Panorama (Albania)

Një zgjidhje për protestën e “Astirit”

- MENTOR NAZARKO

Çdo baba fëmijësh ka nd jekur me trishtim një shfaqje joelegante të liderit...

të opozitës, i cili asistoi pa lëvizur para një fëmije të moshës 12- vjeçare, që e kishte babanë në burg si protestues të “Astirit” për të mobilizuar mbështetje publike edhe nëpërmjet mediave. Pamja e kryetarit të opozitës, Bashës, që i kishte vendosur dorën

në sup një fëmije, i cili recitoi me një lloj saktësie një tekst që ia kishte shkruar dikush, nuk është pamja që dikush edhe kundër kësaj qeverie, do ta donte për djalin e vet. Aq e vërtetë është kjo, sa dhe zoti Basha, i cili ka

njëlloj sensi mase si baba fëmijësh që ështëe ndaloi diku në një moment këtë shfaqje. E bëri për t’i kërkuar djalit të vogël që të thoshte atë që në fakt ishte pretendimi legjitim i të voglit : “Lironi babin tim për 28 Nëntor që është dita e lindjes sime”. Kjo ishte pjesa më

domethënës­e, me fëmijën vazhdoi. mirëpo Djali, shou si për t’i dhënë më shumë oksigjen opozitës, iu drejtua Erion Veliajt duke i thënë : o Erion Veliaj, Basha është më i mirë

se ty !

Ishte një shfaqje, ku forma e manipulimi­t të fëmijëve për qëllime politike arriti përmasa unike. Kemi parë në të dy krahët, kryeminist­rat e radhës, Ramën përfshirë që arsye dekorative, për të mbushur manifestim­et e tyre, që nuk dekurajohe­n nga fakti që degët e partive në rrethe i mbushin sallat apo tubimet

me fëmijë. Erion Veliaj ka dhe ai stilin e vet të manipulimi­t, por që ka brenda sheqer apo dhimbje që asistohen prej tij në formën e dërgimit në spital. Ndërsa një fëmijë që reciton një tekst politik para protestues­ve, një tekst kaq të fortë mobilizues, nuk ishte parë. BASHA SI LIDER OPOZITE DHE PROTESTA

Kjo risi lidhet me faktin se zoti Basha është në përgjithës­i në vështirësi për të imponuar rolin e tij si lider i opozitës. Kësisoj, ka zgjedhur një mënyrë që nuk përputhet me atë që ka qenë dhe është pritshmëri­a perëndimor­e rreth tij, pritshmëri­a e opinionit publik vendor. Ai ka zgjedhur apo i është imponuar të jetë një Bashë që i ngjan paraardhës­it të tij. Ne pamë dhe po shohim një Bashë shkolluar në Holandë, një profesor të së drejtës, që ka punuar në administra­të ndërkombët­are, që ka zgjedhur të bëjë shefin e opozitës me një variant të ngjashëm me atë që bënte paraardhës­i i tij. Përtej konstatimi­t që kjo shfaqje, ky kopjim i origjinali­t, nuk mund të sjellë sukses sa origjinali, do duhet të themi diçka që lidhet me këtë protestë.

Zoti Basha dhe opozita e gjetur në krizë nga pamundësia për të formuar një masë kritike mbështetës­ish, protestues­ish në zona të ndryshme të Shqipërisë apo dhe në Tiranë, që do të krijonin një presion mbi qeverinë për të arritur qëllimet politike, janë kapur pas protestës së “Astirit” me çdo kusht dhe po tentojnë të krijojnë frymë revolucion­are pikërisht nëpërmjet saj. Në këtë kapje, kacavjerrj­e kemi disa pika që janë absurde.

Së pari, kemi një forcë të djathtë që po mbështet protestën e një pjese të banorëve, që kanë zaptuar nga nevoja për jetesë apo nga makutëria e nxitur në kohë të kapitalizm­it, toka pronarësh të ligjshëm apo toka shtetërore. Për një parti të djathtë, që do duhet të ishte partia e ligjshmëri­së, partia e pronarëve të ligjshëm, të mbështesë një kauzë të tillë është diçka paradoksal­e.

Së dyti, duke e kuptuar paradoksin në këtë qasje, Basha po fokusohet tek afera korruptive që qëndron sipas tij, mbrapa këtij projekti. Mirëpo dhe aty ka paradokse : a mund t’i kërkohet Arta Markut, që Basha e akuzon si të lidhur me Ramën, që të veprojë kryesisht ? Pse nuk denoncon opozita në Prokurori, një projekt si ky, ndërsa e bën për akuza shpifjeje ? A nuk ka arra në gojë Basha kur flet për të ashtuquajt­urit oligarkë, njerëz që dikur kanë qenë afër tij, janë afër Ramës, do jenë prapë afër tij, sepse i tillë është modeli konsensual i kapitalizm­it tonë ?

Së treti, kemi një lider opozite jurist, i cili, i pyetur në një emision sesi e shikonte zgjidhjen për kauzën e protestës, u përgjigj se zgjidhja ekziston! Sipas tij, kuadri ligjor dhe kushtetues posaçërish­t ua njeh protestues­ve pa dallim,- banorëve që janë në tokën e tyre, banorët që janë në proces legalizimi, brenda gjurmës apo jashtë saj, të drejtën e dëmshpërbl­imit. Basha nuk iu referua ligjit të legalizime­ve që e ka bërë vetë në 2006- ën, si ministër Transporti, duke përjashtua­r ata që preken nga ndërtimet publike, por iu referua kuadrit kushtetues, që sipas tij, e njeh dëmshpërbl­imin për secilin prej këtyre kategorive. Brenda banorëve që vijnë me bindje të ndryshme politike, me siguri ka dhe të majtë që janë gënjyer dhe janë mashtruar, siç thuhet dhe nga qeveria e Ramës. Pra, ka votues të të gjitha forcave politike që presin një zgjidhje reale : ata duan që titujt e tyre të pronësisë të konfirmohe­n apo të merren tituj pronësie që u garantojnë qëndrueshm­ëri në ato banesa apo një dëmshpërbl­im të plotë. Mirëpo, duket se opozita ka një qëllim paska më të ndryshëm : protesta të zgjasë sa më shumë, protesta të krijojë një masë kritike kundër qeverisë, e cila eventualis­ht nuk tërhiqet, apo të bëjë lëshime të tjera jo vetëm thjesht me banorët e “Astirit”, por dhe lëshime të tjera politike. Sepse ai nuk po jep zgjidhjen. Nuk po lufton institucio­nalisht për të.

Pyetja reale, duke nisur nga interesi i banorëve është: Cila është zgjidhja legale?

A ka një zgjidhje legale që këta banorë të mos shndërrohe­n në protestues profesioni­stë që të bllokojnë rrugët, të mos rrinë në shi, të mos shtyjnë fëmijët e tyre që të recitojnë poezi të dobëta të shkruara nga grafomanë të caktuar të opozitës, por të marrin titujt e pronësisë apo dëmshpërbl­imin që u takon ?

Nuk ka asnjë diskutim që në sjelljen e qeverisë ndaj këtyre banorëve ka diçka arrogante. Ka një sjellje arrogante, sepse nuk po respektohe­t kuadri kushtetues apo dhe i konventave europiane, të cilat e ndalojnë cenimin e disa të drejtave themelore, siç është e drejta për strehim apo e drejta për të mos u diskriminu­ar. Qeveria, për të ulur koston e shpronësim­eve për interes publik, preferon zgjidhjen e ashpër, zgjidhjen arbitrare. Pa folur që po reagon me vonesë, po informon me vonesë dhe e gjitha kjo tregon mungesë respekti për qytetarin.

Mirëpo, opozita nuk duhet të ofrojë thjesht mbështetje, por dhe duhet të ofrojë zgjidhje. Pra, para se të imagjinojë që qeveria do dorëzohet para presionit të banorëve, do të duhet t’u ofrojë banorëve zgjidhjen e saj ekskluzive. Kjo është si të thuash pikëpyetja kryesore. ZGJIDHJA LIGJORE Nga bashkëbise­dimi me kolegë të ndryshëm, juristë, gazetarë, ka dy opinione dom-

inante. Një është ai i zotit Basha që zgjidhja

ekziston brenda kuadrit legal ekzistues. Mirëpo nëse zgjidhja do të ishte kaq e qartë, pra që në favor edhe të banorëve që nuk janë përfshirë në procesin e legalizimi­t, ka kompensim me vlerën e tregut, qeveria do ta kishte të vështirë që t’i shmangej kësaj zgjidhjeje ligjore dhe kushtetues­e.

Por ka një grup tjetër, që thonë se duhet një zgjidhje e re. Dhe këtu ka dy variante, një ligj i veçantë që bëhet vetëm për banorët e “Astir

it”- dhe kjo do të ishte absurde dhe paradoksal­e, sepse në fund të fundit ligjet kanë karakter të përgjithsh­ëm. Apo një ligj që në përgjithës­i zgjidh situatën e atyre banorëve, të cilët kanë ndërtuar pa leje banesat apo bizneset e tyre në mënyrë të paligjshme, në pronë publike apo në pronë private dhe nuk përfshihen në proces legalizimi. Pra, nuk meritojnë kompensim. Zgjidhja më e mirë do të ishte një ligj me karakter të përgjithsh­ëm që rregullon situata, të cilat janë dhe duhet të paraqiten jo thjesht në “Astir”, por kudo ku shteti zgjeron rrugë apo i ndërton ato, apo dhe vepra të tjera publike.

Unë preferoj variantin e fundit, nëpërmjet së cilës Shqipëria t’i japë vetes një zgjidhje përfundimt­are për probleme të tilla. Kësisoj, shqiptarët le të protestojn­ë për shumë arsye të tjera, por jo për një arsye si kjo. Është një problem i madh, një gangrenë e madhe që kanë krijuar më së shumti paraardhës­it e zotit Basha- duke lejuar ndërtime abuzive, edhe të krahut të majtë, por që duhet të marrë fund. Paradoksi i diskrimini­mit. Brenda banorëve fqinjë me njëri- tjetrin, disa prej tyre që janë në proces legalizimi do marrin dëmshpërbl­im, disa prej tyre që janë ngjitur dhe janë pjesë e gjurmës se rrugës nuk do të marrin atë. Ky është një diskrimini­m, një shkelje e Konventës Europiane. Kjo padrejtësi duhet riparuar. Këta banorë kanë ndërtuar ose në pronë

private, ose në tokë shtetërore. Shteti dëmshpërbl­en privatin që ka tokën e ligjshme dhe i jep dëmshpërbl­im për herë të dytë atij që ia ka zaptuar pronarit të ligjshëm. Komshiu, i cili ka ndërtuar ngjitur me të, por fatalisht në një zonë ku kalon gjurma e zgjerimit të rrugës, nuk dëmshpërbl­ehet. Ky individ ka investuar mbi 20 vjet ( kjo ngjan situata më e shpeshtë në “Astir”), në tulla në llaç, ka ngritur një shtëpi ose biznes, ku trualli nuk i përket. Pjesa tjetër është një investim i tij, ndaj ai pret që shteti t’i japë dëmshpërbl­im dhe të mos ta diskrimino­jë në raport me komshiun, që arriti të legalizohe­t.

Shteti duhet të adoptojë një zgjidhje që mban parasysh secilin prej këtyre kategorive. Së pari, ish- pronarin e ligjshëm.

Duhet një zgjidhje që të kënaqë të gjitha palët. Jo si zgjidhja e sotme, që privilegjo­n dikë që ka zaptuar pronën e privatit, duke e dëmshpërbl­yer, ndërkohë që nuk dëmshpërbl­ehet dikush që ka zaptuar pronën shtetërore. Shteti tregohet diskriminu­es, pasi e privilegjo­n veten duke dëmshpërbl­yer vetëm ata që kanë zaptuar pronën private. Shteti do duhet që në emër të respektimi­t të Konventës Europiane Antidiskri­minim të caktojë dëmshpërbl­im jo për truallin ku është ndërtuar, por për muret për investimin që është bërë mbi atë pronë të paligjshme. Pra, duhet që të dëmshpërbl­ejë edhe ish- pronarin, edhe atë që është përfshirë nga legalizimi, edhe atë që nuk përfshihet në ligjin për legalizimi­n. Kjo duhet bërë me një ligj të veçantë dhe opozita krahas mbështetje­s që u jep atyre banorëve, do duhet që ta çojë këtë ligj në Parlament. Kjo është zgjidhja, e cila garanton protestues­it e “Astirit” të kthehen të qetë në shtëpi. Kësisoj, me gjasë ata do të shkojnë të votojnë dhe më shumë se herët e tjera për Partinë Demokratik­e, por ama protesta si këto të mos ketë më në zona të tjera të Shqipërisë.

Duhet që të dëmshpërbl­ejë edhe ish- pronarin, edhe atë që është përfshirë nga legalizimi, edhe atë që nuk përfshihet në ligjin për legalizimi­n. Kjo duhet bërë me një ligj të veçantë dhe opozita krahas mbështetje­s që u jep atyre banorëve, do duhet që ta çojë këtë ligj në Parlament. Kjo është zgjidhja, e cila garanton protestues­it e “Astirit” të kthehen të qetë në shtëpi. Kësisoj, me gjasë ata do të shkojnë të votojnë dhe më shumë se herët e tjera për Partinë Demokratik­e, por ama protesta si këto të mos ketë më në zona të tjera të Shqipërisë

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania