Panorama (Albania)

Romanca e Simon Gjonit, shkruar në paketë cigareje, premierë më 25 nëntor

Instrument­istë shqiptarë të shpërndarë nëpër botë mblidhen në një koncert për festat e nëntorit

-

Kanë kaluar 50 vjet që atëherë, kur kompozitor­i Simon Gjoni, i frymëzuar prej ardhjes në jetë të të birit dhe diellit pranveror, shkroi romancën “Kur erdhi pranvera”.

Një vepër që nuk është luajtur kurrë më parë dhe tanimë, pas një gjysmë shekulli, del nga sirtari për t’u interpretu­ar dhe për t’i dhënë jetë orkestrës më të re, me emrin “Albanian Excellence”. Në datën 25 nëntor, me rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit, Orkestra Ndërkombët­are e “Albanian Excellence” nën drejtimin e Fatos Qerimajt do të japë koncertin “Jehonat e lutjes”. Një aktivitet që zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Presidenti­t të Republikës, Ilir Meta. Në këtë koncert, do interpreto­het vepra "Kur erdhi pranvera" e Simon Gjonit dhe një program i zgjedhur me vepra shqiptare e të huaja.

HISTORIA E NJË ROMANCE Romanca “Kur erdhi Pranvera” është kompozuar në vitin 1968. Pas saj fshihet një moment ngazëllimi. Siç e tregojnë familjarët e tij, kompozitor­i Simon Gjoni, autori i këngës së famshme “Luleborë”, kishte dalë me djalin e sapolindur dhe ishte ulur në një park plot diell. Ndoshta një ditë e freskët e fundit të qershorit. Ndërsa djali flinte në karrocë, ai filloi të kompozonte me mendje mbi fjalët e një poezie të Sulejman Matos. Shpejt i shkroi notat mbi kartonin e paketës së cigareve. Dhe lindi kjo romancë për soprano kolorature. Kështu erdhi pranvera në zemrën e kompozitor­it, por edhe një tjetër romancë shqipe. Kjo vepër do të luhet për herë të parë në datën 25 nëntor dhe do të këndohet nga sopra- noja Dëshira Ahmeti Kërliu.

ORKESTRA Ata kanë filluar të vijnë një nga një. Mbërriti Dëshira e më pas Evi BabaLuca dhe Alfred Isallari nga Italia... kështu do të plotësohet Orkestra e Albania Excellence e përbërë nga instrument­istë shqiptarë, që zhvillojnë karrierën e tyre nëpër Europë e më gjerë. “Instrument­istët e kësaj orkestre janë e pjesë e orkestrave anë e kënd Europës. I gjejmë në Itali, në Greqi, Bosnje- Hercegovin­ë, madje deri në Australi. Ata janë njëherazi edhe pjesë e database të saj, një punë që qendra “Albanian Excellence” e ka nisur që në vitin 2012 dhe që sot numëron të paktën 600 shqiptarë, të cilët i ka intervistu­ar dhe bërë pjesë të 8 botimeve të një niveli shumë cilësor”, thotë organizato­rja Flora Nikolla, e cila shpreson që aktiviteti i kësaj orkestre të mos ndalet në koncertin për festat e Nëntorit, por të ketë një kalendar aktivitete­sh përgjatë vitit, ku pjesë e programit do të jenë vepra të kompozitor­ëve shqiptarë.

 ??  ?? Kompozitor­i Simon Gjoni me bashkëshor­ten, Hermirën
Kompozitor­i Simon Gjoni me bashkëshor­ten, Hermirën
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania