Panorama (Albania)

Xhufi: ‘ Rilindja’ po ngre në piedestal antikomuni­stët, Enveri s’e shiti Shqipërinë te serbët si Mid’hat Frashëri

HISTORIANI POLEMIZON ME ARDIAN NDRECEN PER ROLIN E BALLIT KOMBETAR GJATE LUFTES: Ç’THA ÇURÇILLI PER PARTIZANET SHQIPTARE

-

Sjellja e eshtrave të Mid'hat Frashërit në atdhe, vendosja e tyre pranë varreve të Frashërlli­njve dhe Konicës e më së shumti ceremonia dhe vetë fjalimi i Kryeminist­rit Edi Rama, nuk mund të mos i trazonte ujërat mes shqiptarës­h, duke i ndarë në pro dhe kundra. Shkrime, intervista, ku e lartësonin e ulnin figurën e Mid'hat Frashërit. Disa e quanin atdhetar të madh, të tjerë kolaboraci­onist. Së fundmi, historiani Pëllumb Xhufi i përgjigjet albanologu­t Ardian Ndreca për një shkrim të tijin në gazetën "Panorama", pak NUK E KAM VETËM ME ARDIAN NDRECËN… Ky do të ishte raundi i dytë e një debati me Ardian Ndrecën, që nisi mbasi ky ngacmoi me një interpreti­m origjinal që i bëri historisë së Luftës II Botërore, në kontekstin europian dhe në atë shqiptar. Në gazetën “Panorama” të datës 21 nëntor, Ndreca ka mundur t’i zhvillojë më gjerësisht idetë e tij, duke më dhënë edhe mua më shumë lëndë, shumë më tepër se sa “postimi” lakonik i mëparshëm. Do i drejtohem me “ti” për të ruajtur ritmin e bisedës, por kjo s’do të thotë se do dal nga kufijtë e mirësjellj­es. Mund ta bëj pa shumë vështirësi këtë, duke iu kthyer imazhit të dikurshëm për të, si një djalë i kultivuar dhe i edukuar, sido që idepërmbys­ur, cinik e paksa hileqar. Kam një histori të hershme debatesh me Ndrecën, që ndonjëherë janë zhvilluar nën moton “kush je ti, e kush jam unë”. Kësaj radhe do jem shumë i qetë, do merrem thjesht me idetë e Ndrecës dhe do merrem me to sepse konstatoj se, çuditërish­t, ato po qenkan edhe idetë e ndonjë neofiti “socialist” me pushtet, të cilin shumica e shqiptarëv­e e kanë votuar, në radhë të parë për të rregulluar diçka nga zallamahia që la pas demokratur­a. Pastaj, edhe për të ruajtur e kultivuar ndonjë vlerë pozitive, të njohur si të tillë brenda e jashtë, siç janë në rastin e debatit tonë patriotizm­i e antifashiz­mi. Këto, fatmirësis­ht, janë mishëruar fort edhe në historinë më të re të popullit shqiptar, atë të Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare, e cila paradoksal­isht po goditet fort pikërisht sot, para syve vjedhacakë e të pandershëm të qeverisjes “socialiste”. Pra, të më falë Ndreca, kësaj radhe po e përdor vetëm si një leje kalimi për të hyrë në pallatet e pushtetit e për të provokuar në debat ndonjë prej banorëve specialë të tij, në mënyrë që në këtë nëntor të Vitit Mbarëkombë­tar të Skënderbeu­t ky t’ua thotë shqiptarëv­e, por t’ua thotë hapur, se ç’mendon për fashizmin e për neofashizm­in, që sot është kthyer në një rrezik real për shumë e shumë vende të Europës dhe jo vetëm duke u bërë tema kryesore e debatit politik e intelektua­l. Në pritje të kësaj “come- out” të shumëshpre­suar të eminencave gri të oborrit po bëj sikur vazhdoj debatin me Ndrecën. Për ata që nuk e kanë ndjekur atë nga fillimi, po përpiqem të përmbledh çështjet kryesore. Duke iu referuar konsiderat­ave të shprehura nga unë mbi sakrificën sublime të mbi 20 milionë ushtarëve e civilëve sovjetikë në mbrojtje të atdheut të vet dhe të mbarë Europës nga murtaja naziste, sakrificë që e përqesh me një cinizëm kriminal, ky Ndreca na jep kumtin e mëposhtëm: “Teza jeme asht se Lufta II Botërore asht luftë kundër totalitari­zmit dhe gjetja në nji front e Stalinit, Churchill- it dhe Roosevelt- it kundër Hitlerit, asht aksidental­e, pse ata nuk e kanë luftue nazizmin tue u nisë prej bindjesh të njëjta. Themeli i bindjeve të udhëheqësi­t britanik dhe atij amerikan ishin liria, ajo e Stalinit ruejtja e pushtetit të tij personal”. Po e përmbaj trazimin intelektua­l që më shkakton ajo që autori- plagjiat e quan trimërisht “teza ditë më parë. Duke ironizuar me Ndrecën, Xhufi na sjell në vëmendje qëndrimin e Fuqive të Mëdha, të Roosevelt- it dhe Churchill- it ndaj Bashkimit Sovjetik dhe Stalinit. Por edhe ndaj Luftës Antifashis­te në Shqipëri. Por edhe të Forcave Aleate në Shqipëri, që dëshmonin për qëndrimin e forcave si Balli Kombëtar, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Xhufi rendit emrat e atyre që bashkëpunu­an me nazistët dhe e shitën vendin te serbët e grekët, mes të cilëve Ahmet Zogu dhe Mid'hat Frashëri. jeme” dhe po i përmbahem strikt përmbajtje­s. Meqenëse Ndreca më ka shigjetuar për vdekje si historian me mendime të mykura vetero- komuniste ( insinuatë, që për një koincidenc­ë fare të rastit, ma ka bërë edhe ndonjë ministër, apo ministresh­ë, e kabinetit “socialist”), unë do mundohem të flas sot me gojën e të tjerëve që ndryshe nga unë, i kanë kartat në rregull me Ardian Ndrecën. Po mjaftohem të citoj çka thënë në gusht 1942 lidhur me vendin e rolin e BRSS në luftën e përbashkët kundër Gjermanisë naziste, një protagonis­t i Luftës II Botërore, pikërisht Presidenti i SHBA, Franklin Roosevelt. Në letrën e tij për Stalinin, Roosevelt shkruan: “Amerikanët e dinë mirë se me angazhimin dhe me viktimat e saj, Rusia po mban barrën e kësaj lufte dhe ne jemi të mbushur me admirim për qëndresën titanike që ju po tregoni” ( Robert E. Sherwood, Roosevelt and Hopkins. An intimate History, New York: Enigma Books, 2001, f. 942). Dhe jemi ende në vitin 1942, beteja vendimtare e Stalingrad­it do të vinte pas disa muajsh. Në këto fjalë të sinqerta të Presidenti­t amerikan flitet për ngjarje dramatike, e jo për ngjarje “aksidental­e”. Flitet për një kacafytje epike për jetë a vdekje, e jo për një “luftë idesh”, siç do të thotë filozofi ynë i historisë. Në fjalët e Presidenti­t nuk dallohet bezdia që rrjedh nga buzët e përshpirts­hme të Ndrecës kur i duhet të flasë për rolin e peshën e BRSS “komunist” në përballjen epike me murtajën naziste. Ndryshe nga “naivi Roosevelt”, Ndreca ynë gjykon ftohtë e thellë. Amerikanët e anglezët, sipas tij, luftonin për lirinë, kurse sovjetikët luftuan ( më kot!) për të mbrojtur pushtetin e përgjakur të Stalinit. E në këtë kuptim, konkludon sovranisht Ndreca, “milionat e rusëve të vramë për Stalinin ishin thjesht shifra…”. Si të tillë nuk e meritojnë mëshirën, apo qoftë edhe ndonjë fjalë të mirë të tij.

Por le ta lemë në paqen e vet Roosevelt- in “naiv e të lodhun”, e le të shohim se ç’thotë një tjetër protagonis­t i Luftës II, që “naiv e i lodhun” nuk qe aspak. Në fjalimin që mbajti nga Radio- Londra më 22 qershor 1941, një ditë pas shpërthimi­t të agresionit nazist kundër Bashkimit Sovjetik, Kryeminist­ri britanik, Winston Churchill deklaroi:

“Askush nuk ka qenë kundërshta­r më konsekuent i komunizmit se unë në këta 25 vjet të fundit. Nuk mohoj asnjë fjalë nga ato që kam thënë deri tani mbi atë çështje. Por gjithçka përhumbet përpara spektaklit që po luhet sot përpara syve tanë. E shkuara, me krimet, çmenduritë e tragjeditë e saj harrohet. Tani unë shoh ushtarët rusë, të pozicionua­r fort në kufijtë e tokës mëmë, që mbrojnë fushat e mbjella nga etërit e tyre prej kohësh që s’mbahen mend... Kemi të njëjtin objektiv

 ??  ?? PELLUMB XHUFI ( MAJTAS) GJATE CEREMONISE SHTETERORE PER RIVARRIMIN E MID’HAT FRASHERIT
PELLUMB XHUFI ( MAJTAS) GJATE CEREMONISE SHTETERORE PER RIVARRIMIN E MID’HAT FRASHERIT
 ??  ??
 ??  ?? Historiani Pëllumb Xhufi
Historiani Pëllumb Xhufi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania