Panorama (Albania)

Lexim i detyruar në shkolla, 15 minuta çdo javë

-

Shifrat alarmante të INSTAT, sipas së cilave 1 milion shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër brenda një viti, i ka nxitur institucio­net politikëbë­rëse, ta fusin leximin “jashtëshko­llor”, të detyruar pikërisht në shkolla. Do të nisë me një projekt pilot në 10 shkolla, ku një herë në javë do të ketë 15 minuta lexim të detyruar.

Nisma e Ministrisë së Kulturës, Lëvizja Kombëtare për Lexim, është ndalur në kryeqytet me shfaqjen “Sekreti i Gishtos së Rritur”, pas aktivitete­ve të suksesshme të zhvilluara në qytetet e Tepelenës, Kukësit dhe Gjirokastr­ës. Nga skena e Teatrit të Kukullave, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ftoi prindërit shqiptarë ta shohin leximin si një prej përkujdesj­eve të rëndësishm­e që i japin fëmijëve të tyre, që në fëmijërinë e herët.

“T’u lexojmë fëmijëve një libër çdo natë dhe këta ta fillojmë qysh herët në barkun e nënës. Prej disa kohësh kemi nisur Lëvizjen Kombëtare për Lexim dhe duam që në të gjitha ditët e vitit të fillojnë të mësohen me idenë se libri do të jetë shoku i tyre më i mirë. E them si prind, si mësuese, si ministër, sepse dua shumë që në këtë nismë të na mbështesni të gjithë, pasi vetëm kështu mund të kemi një Shqipëri të emancipuar, ndërsa secili nga ne duhet ta hapë mendjen drejt një botë më të madhe se e përditshmj­a”, u shpreh Kumbaro.

Lëvizja Kombëtare për Lexim ka në fokus fëmijët nga 0- 14 vjeç dhe edukimin e leximit që në fëmijëri. Ministria e Kulturës, pas dy fushatave sensibiliz­uese, Takohemi për një Libër, këtë vit do të pasurojë me libra për fëmijë 12 biblioteka publike dhe 12 biblioteka shkollash në secilin qark të vendit.

“Nuk jam e vetme në këtë nismë, por së bashku me bashkëluft­ëtaren time, Lindita Nikolla, sepse, asnjë nuk ia del i vetëm nëse nuk bashkohemi të gjithë së bashku, prindër, mësues, shoqëri civile, media. Ju lutem media të nderuara, gjeni pak hapësirë në dritaren e ekranit, apo në portalet tuaja, shtoni diçka çdo ditë për librin dhe kulturën e leximit. Falënderoj njerëzit e skenës, janë të shumtë sonte këtu, ju lutem mendjet tuaja inteligjen­te, gojëtarinë vendoseni në shërbim të kësaj kulture të dashur, që nuk na tradhton kurrë, librin!”

Lindita Nikolla tha se Ministria e Arsimit dhe Sportit nga ana e saj do të pasurojë biblioteka­t e shkollave qendër komunitare në mbarë vendin, ndërsa në kuadër të Lëvizjes për Lexim, dy ministret shpallën shkollën e parë pilot, – shkolla “Kosova” në Tiranë, që do të nisë programin “Shttt jam duke lexuar” e ndjekur nga 10 shkolla të tjera të kryeqyteti­t, ku do të zbatohet 15 minuta lexim i detyruar, 1 ditë të javës.

Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, ministrja Kumbaro ka kërkuar të shpallet emergjenca e leximit, si një alarm që duhet të na shqetësojë dhe përbashkoj­ë në kontribute të gjithëve.

 ??  ?? Gjatë prezantimi­t të projektit “Lëvizja Kombëtare për Lexim”, nga Ministria e Kulturës
Gjatë prezantimi­t të projektit “Lëvizja Kombëtare për Lexim”, nga Ministria e Kulturës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania