Panorama (Albania)

Pasuria dhe figura, Tom Ndreca shkarkohet përfundimi­sht

-

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca, i cili u shkarkua nga detyra me vendimin e Shkallës së Parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it është shkarkuar përfundimi­sht edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Vendimi është publikuar dje, ndërsa Ndreca kështu nuk ka më asnjë mundësi të rikthehet në sistem. Kujtojmë se ish- gjyqtari, sipas hetimit të thelluar administra­tiv, kishte pasuri të pajustifik­uar dhe kontakte të papërshtat­shme. Sa i përket kriterit të integritet­it të figurës, hetimi administra­tiv vlerësoi se gjyqtari Tom Ndreca nuk kishte plotësuar me saktësi formularët për DSIK- un. Ai, nuk ka deklaruar në këto formularë kontaktet me kunatin e tij, i cili është arrestuar vite më parë me 0.4 gramë kanabis sativa. Pas arrestimit, sipas KPK- së, Policia gjeti 6 kg kanabis në banesën e kunatit të gjyqtarit, mirëpo, hetimet për të u pushuan, pasi "nuk pati prova që droga i përkiste atij". Sipas gjetjeve të KPK- së, Ndreca e ka ditur këtë fakt dhe nuk e ka deklaruar në formularin e pastërtisë së figurës. Por gjyqtari Tom Ndreca dhe avokatja e tij kanë pretenduar se nuk e kanë fshehur këtë fakt, pasi nuk e kanë pasur detyrim për ta deklaruar. Ai është pyetur edhe nëse kishte pasur dijeni për nisjen e procedimit penal për kunatin, por gjyqtari pati shpjeguar se nuk e dinte se çështja kishte përfunduar në Prokurori. Në sitën e vetingut për pasurinë e Ndrecës kaluan: një apartament 120 metra katrorë, i blerë për 2.4 milionë lekë, së bashku me një garazh 18 metra katrorë, i blerë për 470 mijë lekë në Tiranë. Si burim për blerjen e këtij apartament­i ka shërbyer shitja e një apartament­i në Rrëshen dhe kursimet nga paga; një apartament 74 metra katrorë në Golem, i blerë për 31 mijë euro me burime kursimet nga paga; një apartament 93 metra katrorë i blerë për 6 milionë lekë në Tiranë; një automjet "Golf" i blerë për 200 mijë lekë, kursime kesh në vlerën 1.5 milionë lekë; depozitë bankare në emër të bashkëshor­tes në shumën 3 milionë lekë; depozitë në emër të djalit në vlerë 1 milion lekë dhe llogari rrjedhëse në emër të gjyqtarit në vlerën 1.2 milionë lekë. Hetimi administra­tiv ka konstatuar deklarata kontradikt­ore në lidhje me apartament­in 120 metra katrorë. Gjyqtari nuk ka deklaruar garazhin, një automjet që ka blerë i biri në vitin 2005 dhe nuk justifikon kursimet kesh në vlerën 1.5 milionë lekë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania