Panorama (Albania)

VIZITA NË MANASTIR

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pasur një takim shumë miqësor me Kryeminist­rin Zoran Zaev dhe me politikanë të tjerë shqiptarë të Maqedonisë gjatë vizitës së tij në Shkup.

Takimi i parë i tij ishte me Kryeminist­rin Zaev, të cilin Meta e përgëzoi për përparimin e shënuar nga vendi i tij, si dhe vuri në dukje shpresën dhe dëshirën që Marrëveshj­a e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit të përfundojë me sukses. “Kjo do të mundësonte jo vetëm anëtarësim­in zyrtar të Maqedonisë në NATO, por do të ndihmonte edhe marrjen e një vendimi të favorshëm në qershor për procesin integrues europian...”, u shpreh Presidenti Meta, duke shtuar se “Shqipëria është e angazhuar për respektimi­n e të drejtave të pakicës maqedonase”, ndërsa vlerësoi se është me rëndësi bashkëpuni­mi i qeverive të dy vendeve tona në kuadër të Procesit të Berlinit. Duke e falënderua­r Kryeminist­rin Zaev për atmosferën pozitive të krijuar për shqiptarët në Maqedoni, Presidenti Meta vuri në dukje kënaqësinë që po merr pjesë në festimet zyrtare të Ditës Kombëtare të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Shkup. “Kon- gresi i Manastirit dhe Alfabeti i Gjuhës Shqipe shënojnë ngjarje tepër të rëndësishm­e dhe historike, sepse sollën dhe mundësuan bashkimin e shqiptarëv­e dhe ndihmuan për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912- n”, theksoi Presidenti i Republikës. Ndërsa Kryeminist­ri i Maqedonisë Zaev vuri në dukje se Më 17 nëntor, Presidenti Meta vizitoi Maqedoninë dhe përshëndet­i veprimtari­të përkujtimo­re të 110- vjetorit të Kongresit të Manastirit, me pjesëmarrj­en e dhjetëra shqiptarëv­e nga të gjitha trevat, ministrit të Kulturës së Maqedonisë, Asaf Ademi, gjuhëtarëv­e, politikanë­ve e filologëve. Pas vizitës në “Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe” i mikpritur e i shoqëruar nga shumë banorë shqiptarë, Presidenti Meta shpërndau në mënyrë simbolike 110 abetare për fëmijët shqiptarë të Manastirit. “Pas zbatimit të plotë të Marrëveshj­es së Ohrit dhe hyrjes në fuqi të ligjit për gjuhën shqipe, përfundimi­t me sukses të Marrëveshj­es së Prespës me Greqinë, kryerjes së Reformës në Drejtësi, në administra­tën publike, etj., Maqedonia shpreson të realizojë ëndrrën e saj për anëtarësim në NATO dhe përparimin në procesin integrues europian”. Presidenti Meta dhe Kryeminist­ri Zaev ndanë mendime të njëjta përsa i përket nevojës dhe rëndësisë së shtimit të bashkëpuni­mit ekonomik, me një impakt rajonal.

Më pas, Presidenti Meta i shoqëruar nga kryetari i Parlamenti­t të Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, zv/ Kryeminist­ri i Maqedonisë, z. Bujar Osmani, kryetari i BDI- së, Ali Ahmeti, udhëheqës të tjerë politikë, deputetë si edhe dhjetëra shqiptarë në Maqedoni, u përul me respekt dhe vendosi një buqetë me lule te monumenti i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu­t në Shkup.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania