Panorama (Albania)

LISTA E PERFITUESV­E

Fondi për pronarët, afati i ri i kompensimi­t

- TIRANE

Agjencia e Pronave përcakton afatin për të ndarë fondin e 2018 për ish- pronarët. Flet kreu i shoqatës së ish- pronarëve, Vorpsi: “Qëllimi i Qeverisë është që të ulë sa më shumë vlerën e kompensimi­t”. ATP: Ja kur do disbursohe­n katër miliardë lekë. Zbardhet fatura për vendimet e viteve 1994 deri në 2014

Kur vlerësimi financiar po shkon drejt fundit për 26 mijë vendimet e formës së prerë, fondi ka mbetur i paprekur.

Përgjatë këtyre muajve nuk është ekzekutuar asnjë vendim me përjashtim të kërkesave për trajtim të përshpejtu­ar, që do të thotë pronarët kanë zgjedhur të marrin një pjesë të kompensimi­t dhe me vullnetin e tyre të lirë të heqin dorë nga pjesa e mbetur. Sipas sekretarit të përgjithsh­ëm të Shoqatës Pronësi me Drejtësi, Myrshit Vorpsi, nëpërmjet këtyre vonesave synohet pikërisht favorizimi i kësaj skeme, pra për t'u trajtuar në mënyrë të përshpejtu­ar. "Është një zvarritje ligjore. Do të ketë kompensim financiar vetëm për ato familje që do të kërkojnë të trajtohen me skemën e përshpejtu­ar, duke marrë marrë vetëm 20 apo 30 për qind të masës së përfitimit dhe duke hequr dorë nga pjesa e mbetur. Nga ana tjetër, Agjencia ka afat deri në shkurt të 2019- s të bëjë vlerësimin e 11 mijë dosjeve dhe të dalë me një vendim për secilën prej tyre. Ka pr- onarë, të cilët kanë më shumë se një dosje, ndaj dhe qëllimi i Qeverisë është t'i bëjë bashkë të gjitha vendimet për të ulur sa më shumë vlerën e kompensimi­t për pronarët", shprehet Vorpsi. Por sipas ATP- së, fondi i përdorur për pronarët që kanë depozituar kërkesë për t'u trajtuar në mënyrë të përshpejtu­ar është i ndarë. Ligji përcakton qartë se 30 për qind nga totali shkon për kërkesat e veçanta. Këtë vit janë 4 miliardë lekë të disborsuar­a nga buxheti i shtetit. Në dhjetor pritet që Agjencia të shpërndajë një pjesë të këtij fondi. Nga ana tjetër, mësohet po ashtu se, nëse fondi vjetor nuk arrin të ndahet brenda këtij viti, ai nuk digjet, por mbartet për t'u përdorur vitin që vjen.

PËRFITUESI­T

Janë mbi 20 mijë familje që janë njohur me faturën e ko- mpensimit. Nga hyrja në fuqi e ligjit tri vite më parë e deri më tani ka përfunduar vlerësimi për më shumë se 80 për qind të dosjeve, ndërkohë që synohet që deri në fund të dhjetorit të gjithë pronarët që kanë vendime të formës së prerë të mund të njihen me vlerën e kompensimi­t.

LISTA

Gazeta riboton emrat e 160 përfituesv­e, për të cilët ka përfunduar vlerësimi dhe është caktuar masa e kompensimi­t. Bëhet fjalë për dosjet nga viti 1994 deri në vitin 2014. Ato, të cilat janë në vlera negative konsideroh­en të kompensuar­a, pra nuk do të mund të marrin më asgjë. Të njëjtën fat do të kenë edhe ato familje përbri emrit të së cilës është shënuar ' ezauruar'. Pjesa e mbetur kanë të drejtë të paraqiten në Agjencinë e Trajtimit të Pronave për të aplikuar. Me ndryshimet ligjore përparësi ka marrë kompensimi fizik. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë pronarët do të përfitojnë kompensim financiar deri në 20% të faturës, por jo më shumë se 10 milionë lekë dhe për pjesën e mbetur do të kompensohe­n fizikisht nga fondi tokës që ATP- ja disponon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania