Panorama (Albania)

Ish- ambsadori rrëfen prapaskena­t e takimit me Karamanlis: Lapsusi i Nanos me emigrantët

SHENIMET E BASHKIM ZENELIT NE LIBRIN E RI “MIQESI E TRAZUAR”. SI E KERKOI NANO ABROGIMIN E LIGJIT TE LUFTES

- BASHKIM ZENELI

Diplomati i njohur Bashkim Zeneli, "Mjeshtër i madh", përmes librit të tij të ri, "Miqësi e trazuar, Greqia në kujtimet e ambasadori­t", tregon mbi çështjet e diskutuara mes Kryeminist­rit Fatos Nano dhe homologut grek Kostas Karamanlis në maj të 2005. Sipas ambasador Zenelit, Kryeminist­ri Nano i ka kërkuar homologut grek abrogimin e "Ligjit të Luftës" me Shqipërinë nga Greqia. Në përgjigje të kësaj kërkese, Karamnalis është shprehur se mes dy vendeve nuk ka ligj lufte. "E mirëkuptoj shqetësimi­n tuaj që vjen nga një opinion i mbarsur me ndjenja të së kaluarës. Ne e kemi përballuar me realizëm këtë... Nuk ka gjendje lufte midis nesh, midis Greqisë dhe Shqipërisë, midis popullit grek dhe popullit shqiptar. Me Traktatin e Fqinjësisë, me bashkëpuni­min shumë të gjerë që kemi, përfshi edhe atë në fushën ushtarake, me mbështetje­n që i japim Shqipërisë për anëtarësim­in e saj në NATO... nuk mund të themi se jemi në gjendje lufte...", i është përgjigjur Karamanlis kërkesës së Nanos. Por ambasador Zeneli tregon dhe detaje nga përgatitja e takimit me Kryeminist­rin Karamanlis. Në deklaratën që Fatos Nano kishte përgatitur për të mbajtur pas takimit me homologun grek do të shprehej se në Greqi kishte edhe minoritet shqiptar. Për ambasadori­n Zeneli, kjo nuk ishte e saktë të thuhej. Pas një debati disaminuta­sh dhe konsultimi­t me Tiranën, Kryeminist­ri Nano pranoi të korrektont­e deklaratën e tij sipas sugjerimit të ambasadori­t tonë në Athinë në atë kohë, Bashkim Zeneli.

Pak ditë para nisjes së vizitës së z. Nano në Athinë do të pritesha nga zv. ministri i Jashtëm, z. Evripidis Stilianidi­s. Ishte zgjedhur deputet në zonën e Aleksandro­poulisit, në kufi me Turqinë ( Xanthi, Komotini e Sapai) dhe ishte deputeti që kishte marrë më shumë vota nga deputetët e Parlamenti­t grek.

Kishte studiuar në Gjermani, në Hamburg. Fliste rrjedhshëm gjermanish­ten, por dukshëm e dallueshëm me theks grek. ( Krejt ndryshe, pa i dalluar nga gjermanët e ? isnin gjermanish­ten ambasadori Carcabasis apo ambasadori Zografos, bashkëshor­t i ambasadore­s greke, zj. Eleni Sourani, ish- ambasador në Gjermani dhe në disa vende të tjera dhe drejtor politik në MPJ, një nga diplomatët më të shquar të Greqisë, një burrë fisnik dhe i kualifikua­r).

Zoti Stilianidi­s, me të cilin takohesha për herë të parë, do të vlerësonte shumë marrëdhëni­et me Shqipërinë dhe vizitën e pas pak ditëve të Kryeminist­rit Nano në Athinë. Edhe ai do të theksonte se "Kryeminist­ri Karamanlis e ka konsiderua­r Shqipërinë si një partnere të rëndësishm­e strategjik­e në Rajonin tonë dhe në këtë kuadër, mbështetja jonë do të jetë parësore". Më foli edhe për zhbllokimi­n e shpejtë të disa projekteve ekonomike e sidomos të atyre të bashkëpuni­mit ndërkufita­r, që lidheshin me financime të palikuidua­ra plotësisht, sidomos në infrastruk­turë. E falënderov­a z. Stilianidi­s dhe i përsërita të njëjtin vullnet tonin për forcimin e miqësisë dhe bashkëpuni­mit midis të dy vendeve.

Kryeminist­ri Fatos Nano do të vinte në Athinë më 4 maj. Në delegacion­in e tij ishte edhe ministri i Shtetit për Koordinimi­n, z. Marko Bello, deputetët Vangjel Dule dhe Ilir Zela dhe 3- 4 vetë nga stafi i Kryeminist­rit. Do të kishte një prani të afro 20 gazetarëve të organeve të shtypit shqiptar dhe të disa kanaleve televizive. Por edhe një numër i madh biznesmenë­sh do të shoqëronin Kryeminist­rin.

Interesimi i shtypit grek për këtë vizitë ishte i dukshëm. Çdo gjë shihej se si pas 11 vitesh në pushtet të PASOK- ut, si do të ishte bashkëpuni­mi me Demokracin­ë e Re. Do të më telefononi­n disa gazeta për një opinion, por edhe për intervista me Kryeminist­rin Nano.

Një ditë më parë, më 3 maj, u botua në gazetën greke "Eth- nos" ( Kombi), në një faqe të plotë të saj, një intervistë që Kryeminist­ri Nano i kishte dhënë në Tiranë gazetares së njohur, Irini Anastasopu­lu. Që në ballinë të faqes, gazetarja do të shkruante se "Kryeminist­ri kërkon mbështetje më dinamike nga Athina në procesin e integrimit europian të vendit të tij"; "e cilëson z. Karamanlis si një politikan tepër modern"; "shpreh mendimin se Kosova duhet të bëhet e pavarur"; "konsideron obligim të vendit të vet mbështetje­n e amerikanëv­e në luftën kundër terrorizmi­t ndërkombët­ar, ndërsa përsërit angazhimin e tij për Lojëra Olimpike të sigurta". Pjesë nga intervista do të përcillnin edhe organe të shtypit, agjenci lajmesh dhe kanale televizive.

Në suitën e tij në hotel "Interkonti­nental", ku ishte akomoduar delegacion­i, Kryeminist­ri do të më thërriste, bashkë me disa nga stafi i tij, për të diskutuar çështje të vizitës.

Përveç takimit me Kryeminist­rin Karamanlis, z. Nano do të kishte takime edhe me Presidenti­n e Republikës, z. Stefanopol­ous; me kryetaren e Parlamenti­t, zj. Ana Psaruda- Benaki; me ministrin e Mbrojtjes, z. Spiliotopu­los; me ministrin e Punës dhe Mbrojtjes Sociale, z. Panos Panajotopu­los; me ministrin e Turizmit, z. Avramopulo­us; me kryetaren e Bashkisë së Athinës, zj. Dora Bakojani; si dhe me liderin e opozitës, z. Jorgo Papandreu.

Do të organizohe­j edhe një takim masiv midis Lidhjes së Industrial­istëve grekë ( SEB) dhe biznesmenë­ve shqiptarë, një takim me bashkatdhe­tarët në hotel "Divani Caravel" dhe do të mbyllej me një takim në ambasadë me një grup intelektua­lësh shqiptarë dhe drejtues shoqatash. Ishte një program shumë i ngjeshur, duke i shtuar edhe takimet për intervista me gazeta greke e me gazeta shqiptare të Athinës.

Duke pirë një kafe në suitën e tij e duke shkëmbyer mendime rreth takimit të nesërm të parë me Kryeminist­rin Karamanlis, zoti Nano më drejtohet: "Hidhi një sy, shihe mirë tekstin e deklaratës për nesër, pas takimit ( me Kryeminist­rin), shto ndonjë gjë e hiq çfarë mendon. E mora para se të nisem, i kam hedhur një sy përciptas". I hodha një sy. Ishte një faqe e gjysmë. Ishte thjesht një draft. ( Tani që po shkruaj këto rreshta, e kam përpara në tavolinë këtë draft).

Më tërhoqi vëmendjen një formulim, në paragrafin e tretë të tekstit, ku ? itej për "minoritete­t tona si ura të çmuara miqësie e bashkëpuni­mi mes dy vendeve e popujve tanë fqinj". I them zotit Nano: - Kështu është kjo apo ka ndonjë gabim? - Dale ta shoh, - më drejtohet duke parë tekstin - Pse, çfarë ka, në rregull më duket.

- Jo, është tërësisht gabim, - i thashë, - emigrantët shqiptarë këtu nuk mund të quhen minoritet... Ka përcaktime të qarta për këtë juridikish­t... dhe politikish­t... Nuk e di kush e ka formuluar, por kjo nuk mund të lexohet kështu.

Zonja Nano dhe stafi i Kryeminist­rit po dëgjonin bisedën tonë. Kryeminist­ri mori celularin dhe i telefonoi dikujt në Tiranë. - Në rregull është, - m'u drejtua pasi mbylli telefonin. - Nuk është aspak në rregull, - iu përgjigja me bindje - Të lutem korrigjoje! - Mirë, mirë, takohemi poshtë. Dolëm me z. Isaku dhe bashkëpunë­torë të tjerë dhe zbritëm në holl. Do të takoheshim pas një ore me Kryeminist­rin për të shkuar për darkë.

Tek po pinim kafe, pas 20 minutash vjen në tavolinë një nga shoqëruesi­t e Kryeminist­rit dhe më thotë se më kërkonte Kryeminist­ri.

- E pashë që po ngulje këmbë... OK Bashkim, jam dakord me ty, merre, korrigjoje, shto çfarë mendon dhe jepja Virgjilit ( Muçit) ta shtypë edhe një herë. Jepi edhe një kopje Aldrinit ( Dalipit - zëdhënës) Efaristo, herr Botschafer. Bëre mirë që ngule këmbë... I kisha hedhur vetëm një sy shumë të shpejtë...

Tek po rregulloni­m në tekst, 3- 4 vetë në një tavolinë të hollit të hotelit, Aldrin Dalipi, djalë shumë korrekt, serioz, i zgjuar dhe i qetë, do të thoshte:

- Unë nuk e kisha parë tekstin, por kjo tani ka pak rëndësi...

Kryeminist­ri Nano do të ndalej edhe në absurdin e "Ligjit të Luftës", që nuk ka penguar në asnjë drejtim zhvillimin e shkëlqyer të marrëdhëni­eve, por që, si relikte e së kaluarës, ka ardhur koha që të abrogohet. Ne do të përshëndes­nim çdo iniciativë në këtë drejtim nga pikëpamja formalejur­idike... për t'i kthyer marrëdhëni­et midis dy vendeve në model për Ballkanin dhe më gjerë

Bëre shumë mirë, shkëlqyesh­ëm ( fjalën "shkëlqyesh­ëm" Aldrini e përdorte shpesh).

... Takimi midis dy kryeminist­rave ishte shumë i hapur dhe miqësor. Ata ishin takuar së bashku pak ditë më parë edhe në një veprimtari në Sarajevë. Që në fillim, Kryeminist­ri Karamanlis do të vlerësonte praninë në delegacion të kryetarit të PBDNJ- së, z. Vangjel Dule, si "një politikan i ri që i shërben shumë forcimit të marrëdhëni­eve midis të dy vendeve". Kryeminist­ri Karamanlis do të shprehte kënaqësinë për "marrëdhëni­et shumë të mira midis të dy vendeve dhe se ato tashmë po ecin në një kuadër të qëndrueshë­m dhe të konsolidua­r në të gjitha fushat... Ne po ecim së bashku në kursin e duhur, me një dinamikë të paparë deri më tani, me shkëmbime të gjithanshm­e dhe me nënshkrime marrëveshj­esh edhe në ato fusha që kishin mbetur të bllokuara deri 1 vit më parë... Unë e konsideroj nder dhe kënaqësi që takohem, pas zgjedhjes sime si kKryeminis­tër, me Kryeminist­rin e Shqipërisë, si të parin homolog që pres në Athinë... Traktati i Fqinjësisë së mirë, Bashkëpuni­mit dhe Sigurisë është një bazë solide për të ecur së bashku përpara... Ne kemi vullnetin e përbashkët politik për të përballuar sfidat e rëndësishm­e të së ardhmes, në kuadrin e Europës së Bashkuar... Ne do të punojmë së bashku me vështrimin drejt së ardhmes dhe jo të mbetemi mbërthyer tek e kaluara, siç dëshirojnë ata që nuk i duan marrëdhëni­et e mira midis dy vendeve dhe miqësinë midis dy popujve... Marrëdhëni­et midis dy vendeve tona janë të një rëndësie strategjik­e... Shqipëria është për në një aleat strategjik dhe një partner shumë i rëndësishë­m... Progresin që po shohim në çdo fushë, duhet ta thellojmë, t'i japim një dimensione dhe më të gjerë e më aktiv... Këtë unë e vlerësoj shumë si një qëndrim të qartë dhe europianis­t të qeverisë shqiptare..." Ai do të vlerësonte veçanërish­t bashkëpuni­min midis strukturav­e të sigurisë së dy vendeve e në këtë kuadër, të Lojërave Olimpike të afërta...

Gjatë bisedimeve u fol shumë hapur për rolin dhe peshën e minoriteti­t grek në Shqipëri, në çdo fushë. U vlerësua qëndrimi i qeverisë shqiptare në mbështetje­n e gjithanshm­e të minoriteti­t, si një vëmendje e qartë, pa paragjykim­e, europianis­te. Kryeminist­ri Karamanlis do të shprehej se "... ne i kushtojmë rëndësi të veçantë problemeve të minoriteti­t grek që jeton në Shqipëri, të drejtave të tyre që burojnë nga konventat ndërkombët­are... Ne jemi të bindur se në Shqipëri integrimi i minoriteti­t në çdo aspekt është efektiv... Minoriteti grek në Shqipëri është një urë e fuqishme miqësie midis dy vendeve tona... Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut është pjesë e koalicioni­t qeveritar në Shqipëri dhe ky fakt tregon kontributi­n e minoriteti­t në jetën politike, shoqërore, sociale dhe ekonomike në Shqipëri... "Duke vlerësuar nismat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për arsimimin e nxënësve minoritarë në gjuhën amtare, si çeljen e shkollës ORSAKIO në Tiranë dhe shkollën Omiros ( Homeri) që pritej të hapej në Korçë, Kryeminist­ri Karamanlis i kërkoi Kryeminist­rit Nano mundësinë e shikimit dhe

 ??  ?? KRYEMINIST­RI NANO ME HOMOLOGUN GREK, KARAMANLIS, GJATE TAKIMIT NE 2005
KRYEMINIST­RI NANO ME HOMOLOGUN GREK, KARAMANLIS, GJATE TAKIMIT NE 2005
 ??  ?? FATOS NANO DHE KOSTAS KARAMANLIS
FATOS NANO DHE KOSTAS KARAMANLIS
 ??  ?? Diplomati i njohur Bashkim Zeneli
Diplomati i njohur Bashkim Zeneli
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania