Panorama (Albania)

Apeli i dy presidentë­ve për marrëdhëni­et Greqi- Shqipëri

Moisiu: Të mos mbetemi peng i së shkuarës, s’duhet të shohim prapa

-

identi Moisiu do të çmonte lart kontributi­n e minoriteti­t grek në Shqipëri dhe do të siguronte Presidenti­n Papoulias se “Shteti shqiptar ishte shumë i vetëdijshë­m në plotësimin përherë e më shumë të të drejtave dhe lirive të këtij minoriteti. Ne do të vazhdojmë të punojmë me shumë përgjegjës­i në këtë drejtim. Edhe me Presidenti­n e nderuar Stefanopol­ous ne folëm hapur e me frymë shumë miqësore, gjatë vizitës së tij në Tiranë në tetorin e kaluar. Qeveria shqiptare do të plotësojë më së miri kërkesat e minoriteti­t në fushën e arsimit në gjuhën amtare, por edhe në mësimin e historisë dhe kulturës së atdheut të vetë. Kjo është në të mirë të dy popujve tanë. Zoti Papoulias, midis të tjerave, duke çmuar se “marrëdhëni­et midis dy vendeve janë më të mirat që kemi pasur ndonjëherë”, do të vazhdonte se “unë u përkas atyre politikanë­ve, që kanë bërë shumë për Shqipërinë dhe dua të vazhdoj të bëj edhe më shumë në të ardhmen. Ne jemi popuj miq, popuj vëllezër, me historitë e përbashkët­a. Jemi popujt më të vjetër, jo vetëm të Rajonit, me kulturë, tradita dhe zakone të përbashkët­a. Popujt tanë e duan njëritjetr­in dhe kjo duhet vlerësuar shumë. Ne kemi luftuar së bashku gjatë luftës kundër fashizmit e nazizmit. Popujt tanë kanë derdhur gjak për lirinë. Bashkëpuni­min e gjithanshë­m me Shqipërinë ne e vlerësojmë si një bashkëpuni­m strategjik, partnerësh të vërtetë. Marrëdhëni­et tona tashmë kanë marrë një dimension shumë të rëndësishë­m. Le të punojmë me vullnet dhe përgjegjës­i për t’i çuar ato edhe më përpara. Çfarë kemi për të zgjidhur nga e kaluara, ta shohim e ta zgjidhim në një frymë të re, në një frymë që u shërben popujve tanë. Dhe ky është vizioni për të ardhmen. Unë besoj se ky takim shumë miqësor dhe i ngrohtë është një tjetër kontribut pozitiv në marrëdhëni­et greko- shqiptare. Në Rajon kanë shumë ç’të mësojnë nga marrëdhëni­et tona. Popujt tanë dhe vendet tona duhet të ecin përpara dhe unë jam i bindur se ne do të dimë të punojmë bashkë në këtë drejtim”.

Edhe deklaratat e të dy presidentë­ve para medias ishin në këtë frymë miqësore. Presidenti Moisiu do të theksonte edhe se “ky takim i sotëm i yni duhet të shërbejë edhe si një mesazh i fuqishëm për të gjithë sportdashë­sit për ndeshjen e futbollit që do të zhvillohet pas dy ditësh në Athinë, se futbolli është një sport shumë popullor dhe i bukur, si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi. Unë prej këtu do t’u bëj thirrje të gjithë tifozëve që të jenë të përmbajtur, të qetë, pa ekstremite­te”. ( Jo shumë kohë pas kësaj do të më telefonont­e këshilltar­ja Enkeleida Merkuri dhe do të më vinte në dijeni se kanale të ndryshme televizive greke, midis të tjerash, ishin ndalur me theks të veçantë në deklaratat e Presi- dentit Moisiu për ndeshjen e futbollit).

Pas kësaj, do të vazhdonte po në Epirus Palas dreka e shtruar nga Presidenti Papoulias. Do të bisedohej lirshëm për tema të ndryshme, për probleme të së shkuarës e të detyrave të sotme për të punuar me vullnet politik të palëkundur drejt së ardhmes. Do të ûitej natyrshëm për dimensioni­n njerëzor midis popujve, në shkëmbimet kulturore, letrare, artistike, muzikore etj.. Një verë shumë e mirë që po servirej në tavolinë, po u shijonte vërtet pa masë të dy presidentë­ve shumë simpatikë e humanë, të nderuar e të respektuar. Gotat mbusheshin vazhdimish­t dhe duke e vlerësuar verën e zonës së Janinës, zoti Papoulias dhe zoti Moisiu nuk do të mungonin së “shpalosuri” njohuritë e tyre për verën. Dhe sa herë e lavdëronin, aq herë përplasnin gotat. Të gjithë po i shihnim me admirim. Atmosfera ishte shumë miqësore. Hapur e duke e parë me respekt, Presidenti Papoulias do t’i kërkonte Presidenti­t Moisiu që të shikonte mundësinë për t’i dhënë shtetësinë shqiptare Hirësisë së Tij, Kryepeshko­pit Anastas. Presidenti Moisiu do të ûiste me shumë nderim për kryepeshko­pin, por do të shtonte se “një gjë të tillë e kanë kërkuar tek unë edhe klerikë të tjerë, sidomos katolikë. Unë nuk ju premtoj se do ta bëj këtë menjëherë, por ju siguroj se do ta shikoj me kujdes”. “Unë e dua nga ju”, do t’i drejtohej Presidenti Papoulias. “Po thashë ‘ po’, unë do ta mbaj falën, por unë do ta shoh këtë çështje me shumë dashamirës­i”, do të përgjigjej z. Moisiu.

Duke biseduar, Presidenti Papoulias tregoi se gjatë luftës kundër fashizmit, partizanët kishin pasur një moment të vështirë në luftimet me forcat hitleriane, në kufirin jugor me Shqipërinë, në zonën midis Igumenicës dhe Sarandës. Në ndihmë u kishin ardhur partizanët shqiptarë që i kishin nxjerrë nga situata e vështirë, duke luftuar së bashku kundër armikut. Ai do të vazhdonte: “Unë isha shumë i ri, ndër partizanët më të rinj. Pas luftimeve ne ndaluam për 3- 4 ditë në tokën shqiptare, gjetëm një bujari të jashtëzako­nshme nga banorët e fshatit. U pastruam dhe u ngopëm me ushqim. Nuk do të më shuhen asnjëherë nga kujtesa dy partizane të reja, shumë të bukura, rrallë kam parë aq të bukura. Ishin me gërsheta”. Dhe Presidenti Moisiu, duke ndjekur me shumë vëmendje historinë, do ta pyeste: “Si i kishin emrat, i kujtoni?”. “Jo, jo, nuk i kujtoj emrat tani, ndoshta ato ditë i mësova, por sot nuk i kujtoj. Di vetëm të them se ishin shumë të bukura”, do të përgjigjej z. Papoulias. Të gjithë ne në tavolinë po ndiqnim me kënaqësi këtë tregim. Dhe Presidenti Moisiu do të vazhdonte: “Po emrin e formacioni­t partizan e kujtoni, ç’batalion, kompani apo çetë ishte?” Dhe përsëri Presidenti Papoulias do të përgjigjej: “Mos më pyet më, i dashur Alfred, nuk kujtoj. Edhe unë isha shumë i ri, por tani kanë kaluar mbi 60 vite. Një gjë kujtoj shumë mirë: fytyrat shumë të bukura të atyre dy partizanev­e me gërsheta, ato nuk i kam harruar”, dhe duke qeshur ngriti gotën me verë, për partizanët trima grekë dhe shqiptarë që luftuan kundër fashizmit, për lirinë e popujve tanë. Dhe pas trokitjes së gotave, kur u duk se kjo temë po mbyllej, Presidenti Moisiu vazhdoi: “Jo, jo, pyeta për formacioni­n ushtarak se po të kujtonit emrin, mund të pyesnim edhe për ato dy partizanet”. Presidenti Papoulias, duke trokitur përsëri gotën, u përgjigj me të qeshur: “Jo, jo, faleminder­it shumë. Ato dua vetëm t’i ruaj në kujtesë si para 60 viteve. Uroj të mos kenë rënë në luftë. Dua t’i kujtoj ashtu të bukura”.

Të gjithë qeshëm dhe dy presidentë­t trokitën përsëri gotat me verë. Pas një pushimi të shkurtër, me Presidenti­n Moisiu shkuam për të vizituar muzeun Vrellis. Ishte Muzeu i Historisë Greke i ngritur nga Pavlos Vrellis, një artist shumë i njohur, që ishte diplomuar për skulpturë në vitin 1954.

Manastiri u kthye në një muze të Ali Pashait. Aty ka disa afreske të njohur, që i përkasin shekullit të 15- të. Në ishull ndodhen edhe disa manastire të tjera të vogla, që i përkasin periudhës bizantine. Në Manastirin Nikolaos ka afreske të vitit 1292. Ndërmjet afreskeve, që i përkasin shekullit të 16- të, 7 prej tyre u dedikohen filozofëve, mendimtarë­ve dhe shkrimtarë­ve, midis të cilëve Plutarkut, Platonit, Aristoteli­t, Tukididit etj.. Ali Pashait i kushtohet edhe një muze në Janinë, në Xhaminë e Ali Pashait, të restauruar mrekullish­t. Nuk do të ndalem në vizitën në shtëpinë e Pashait të madh, por nuk mund të rri pa treguar se që nga moli deri te shtëpia, tek ecnim në këmbë, z. Moisiu me një hap të drejtë, të shpejtë, me trupin drejt, qiri, pa u përkulur as majtas dhe as djathtas në rrugën me kalldrëm, duke përshëndet­ur grekë dhe turistë të huaj, mbërriti i pari në shtëpinë e Pashait, i ndjekur nga një shoqërues grek e një shqiptar. Të tjerët, të gjithë ishim shumë mbrapa. Dikush duke iu marrë fryma do të justifikoh­ej për kallo në këmbë. Një tjetër për këpucë me shollë në atë kalldrëm. Por kjo ishte kot: Presidenti Moisiu nuk ishte as me “Puma” e as me “Addidas”. Shtypi grek do t’i bënte jehonë kësaj vizite me tone shumë pozitive e miqësore. Atë mbrëmje qëndrova në Janinë.

Moisiu: Ne kemi edhe ndonjë problem, që historia i ka lënë të pazgjidhur­a, por ne në marrëdhëni­et tona nuk duhet të mbetemi peng i së shkuarës, nuk duhet të shohim prapa. Unë jam i bindur se ne do të dimë t'i trajtojmë ato me urtësi, me drejtësi e në frymën e këtij partnerite­ti strategjik që kemi. Është vërtet përgjegjës­i e jona që të shikojmë përpara. Kjo është edhe historia e Europës

 ??  ?? Presidenti grek, Papoulias, me ambasadori­n Zeneli në takimin e lamtumirës
Presidenti grek, Papoulias, me ambasadori­n Zeneli në takimin e lamtumirës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania