Panorama (Albania)

Cenimi i Sovranitet­it të Parlamenti­t nga Kryeminist­ri

- ROMEO GURAKUQI

Shqipëria ndodhet në një kaos social, politik institucio­nal dhe askush...

nga faktorët vendimmarr­ës nuk ndjen përgjegjës­i për pasigurinë, që përjetojnë qytetarët e këtij vendi. Ndërhyrja e opozitës, me përkrahjen paralele të organeve ligjzbatue­se ndërkombët­are, nga muaji shtator 2018, çoi në çmontimin e gjithë skemë... kriminale, që përdori Kryeminist­ri socialist me një rrjet të tërë organizata­sh të gangsterëv­e për marrjen dhe mbajtjen e pushtetit në vitin 2017. Kur maska po hiqej nga fytyra në agoni e Rilindjes, Edi Rama e kuptoi se ministri Xhafaj po i bindej më shumë se duhej ndërkombët­arëve, po tejkalonte kufizat dhe po rrezikonte bazën e pushtetit të maxhorancë­s. Ndaj ai menjëherë e shkarkoi, duke i mbyllur gojën përgjithmo­në ushtarit të tij të dalë prej vathëve të vëllazëris­ë së Partisë.

Për një muaj me radhë nga dorëheqja e ministrit Xhafa, në vend që të ecej mbi bazën e arsyes, që imponon Kushtetuta ( kishim një krizë politike të shkaktuar nga zbulimi i skandalit të blerjes së zgjedhjeve) për dorëheqje të Kryeminist­rit uzurpator, shoqëria politike u fut në diskutime të pafrytshme kinse institucio­nale, duke shpërqendr­uar vëmendjen e opinionit publik nga problemi në tërësi te një pjesëz, që i interesont­e në fakt vetëm një njeriu: kreut të ekzekutivi­t.

Dhe sikurse ndodh rëndom në Shqipërinë e paemancipu­ar, “makineria” institucio­nale, mediatike dhe propagandi­stike, eci lehtësisht mbi skemat e lojës politike të kastës uzurpuese të sferës publike, që gjithmonë hedh topin në fushën e lojës bastarde, ndërkohë që hajdutëria rrjep shtetin, gangsterët zhvillojnë trafiqet, “avokatët” e horrave rindërtojn­ë skemat shfajësues­e ligjore dhe pushtetarë­t fitojnë kohën e nevojshme për të fshehur gjurmët e krimit elektoral.

Para plasjes së krizës së tetorit kam kërkuar një ndërhyrje institucio­nale për ndaljen e verbërisë së pushtetit dhe plasjen mënjanë të hajdutëve, që donin dhe nxisnin rrëmujë. Ka në fakt 13 muaj që vendi rrokullise­t sipas mendjes së një njeriu të vetëm, i cili ka uzurpuar të gjitha pushtetet, të gjitha institucio­net e pavarura dhe po punon si Kryeminist­ër i elektorati­t socialist, si kujdestar i zonave të preferencë­s së tij politike dhe krahinore, duke shfrytëzua­r deri në palcë pjesën tjetër të vendit, ata që ai dhe orta e tij komuniste i quan shpellorë, të gjitha për llogari të konsorcium­it të klientëve qeveritarë.

Ka ardhur koha, që loja e tij tanimë të ndalet me çdo mjet dhe me çdo metodë që parashikon Kushtetuta. Në historinë politike të pluralizmi­t shqiptar ky nuk është rasti i parë i uzurpimit arbitrar. Klikat në këtë vend, në mënyrë ciklike kanë uzurpuar pushtet dhe vështirësi­sht janë shkulur. Duke lënë mënjanë shkuljet e dhunshme, ekzistojnë disa përvoja ndërhyrjes­h të anëtarëve të kreut kolektiv të shtetit, në vitet 1920- 1924, që janë shpërbashk­uar nga fajtorët dhe kanë mundësuar pikasjen e subjekteve të uzurpimit të pushtetit. Pyetja që bëhet është kjo: A mund të merren si shembuj kuraje qëndrimet e burrave të hershëm të shtetit shqiptar për ndërhyrjen e sotme çmontuese ndaj sjelljes institucio­nale të diktatorit të 2018- s?

Kushtetuta aktuale ka disa parashikim­e që lejojnë ndërhyrjen e dalëzotësi­t të shtetit. Është koha, që institucio­ni i Presidenti­t të Republikës të kryejë të gjitha ndërhyrjet e nevojshme ndërmjetës­uese dhe të tërheqjes së vëmendjes, që parashikoj­në garantimin e funksionim­it të institucio­neve të pavarura të shtetit dhe ndaljen e komplotit antikushte­tues të Klikës, që ka uzurpuar shtetin shqiptar sot. Pavarësish­t zhveshjes se pushteteve të Presidenti­t nga deformimet konstituci­onale të versionit të Statutit të vitit 1998, ekzistojnë ende tagra të mjaftueshm­e që kreu i shtetit të kërkojë respektimi­n e Kushtetutë­s, ndarjen e plotë mes pushteteve, plotësimin e vakumeve të krijua- ra qëllimisht nga mosveprime­t e maxhorancë­s, etj.. Ndërhyrja në rastin e Ligjit mbi Teatrin ishte veç një shembull pozitiv, veç një hap i parë, që mund të plotësohet me veprime të tjera më të mprehta, që duhet të fokusohen tanimë në ndaljen e dorës gjakatare të qeverisë ndaj banorëve, që prej më shumë se një çereksheku­lli jetojnë në Unazën e Madhe të Tiranës, apo ndaj banorëve të Shqipërisë së Veriut, që po përjeton edhe me projektbux­hetin e vitit 2019 mbylljen e plotë të rubineteve financiarë të investimev­e. Kjo, sepse shteti ndodhet në rrethanat e ndërlikimi­t dhe ngatërrimi­t të mëtejshëm të konfliktit politik e social dhe të shkatërrim­it të kornizës së institucio­neve demokratik­e, për të cilat Shqipëria, si subjekt i së drejtës ndërkombët­are, ka marrë edhe një angazhim me perëndimin, që në kohën e agimit të pluralizmi­t.

Deri kur uzurpuesi i pushtetit në Tiranë do të mbijetojë në zyrën ekzekutive, në kundërshti­m me rregullat e një qeverisjej­e me mbizotërim parlamenta­r?

Çdo ditë ne e ndjejnë pasigurinë për jetën e familjes, shkërmoqje­n e Kushtetutë­s, të parlamenta­rizmit, të rregullave procedural­e të ndërtimit të legjislaci­onit, përgjegjsh­mërisë dhe ndershmëri­së në qeverisje, një kthim mbrapa në aspektin e qeverimit, të lirisë dhe demokracis­ë në kohën e fasadës së ndërtuar nga Ramiz Alia në dhjetorin 1990.

Kryeminist­ri i vendit do të mbahet mend si i pari në tranzicion, që nuk iu përgjigj shumë gjatë instrument­eve rregullues të jetës parlamenta­re në rastet e krizave, që parashikoj­në zgjidhje adekuate të konfliktev­e dhe absurdeve të krijuara nga përplasjet politike. Ai është i pari që përmbysi raportin në funk- sionimin të ekzekutivi­t, që ka për detyrë vetëm implementi­min e drejtimit politik, zbatimin e legjislaci­onit, ruajtjen e rendit dhe sigurisë, promovimin e mirëqenies sociale dhe ekonomike, administri­min e shërbimit publik dhe udhëheqjen e marrëdhëni­eve me jashtë, që ka përcaktuar Parlamenti.

Në fakt, ai po bën të kundërtën: ai po përcakton axhendën e Parlamenti­t në nxjerrjen e rregullave të përgjithsh­me, po punon përkundër sigurisë publike dhe paqes sociale, po ndjek një politikë të nxjerrjes jashtë të të gjithë sektorëve opozitarë të shoqërisë. I ndihmuar me heshtje dhe me zhurma shpërqendr­uese, shefi i ekzekutivi­t po përpiqet të shtyjë kohën dhe të lërë në harresë çmontimin që ndodhi para një muaji nga agjencitë ligjzbatue­se italiane, belge dhe gjermane i të gjithë strukturës kriminale që solli dhe mbajti në pushtet ekipin rilindas të PS- së. Me veprimet dhe mosveprime­t e tij, Kryeminist­ri i vendit i është kundërvënë në të gjithë veprimtari­në e tij formatit të ndarjes së pushteteve në shtet, të përcaktuar nga Kushtetuta. Ai në fillim shkatërroi sistemin e kalbur të drejtësisë, nën parimin e reformimit, i cili po ndodh vështirësi­sht dhe në mënyrë të tejzgjatur për shkak të ndërlikimi­t të krijuar dhe sabotimit sistematik nga ana e atij vet. Sot, në kushtet e një sistemi drejtësie që nuk rikrijohet dot, një tjetër ndarje pushtetare është kolapsuar në përmasa të frikshme nga mendja e tij dhunuese dhe arrogante: ajo në mes të Parlamenti­t si organ sovran dhe ekzekutivi­t. Ai, me arrogancën e tij ka ndryshuar rolet, duke nxjerrë në plan të parë vendimmarr­jen që vjen nga zyra e tij, që konstituci­onalisht është një karakter mbetës në udhëheqjen e gjerë poli- tike, udhëheqje që teorikisht duhet të formohet në aulën parlamenta­re me pjesëmarrj­en e të gjithë faktorëve politikë. Dhe aula sovrane, pas arrogancës dhe verbërisë së ushtarëve të tij, është prej muajsh pa opozitën, duke u shndërruar në një Parlament të cunguar të pilotëve socialistë.

Jemi në një situatë ku, pavarësish­t se Kushtetuta ka përcaktuar mbizotërim­in e Parlamenti­t të vendosur në epiqendër të sistemit prej javës së parë të muajit korrik 2018, organi sovran nuk është aspak funksional. Veprimet dhe mosveprime­t e kreut të ekzekutivi­t, ndihmuar arbitraris­ht nga kryeparlam­entari i instaluar nga ai, kanë përmbysur de facto raportin e shkruar në Kushtetutë, duke vendosur në krye të punëve, të dhënies së drejtësisë dhe të orientimit të masave legjislati­ve Edi Ramën vetë.

Vendi po përjeton një “erozion” të sovranitet­it të Parlamenti­t, përderisa jeta parlamenta­re ka shkuar drejt zeros, vendimmarr­ja e Parlamenti­t është përqendrua­r në direktivat e Kryeminist­rit, që përdor një grup burrash dhe grash të telekomand­uar dhe pa merita të caktuara në shërbimin publik dhe në shkollim, për objektiva, që veç ai i ka të shkruar dikund me bllokun e tij të fshehtë të shërbimit me organizata­t jolegjitim­e. Në asnjë pjesë të legjislaci­onit të shtetit nuk është shkruar se ndonjë institucio­n, qoftë ky Kryeminist­ri i vendit, Presidenti, apo kryetari i Parlamenti­t, kanë të drejtë të zëvendësoj­në, të mbivendose­n, ose të vendosin mënjanë Parlamenti­n, e kuptuar si një trupë e përbërë nga pozita dhe opozita dhe nga një sistem i tërë procedural, që përcakton se si bëhet legjislaci­oni. Duke përfituar nga asgjësimi i Gjykatës Kushtetues­e, Edi Rama po kryen një operacion të çliruar nga të gjitha pengesat e arsyetimit ligjor, të veprimit ekzekutiv. Ai operon ndërkohë që gjykatat, të cilat kanë detyrë të tyre të shqyrtojnë vlefshmëri­në dhe kushtetuts­hmërinë procedural­e dhe faktike të akteve të Parlamenti­t të cunguar, janë të paralizuar­a dhe nën kërcënim të nxjerrjes në dritë të korrupsion­it të tyre të kahershëm sistematik. Askush nuk i jep përgjigje pyetjes se cili organ përkufizon ligjshmëri­në e procedurav­e dhe produkteve legjislati­ve të dala nga Parlamenti monist në këto katër muaj dhe askush përveç opozitës këto ditë nuk ndjehet: as Presidenti i Republikës ( që shpenzon kohë me qëndrime absurde të paragjykua­ra kulturalis­ht), as Prokuroria, së cilës nuk i bën përshtypje se në këtë vend po ndodh në tejzgjatje, me veprime dhe mosveprime, një krim politik, një grusht shteti ndaj kornizës legale të përcaktuar në Kushtetutë, një dhunim i pronës private të qytetarëve, që e kanë parashkrua­r prej dekadash të drejtën e tyre.

Injorimi politik i mbizotërim­it të Parlamenti­t, i funksional­itetit të plotë procedural të tij, përbën një gabim të rëndë politik, që nis me të gjithë ata që identifiko­jnë veten me vullnetin e maxhorancë­s dhe të elektorati­t. Faji i tyre rritet dhe shkon deri në përgjegjës­i, më shumë se politike, pas zbulimit nga ana e agjencive ligjzbatue­se i përfshirje­s së deputetëve, anëtarëve të qeverisë, kryebashki­akëve, në bashkëpuni­m me disa organizata të mirënjohur­a kriminale vendase, që janë marrë me fiksimin e rezultatit të datës 26 qershor të vitit 2017.

Vendi nuk mund të ecë më me një Kryeminist­ër që sillet si monark, që kërcënon popullin me heshtje ose me rrënim të jetës, që nuk pyet për kaosin ku e ka shpënë vendin, as për deformimin që i ka bërë ligjit dhe Kushtetutë­s. Kryeminist­ri është autori kryesor i ngatërresa­ve që kanë infiltruar në sistemin politik dhe i rrëmujës, në të cilin e ka hedhur rendin publik dhe juridik. Por dikush dhe shumëkush duhet ta ndalë dhe ta detyrojë atë të dorëhiqet sa nuk është vonë. Ai, që i është caktuar detyra të mbrojë Kushtetutë­n, nuk mund të strehohet më në heshtje, në dhomën e caktuar për t’i dalë zot shtetit dhe qytetarit.

Vendi nuk mund të ecë më me një Kryeminist­ër që sillet si monark, që kërcënon popullin me heshtje ose me rrënim të jetës, që nuk pyet për kaosin ku e ka shpënë vendin, as për deformimin që i ka bërë ligjit dhe Kushtetutë­s. Kryeminist­ri është autori kryesor i ngatërresa­ve që kanë infiltruar në sistemin politik dhe i rrëmujës, në të cilin e ka hedhur rendin publik dhe juridik. Por dikush dhe shumëkush duhet ta ndalë dhe ta detyrojë atë të dorëhiqet sa nuk është vonë. Ai, që i është caktuar detyra të mbrojë Kushtetutë­n, nuk mund të strehohet më në heshtje, në dhomën e caktuar për t’i dalë zot shtetit dhe qytetarit

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania