Panorama (Albania)

Tenderi 40 milionë euro i Unazës së Re, 5 herë më shumë se segmentet e ndërtuar

Rama: 7 X 7 = 42 është lule para kësaj të fundit të Lulit, eh artist

-

Partia Demokratik­e do të publikojë sot fakte që provojnë se projekti i Unazës së Re është produkt i një afere korruptive.

Kryetari i PD- së, Lulzim Basha, i shoqëruar nga deputetë të Grupit të tij Parlamenta­r mbështeti sërish protestën e banorëve të Unazës së Re dhe premtoi se PD do të publikojë fakte, që vërtetojnë se segmenti që qeveria po kërkon të ndërtojë, është një skemë vjedhjeje. “Tashmë që është zbuluar që kjo aferë është një skemë vjedhjeje, vjedhje pa precedent dhe se duan t’u prishin shtëpitë këtyre dhe t’i nxjerrin mes katër rrugëve, vetëm për të mbushur xhepat e tyre, është e domosdoshm­e që të gjithë, jo vetëm banorët, jo vetëm opozita, por edhe mediat t’i shkojnë deri në fund zbulimit të kësaj skeme vjedhjeje. Kjo, sepse njerëzit që janë bërë aksesorë të Edi Ramës, që është projektues­i i kësaj vjedhjeje, duhet ta ndjejnë se asnjëri prej tyre nuk do t’ia hedhë paq. Të gjithë ata, çfarëdo qofshin: biznesmenë që kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj skeme zhvatjeje, sekserë, kushdo që të jenë, duhen demaskuar me emër dhe mbiemër para publikut. Dëgjojini banorët, në fillim edhe unë erdha këtu me idenë se këta duhet të dëmshpërbl­ehen, por me faktet që kanë ardhur në vëmendjen tonë, një pjesë prej të cilave do t’i bëjmë publike, është e qartë se ky projekt korruptiv nuk mund të vazhdojë asnjë centimetër. Asnjë centimetër”, deklaroi Basha.

KOSTOT Kryetari i PD- së tha se për të njëjtën rrugë, për të cilën qeveria kërkon 40 milionë euro për 2 km, një tjetër kompani ka shpenzuar vetëm 8.5 milionë euro. “Çfarë është ky projekt? Si është tenderuar? Si është e mundur që u kap vlera 20 milionë euro, kur, në anën tjetër, vlera për kilometër për të njëjtin projekt, ndërtuar nga e njëjta kompani Salillari, është 8.5 milionë euro? Me të njëjtat parametra! Si ka mundësi? Atje nuk ekzistonte rruga, atje duhej të shembeshin disa objekte. Nuk kishte shtrat rruge, ndërsa këtu ekziston. Si ka mundësi atje 8.6 mil- ionë euro për kilometër dhe këtu 20 milionë euro për kilometër? Si ka mundësi që futen dy kompani për çdo lot, ku kompania e dytë gjithmonë tërhiqet pa dhënë çmim dhe e para jep çmim të plotë? Vjedhjen, Edi Rama e ka kthyer në art. PPP- të janë skema më e sofistikua­r e vjedhjes. Vjedhje me incenerato­rët e Arben Ahmetajt, që janë të regjistrua­r në parajsa fiskale. Edhe këtu një nga kompanitë është e regjistrua­r në parajsa fiskale, në ishujt Seishell më duket. Pra, vjedhjen e ka kthyer në art”, theksoi kreu i PD- së.

REAGIMI Kryeminist­ri Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës për kostot e projektit të Unazës së Re. Përmes një postimi në “Twitter”, kreu i qeverisë ka ironizuar shifrat e publikuara nga kryetari i PD- së, Lulzim Basha. “7 X 7 = 42 është lule para kësaj të fundit të Lulit: 1 cm rrugë tek Unaza e Re kushton 2000 €. Rruga bën 40 mln € thotë po ai, po sipas aritmetikë­s së tij i bie që 2 km bëjnë 400 mln €. Dhe 400 mln shumëzuar me gjerësinë, sipas tij, 30 m janë baras 12 miliardë €. Eh Artist, Artist”, shkruan Rama. Lidhur me kostot që do të kërkojë segmenti prej 2.2 kilometras­h, që do të ndërtohet në Unazën e Re, opozita ka ngritur pretendime se kemi të bëjmë me një skemë vjedhjeje të papreceden­të.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD, Basha, dje gjatë protestës
Kreu i PD, Basha, dje gjatë protestës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania