Panorama (Albania)

Filmi për Lorik Canën, gruaja italiane do të zbulojë sekretet e tij si mashkull

-

Jeta dhe karriera e Lorik Canës tashmë vjen si film autobiogra­fik për publikun shqiptar. Lajmin e ka dhënë ish- kapiteni i Shqipërisë në një postim në “Instagram”, ku zbulon se filmi do të jepet në kinema, në datën 5 dhjetor. “Ky është posteri zyrtar i filmit ‘ Lorik’, një film i realizuar me shumë dashuri mbi rrugëtimin tim, nga miku im Andi Deçka që më bindi para 2 vitesh rreth këtij projekti… Nuk ka qenë e lehtë, por besoj ia ke dalë Andi me gjithë partnerët që të kanë mbështetur. Transmetim­i i parë, 5 dhjetor!”, shkruante ai. “LORIK” filmi dokumentar, që mban emrin e tij, do të jetë një histori e treguar nga ai dhe njerëzit më të afërt, që do të rrëfejnë sekrete për karrierën dhe jetën private të kapitenit Cana. Dihet që një prej futbollist­ëve më të mirë në historinë e futbollit shqiptar, Lorik Cana, ka shumëçka për të treguar. Dhe, dritëhijet mbi jetën dhe karrierën e tij po vijnë në filmin dokumentar të realizuar nga Andi Deçka. Prej futbollist­ëve në dokumentar marrin pjesë Djibril Cisse, sulmuesi i njohur që ka luajtur me Lorik Canën dhe ish- futbollist­i Gheorge Hagi e Pape Diouf. Por në dokumentar marrin pjesë edhe familjarët e një prej personalit­eteve më të shquara, pikërisht babai i tij, Agim Cana që ka ndikuar shumë në karrierën e të birit, si dhe bashkëshor­tja italiane, Monica Cana. Pritet që Monica, nëna e një djali nga martesa me Lorikun, të rrëfejë pikët e forta dhe të dobëta të Lorikut si burrë dhe familjar. Muzika është punuar nga Shkëlzen Doli dhe Endri Sina, ndërkohë që pasi ka përfunduar filmi, Lori është shprehur shumë entuziast. Ky dokumentar realizohet në 35vjetorin e tij, pasi ka lënë karrierën futbollist­ike dhe është vendosur të jetojë familjaris­ht në Tiranë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania