Panorama (Albania)

U bëmë bashkë me Danielën për të rrëfyer vuajtjet tona

Si i bëmë të gjithë të qajnë me baladën e parë të jetës sime

- KLOTILDA HARKA

Nuk më vjen turp të them që nuk kam pasur mundësi të paguaj për artin që bëj sot, të paguaj për të marrë një këngë nga një producent i njohur, e as nuk kam pasur mundësi shpeshherë të marr pjesë nëpër kompeticio­ne, për shkak të shpenzimev­e ekonomike që duheshin mbuluar në atë kohë

Vjen me baladën e shpirtit të tij, e cila do të jetë një melhelm për shpirtin e 14vjeçares së talentuar në këtë duet, Daniela Toçit. Ardit Çuni është vetëm 22 vjeç dhe tashmë në anën tjetër të llogores, vendos të vijë si guru shpirtëror i Danielës dhe të gjithë atyre që s’kanë asnjë para në xhep për të bërë realitet ëndrrat e tyre. “Qaj” është balada e parë e karrierës së tij, e cila i ka bërë të qajnë të gjithë, duke kryesuar me 2 milionë klikime në “Youtube”, e duke u komentuar si favorite për të fituar “Kënga Magjike’. Për “Panorama Plus” Arditi rrëfen historinë e trishtë që e bëri bashkë me Danielën në këtë duet dhe çfarë e shtyu të heqë dorë nga luksi i klipeve dhe të zbresë me këmbë në tokë për të ndjekur zemrën.

Rikthehesh në “Kënga Magjike” pas vitit 2014 me “Digju” dhe një viti më vonë me “Me zemër”. Nga zjarri i pasionit te loti i dhimbjes, në sa faza rritjeje profesiona­le ke kaluar si artist?

Fazat e rritjes profesiona­le s’kanë fund për një artist. Ka ulje, ngritje, bërryla, dashuri dhe mbështetje. Të gjitha këto ndjenja komplekse përbëjnë eksperienc­ën time si artist. “Me Zemër” ka qenë produksion­i me profesiona­l në karrierën time artistike dhe ngelet si më i veçanti, duke qenë se është shkruar dhe kompozuar nga fituesi i Eurovision ( Loreen/ Euphoria). Pengu im në “Kënga Magjike” është që kjo këngë nuk arriti të merrte një nga çmimet në natën finale.

“Balada jonë e shpirtit” ke shkruar me postimin e “Qaj”. Ç’të shkrepi në kokë për një këngë që i bëri të gjithë të qajnë?

Do të thoja, ç’më ndjeu zemra në ato momente… Më erdhi një déjà vu e jetës time, si edhe shumë shqiptarëv­e të tjerë. Sa pak jemi, sa shumë vuajmë! Kishte ardhur koha për një reflektim artistik, një moment pushimi nga performanc­at e mia me balerinë dhe me shumë elementë skenike.

Bën bujë me krijimin e Marsel Gungës & Samanta Karavellës dhe vargje të Fifit. Si lindi ky bashkëpuni­m me Samantën?

Unë me Marselin kam një bashkëpuni­m prej 2 vitesh dhe jam me fat që më ka dhuruar disa nga hit- et më të mira, që kam në repertorin tim. Sa i përket Samantës dhe Fifit, me Samantën ndaj një shoqëri shumë të veçantë prej vitesh dhe është ndër ato artiste që e kam pasur afër që në fillimet e mia. Samanta shquhet për baladat e saj aq të ndjera dhe të kthyera në hit- e, kështu që për të realizuar baladën time duhej të mblidhja disa nga njerëzit që kanë shkëlqyer në këtë zhanër. Fifi pastaj i dha formë me tekstin e saj kaq emocional, me të cilin bëri kaq njerëz të qajnë. Nuk mund të isha më falënderue­s se kaq me bashkëpunë­toret e kësaj kënge, të cilën e kam quajtur “balada jonë e shpirtit”.

Pse vendose të konkurrosh në një festival të madh me një vajzë të vogël si Daniela Toçi nga Kukësi, e cila goditi menjëherë me zërin e saj në “The Voice Kids”?

Nganjëherë skenat e mëdha duan gjëra të vogla për të shkëlqyer. Mes shumë mundësive të bashkëpuni­mit, këtë 20- vjetor vendosa të zgjedh realitetin, emocionin dhe të ndjek zemrën time. Daniela ishte inspirimi që ndezi dhe zjarrin për ta bërë realitet këtë këngë, këtë baladë të parë të karrierës sime, të cilën e kisha pritur gjatë. Historia e saj kaq prekëse dhe vokali kaq emocional bëri që të ishte bashkëpunë­torja ideale e këtij rrugëtimi.

Në duetin tuaj i drejtohesh Danielës me vargjet: “Ai, unë jam ai, si engjëll mbrojtës jam për ty, thjesht dorën ma shtrëngo...” Ç’marrëdhëni­e keni ju në këtë këngë?

Teksti është lënë i hapur, pra, që çdo njeri ta ndiejë sipas historisë personale të tij apo saj. Unë në këtë rast jam një njeri, i cili ka përjetuar në fëmijërinë e tij të njëjtat gjëra që Daniela përjeton sot.

Ç’vështirësi ke kaluar ti në muzikë apo në jetë që nuk ia uron Danielës?

Nëse do flasim për realitetin, nuk më vjen turp të them që nuk kam pasur mundësi të paguaj për artin që bëj sot, të paguaj për të marrë një këngë nga një pro- ducent i njohur, e as nuk kam pasur mundësi shpeshherë të marr pjesë nëpër kompeticio­ne, për shkak të shpenzimev­e ekonomike që duheshin mbuluar në atë kohë. Kolegët e mi ndoshta i gjenin dyert e hapura dhe ishin favoritë në vende të ndryshme, për shkak se studiot ku blinin këngët ua mundësonin. Por nuk më vjen keq për asgjë, sepse tregu ka treguar që çdo artist, nëse vlen, mund të mbijetojë në treg dhe të shkëlqejë me ose pa producentë të njohur, apo labels me emër. Sot akoma në 2018- n arti vazhdon të bëhet mes shumë problemati­kash dhe vështirësi­ve ekonomike, por në fund të ditës jam i lumtur dhe i mbushur për faktin që kam arritur një stad që t’i jap suportin tim Danielës, atë që mua nuk ma ka dhënë dikush në kohën kur më duhej ( Shpeshherë ky suporti duket sikur po i kërkon bukën e gojës apo lekë nga xhepi, kur ndërkohë ajo që po i ofron ti është thjesht një mundësi bashkëpuni­mi siç ndodh në mbarë botën).

Që nga pjesëmarrj­a në vitin 2012 në “X Factor Albania 1”, të kemi parë edhe si moderator. Të ka ndodhur të qash në vetmi nga pamundësia për të arritur çfarë ke dashur?

Po, e kam prekur dhe fushen e moderimit dhe në vitin 2015, kur drejtoja emisionin “SHINE”, kemi rezultuar goxha të suksseshëm. Është një fushë, të cilën e kam lënë në heshtje për shkak se muzika ka marrë fokus total. Unë si njeri jam shumë i fortë, por nga brenda vuaj shumë. Sigurisht që ka situata përgjatë karrierës sime që më kanë lodhur, më kanë bërë të humb motivimin, por në asnjë moment nuk ua kam vënë fajin të tjerëve, por kam parë veten para pasqyrës dhe e kam pyetur se çfarë nuk shkon me mua. Vetëm në këtë mënyrë nuk kam humbur vullnetin për të punuar dhe për ta mbajtur kokën lart, që çdo gjë që kam arritur sot e kam falë vetes dhe punës së madhe që bëj.

Si ndihesh pasi ke kapur 2 milionë shikime për “Qaj”. Cila është magjia e kësaj kënge, që është pëlqyer shumë edhe pse është koha e komercit? E si mund të ndihem tjetër përveçse shumë i lumtur, së pari, mesazhi i këngës ka shkuar në vendin e duhur pasi ky ishte dhe qëllimi kryesor. Njerëzit janë lodhur nga luksi dhe shitje në ekran i gjërave që nuk i kemi në përditshmë­ri. Edhe unë e kam bërë dhe s’ka asgjë të keqe në këtë mes, por vjen një moment që e ke bërë mjaftueshë­m, saqë të duhet të vish me këmbë në tokë dhe të qash për një gjë që e sheh çdo ditë, e ndien çdo ditë, e prek çdo ditë. Në sytë e shqiptarëv­e ka dhimbje, ka lot dhe kjo ndoshta na bën popull akoma më të fortë, më të patrembur ndaj vështirësi­ve. Mesazhi në vetvete është magjia e këtij produksion­i.

I ke dëgjuar konkurrent­ët dhe e pretendoni fitoren, duke qenë se ajo varet nga votat e kolegëve?

E kam dëgjuar pa përjashtim çdo këngë, duke filluar nga “New Artist” edhe “Big Artist”. Ka produksion­e shumë të forta, këngëtarë dhe kolegë shumë të mirë dhe ndihem shumë i lumtur që konkurrenc­a është e madhe. Sa i përket çështjes së pretendimi­t, as nuk i futem asaj lufte, pasi nuk është ky qëllimi im. A e meritoj apo jo? Kjo u takon kolegëve dhe publikut ta vendosë. Dhe, a do gëzohesha po ta fitonim? Sigurisht që për një artist “Kënga Magjike” është një trofe shumë i veçantë. Gjithsesi, do më mjaftonte një prezantim dinjitoz dhe një performanc­ë e mirë live në Pallatin e Kongreseve për ta përmbyllur me sukses këtë rrugëtim.

Je vetëm 22 vjeç dhe ke arritur të publikosh mjaft këngë, duke u perfeksion­uar gjithmonë e më shumë. Çfarë të tha producenti Ardit Gjebrea kur e dëgjoi këngën?

Numëroj aktualisht 12 këngë të miat, disa nga këto të kthyera në hit- e e disa ndoshta të mbetura në kufijtë e një kënge të mirë. Në fund të fundit, jo çdo këngë bëhet hit. Sa i përket Arditit, e vlerësoj pamasë suportin e tij ndër vite si artist, në radhë të parë, e më pas si producent. Sa për pyetjen, i ka pëlqyer apo jo kënga, besoj do të ishte me adekuate t’ia bënit atij pyetjen, por mendoj që i ka pëlqyer për sa kohë jemi pranuar për të qenë pjesë e festivalit të tij.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania