Panorama (Albania)

Ministri Ahmetaj: Do të financohen 168 milionë euro në ekonomi

-

Ministria e Financave dhe qeveria gjermane nënshkruan dje protokolli­n e bisedimeve mbi bashkëpuni­min për zhvillim të kryesuar nga ministri Arben Ahmetaj dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, kryesuar nga Dirk Schattschn­eider. Protokolli përmbledh angazhime financimi të qeverisë gjermane në formën e bashkëpuni­mit financiar ( hua dhe grante nga KFW) si dhe bashkëpuni­mi teknik ( GIZ) në një total prej rreth 168.4 milionë eurosh, ku 147.9 milionë euro janë bashkëpuni­m financiar, ndërsa 20.5 milionë euro bashkëpuni­m teknik, të alokuara në fushat e energjisë, zhvillimit të qëndrueshë­m ekonomik dhe furnizimit me ujë/ kanalizime/ mbetje të ngurta. Pas përfundimi­t të negociatav­e, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, theksoi faktin se ky vit shënon 30- vjetorin e partnerite­tit dhe bashkëpuni­mit të suksesshëm midis Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe vlerësoi mbështetje­n e Gjermanisë në këto 30 vite, me më shumë se një miliard euro, si në mënyrë direkte, ashtu edhe indirekte. "Përkushtim­i i qeverisë së Republikës Federale Gjermane me shumën e angazhuar prej 168,4 milionë eurosh do të jetë thelbësor në thellimin e procesit të transformi­mit social dhe institucio­nal shqiptar, drejt arritjes së synimit tonë përfundimt­ar dhe aspiratën e anëtarësim­it në BE. Fushat e bashkëpuni­mit për të cilat u dakordësua­m sot ( dje) përputhen shume mirë me prioritete­t e qeverisë shqiptare. Qeveria Gjermane, përmes GIZ dhe KFË, do vazhdojë mbështetje­n e saj në shumë sektorë me rëndësi strategjik­ë për vendin tonë, duke përfshirë sektorin e energjisë, transporti­n e gjelbër dhe mjedisin, menaxhimin e integruar të ujit, menaxhimin e mbeturinav­e dhe bujqësinë, arsimin dhe aftësimin profesiona­l, zhvillimin e zonave rurale dhe urbane, zhvillimin e turizmit, promovimin e SME- ve dhe përafrimin e aktivitete­ve të fermerëve me standardet e Bashkimit Europian etj.", u shpreh ministri Ahmetaj. Ambasadorj­a e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Schütz, shprehu kënaqësinë e saj që bisedimet qeveritare për bashkëpuni­min në dy vitet e ardhshme mes Shqipërisë dhe Gjermanisë u përmbyllën me sukses. Ajo theksoi se "shifrat rekord janë provë e rëndësisë së madhe që Qeveria Federale i kushton mbështetje­s së Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Ne e inkurajojm­ë Shqipërinë të vijojë në mënyrë konsekuent­e rrugën e nisur të reformave, veçanërish­t atë në sektorin e drejtësisë dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it", u shpreh ambasadorj­a gjermane.

 ??  ?? Ministri Ahmetaj, dje gjatë nënshkrimi­t të marrëveshj­es
Ministri Ahmetaj, dje gjatë nënshkrimi­t të marrëveshj­es

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania