Panorama (Albania)

I dehur në makinë, pranga kapitenit të Partizanit

Alban Hoxha u ndalua pranë Parlamenti­t dje në mëngjes

-

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga derbi i kryeqyteti­t, kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, në vend që të ishte në fushat e stërvitjes, e sheh veten në qeli.

Shkak për këtë është bërë një pakujdesi e tij për t’i dhënë makinës, edhe pse kishte konsumuar alkool më shumë se norma e lejuar. Portieri i të kuqve është arrestuar dje në orët e para të mëngjesit në afërsi të Parlamenti­t, në rrugën “George W. Bush”, në Tiranë. Shërbimet e Policisë Rrugore, të cilët çdo fundjavë organizojn­ë pika kontrolli për parandalim­in e aksidentev­e, mes shumë makinave që kanë ndaluar për kontroll, i kanë nxjerrë tabelën edhe automjetit që drejtohej nga 31- vjeçari Alban Hoxha. Pasi i kanë bërë të qartë arsyen e ndalimit dhe e kanë pyetur paraprakis­ht nëse kishte konsumuar alkool apo jo, efektivët e Qarkullimi­t kanë vendosur që t’i bëjnë testin e alkoolit. Burime nga Policia e Tiranës thanë se nga matja e nivelit të alkoolit me aparaturën “Drager”, ka rezultuar se portieri i Partizanit e kishte “shkelur” me pijet alkoolike.

ARRESTIMI Niveli i alkoolit, në të dy provat me test, ka rezultuar 0.52 miligramë për litër. E thënë ndryshe 0.22 miligramë për litër më shumë sesa niveli maksimal i lejuar për të drejtuar makinën, që është 0.30 miligramë për litër. Në këto rrethana, Alban Hoxhës i është bërë e qartë nga efektivët Rrugorë që do të sho- qërohej në Polici, për veprën penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikua­r nga neni 291 i Kodit Penal. Burimet thanë se kapiteni i Partizanit nuk ka bërë rezistencë, por ka dalë menjëherë nga automjeti, siç i është kërkuar dhe më pas është shoqëruar në drejtim të ambienteve të Komisariat­it nr. 1. Pas konsul- timit me prokurorin e gatshëm, ndaj tij është marrë masa e arrestit në flagrancë dhe do të qëndrojë në qelitë e paraburgim­it derisa të dalë para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. Sipas procedurav­e standarde, një i arrestuar njihet me masën e sigurisë 4872 orë pas ndalimit e në këtë formë, Hoxha pritet që të dalë të martën para togave të zeza. Me shumë mundësi, Alban Hoxha nuk do të qëndrojë më shumë se 2 ditë në qeli, pasi vepra penale për të cilën akuzohet është kundërvajt­je penale dhe mund të dënohet edhe me gjobë. “Drejtimi i automjetev­e apo mjeteve të tjera të motorizuar­a në gjendje të dehur apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë, përbën kundërvajt­je penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj”, thuhet në nenin 291 të Kodit Penal, në bazë të të cilit u arrestua Hoxha.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania