Panorama (Albania)

KTHIMI I KAMIONËVE

-

Ministria e Jashtme ruse ka kërkuar që BE të ndikojë urgjentish­t tek autoritete­t e Kosovës që të hiqet menjëherë taksa ndaj mallrave serbe e boshnjake. Në komunikatë­n ruse thuhet se “BE- ja si ndërmjetës­ues në dialogun PrishtinëB­eograd, duhet të ndikojë tek autoritete­t e Kosovës që sa më parë të hiqet ky vendim ilegal, i cili sjell përkeqësim të gjendjes në Ballkan”. “Mendoj se, derisa Serbia ta njohë Kosovën, nuk duhet të hiqen taksat”, tha Haradinaj. Pas kësaj deklarate, ka reaguar Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. “Kjo na vendos në pozitë të tmerrshme, kjo dëshmon se ka fuqi të tjera që qëndrojnë prapa. Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen në 100 për qind të taksës doganore ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovin­ës, Dogana e Kosovës ka filluar zbatimin e këtij vendimi. Nga dogana kanë njoftuar se në Kosovë, deri tani janë kthyer vullnetari­sht 20 kamionë, pas pranimit të informatës për taksën e re. Disa prej jush e njihni, nuk e ka vendosur ai këtë. Nuk ka dalë nga koka e tij, por e ka lexuar diku dhe ka qenë i pakujdessh­ëm, duke lexuar diçka të tillë publikisht. Në një situatë të tillë, duhet të përgatitem­i për betejë të gjatë sepse pavarësinë e Kosovës nuk do ta pranojmë”, u shpreh Vuçiç. Në një takim në Beograd me përfaqësue­s- it e Listës Serbe ( partisë serbe në Kuvendin e Kosovës), me të cilët ka diskutuar rreth taksës. Vuçiç u ka thënë atyre se nuk do t’i lërë në mëshirë të fatit dhe se do t’i mbështesë. Vuçiç foli edhe për praninë e forcave të armatosura të Policisë së Kosovës në Veri, duke e quajtur një përpjekje për të vënë nën kontroll Liqenin e Ujmanit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania