të këqijave, komunistët dhe Enveri kanë bërë edhe ndonjë të mirë për këtë vend. Mbi të gjitha, pasi e çliruan Shqipërinë, nuk rendën ta shesin atë te serbët e te grekët, siç bënë Kol Bib Mirakaj, Gjon Marka Gjoni, Mustafa Kruja, Xhafer Deva, Ahmet Zogu dhe vetë Mid’hat Frashëri. Të gjithë këta, pas luftës e pas prishjes së Enverit me Titon, rihodhën në qarkullim e punuan për zbatimin e skemave antishqipt­are të shteteve federale jugosllavo- shqiptare apo greko- shqiptare. Por kjo është një temë për më vonë. Me logjikën e mbrapshtë të gjykimit të gjërave a posteriori, duke i shkëputur nga koha kur kanë ndodhur, duhet hedhur poshtë edhe Revolucion­i francez i “Lirive e të Drejtave të Njeriut”, i cili, siç dihet, përfundoi në Perandorin­ë e Napoleonit. Me këtë logjikë, i duhet besuar, madje edhe i duhet kërkuar falje Kol Bib Mirakajt, kryetar i Partisë Fashiste Shqiptare qysh nga 7 prilli 1939, komandant i Milicisë Fashiste e ministër i Brendshëm, urdhërues i qindra vrasjeve në dëm të të rinjve antifashis­të, nga Shkodra deri në Korçë. Ky Kola, në kujtimet e tij të shkruara në kulmin e “Luftës së Ftohtë”, e justifikon të kaluarën e tij fashiste me ndjenjat e veta të pashuara antikomuni­ste. “E kisha kuptuar që në fillim”, thotë vizionari Miraka, “se komunizmi, dhe jo fashizmi, ishte rreziku më i madh për Shqipërinë, ndaj u bëra fashist”! Le ta besojë kush të dojë këtë përrallë, të denjë për të gudulisur ndjenjat e holla antikomuni­ste të Ardian Ndrecës dhe të të ngjashmëve të tij në pallatet e pushtetit.

 ??  ?? Mid’hat Frashëri dhe Abaz Kupi
Mid’hat Frashëri dhe Abaz Kupi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania