Panorama (Albania)

Rama e Meta me liderët e Kosovës për shtatoret e Lidhjes së Prizrenit

Meta: Thirrje për bashkim të të gjithë shqiptarëv­e. Rama: Të shumtë smirëzinjt­ë që duan të na ndajnë.

-

Përurimi i monumentit me shtatoret e tre liderëve historikë, Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sulejman Vokshit dje në Prizren, bashkoi politikën shqiptare.

Liderët politikë të Kosovës dhe Shqipërisë ishin dje bashkë për nder të 140- vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Presidenti Meta, Kryeminist­ri Rama, Kryeminist­ri kosovar Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhanë mesazhe bashkimi në përkujtim të kësaj ngjarjeje të rëndësishm­e për kombin shqiptar. Presidenti Hashim Thaçi nuk ishte prezent, për shkak të vizitës së tij në SHBA, ku pritet të takohet me politikanë të lartë të Departamen­tit të Shtetit. Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Republikës Ilir Meta kërkoi forcimin e bashkimit të të gjithë shqiptarëv­e nën frymën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. "Jemi mbledhur në një ditë nëntori, në një atmosferë të jashtëzako­nshme të festave tona, të cilat lidhen jo vetëm me këtë Vit Mbarëkombë­tar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeu­t, por njëkohësis­ht edhe me 110- vjetorin e Alfabetit të njësuar të Gjuhës Shqipe dhe natyrisht, edhe me festën tonë, që bashkon të gjithë shqiptarët kudo në gjithë botën, me atë të 28 Nëntorit, Festën e Flamurit Kombëtar. Le të përfitojmë nga ky çast për të bërë thirrje të forcimit të bashkëpuni­mit dhe të bashkimit të të gjithë shqiptarëv­e në interes të prosperite­tit të kombit tonë, por njëkohësis­ht edhe të përpjekjev­e të përbashkët­a të të gjithë shqiptarëv­e për forcimin e perspektiv­ës sonë europiane dhe të gjithë popujve të tjerë në këtë rajon", tha Presidenti Meta. Kryeminist­ri Rama nuk harroi të përmendte sërish Mid'hat Frashërin dhe pse në Tiranë figura e tij ka ndezur debat politik brenda së majtës. "Lidhja Shqiptare është simboli i bashkimit të trojeve. I biri i Abdyl Frashërit, Mid'hat Frashëri, pat shkruar diku se pavarësia e Kosovës dhe sh- tetndërtim­i i saj ishte amaneti dhe përmbushja e projektit të Lidhjes së Prizrenit. Kjo tokë pra, Kosova, është trashëgimi­a më e vyer dhe për udhërrëfye­sit e Lidhjes së Prizrenit është vetë udhërrëfim­i i qartë i kombit shqiptar", tha Kryeminist­ri Rama. Duke cituar Abdyl Frashërin, Rama u shpreh se të shumtë janë atë që nuk e duan ekzistencë­n e shqiptarëv­e. "Abdyl Frashëri na kishte paralajmër­uar në fjalën e tij të janarit 1881, mbajtur në orët më kritike të Lidhjes së Prizrenit: ' Janë të shumtë smirëzinjt­ë vetëm ndaj faktit që ne ekzistojmë. Ata kërkojnë të na e grabisin mendimin e ekzistencë­s sonë. Le të mendojmë dhe të punojmë për vete dhe të mos ketë asnjë ndryshim mes toskëve dhe gegëve. Ne jemi të gjithë shqiptarë dhe formojmë një Shqipëri të bashkuar. Duhet që asnjë pikë e Shqipërisë, asnjë qytet, asnjë fshat shqiptar të mos u jepet vendeve me kombësi të huaja. Janë të shumtë smirëzinjt­ë që duan të na ndajnë. Ne jemi të gjithë shqiptarë dhe duhet të mbetemi gjithmonë të bashkuar e të pandarë me njëri- tjetrin',- pat thënë dikur Abdyl Frashëri", tha Rama. Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh se "Kjo vepër e sotme është pjesë e përgjegjës­ive, të Vitit Mbarëkombë­tar të Gjergj Kastriotit- Skënderbeu­t. E mira e kësaj vepre të sotme është se kushdo që nuk heq dorë prej së drejtës së vet, ajo do të bëhet realitet", tha Haradinaj. Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se "Këto shtatore përjetësoj­në një moment vendimtar në historinë tonë kombëtare: momentin kur këta tre burra të mëdhenj e bashkuan kombin përball rreziqeve të kohës".

 ??  ??
 ??  ?? Gjatë përurimit të shtatoreve në Prizren
Gjatë përurimit të shtatoreve në Prizren
 ??  ??
 ??  ?? Meta, Rama, Haradinaj dhe Veseli, dje në Prizren
Meta, Rama, Haradinaj dhe Veseli, dje në Prizren

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania