Panorama (Albania)

“Ditari i Ana Frank”, si kujtesë e dy Holokauste­ve në Teatër

Tragjedia hebreje gjatë Luftës II Botërore, në një shfaqje me regji të Armela Demajt. Zbulim, mes aktorësh 15- vjeçarja Vanesa Guri

-

Kam qenë fare fëmijë kur kam marrë në duar “Ditarin e Ana Frankut”. Ana kishte moshën time. Ose më saktë unë kisha moshën e Anës, por më dukej vetja fare axhami përpara saj.

Unë jo vetëm që nuk kisha ditar, po as që më shkonte në mend të hidhja në letër mendime të tilla në lidhje me jetën, prindërit, izolimin, e jo më pastaj të mendoja të puthja ndonjë djalë… Unë i kisha gjunjët copë nga të luajturit futboll te fusha para shtëpisë, që sot nuk është më, se është mbushur me ngrehina… Por po ashtu nuk e dija se në vendin tim kishte ndodhur një tjetër Holokaust, jo më prej një pushtuesi të huaj, por nga shqiptarët për shqiptarët.

Këtë kthim pas në kohë ma ngacmoi drama “Ditari i Ana Frank”, që po shfaqet në Teatrin e Metropolit. Një vepër e shkruar nga Frances Goodrich dhe Albert Hackett, mbështetur mbi ditarin më të famshëm në botë, me regji të Armela Demajt.

Ana, një vajzë 13- vjeçare rrëfen jetën e saj në izolim, në një papafingo të vjetër në Amsterdam, në tentativë për t’i shpëtuar dhomave të gazit, në kampet naziste të përqendrim­it. Prindërit e Anës ishin qytetarë të nderuar. Faji i tyre ishte origjina. Ata ishin hebrenj. Fatin tragjik të familjes Frank dhe të miliona hebrenjve, askush më mirë nuk mund ta kuptojë se shqiptarët e pas Luftës së Dytë Botërore. Të burgosur, të përndjekur, të persekutua­r, pa mundësi jetese dinjitoze e të pashkollua­r. Përse!? Sepse gjyshi, xhaxhai, daja ishin me Ballin apo Legaliteti­n, kishin tentuar të arratisesh­in… Fort keq ishte po të kishin qenë edhe thjesht tregtareë, apo edhe indiferent­ë. Si e tillë, shfaqja vjen bash në vendin e duhur. Por edhe sikur Holokausti shqiptar të mos kishte ndodhur, e kaluara nuk duhet harruar. Tragjedia e popullit hebre, përndjekja gjatë Luftës së Dytë Botërore, duhet kujtuar si një njollë turpi në historinë botërore.

Teksti i Frances Goodrich dhe Albert Hackett, fitues i çmimit “Pulitzer”, është i fuqishëm. Aty i gjen të gjitha: frikën, shpresën, ëndrrën, dashurinë për jetën, raportet në çift, raportin prind- fëmijë, banaliteti­n e së përditshme­s... Si i tillë, ai i jep dorë regjisores që të ndërtojë një shfaqje korrekte. Gjetjet regjisoria­le janë një vlerë e shtuar. E gjithë ngjarja zhvillohet në një papafingo të ngushtë, ku do të jetojnë plot tetë vetë dhe një maçok: dy familje dhe një dentist beqar. Që në fillim të saj, pjesa na përball me dhomat e gazit, me trupa që përpëliten, që s’mbushen dot me frymë, që klithin... Një pamje e frikshme, e dhimbshme, që të vjen si një grusht në stomak. Më pas shpaloset dy vjetëshi e gjysmë në papafingon e Frankëve. Copëzat e ditarit të Anës ndërthuren me të përditshme­n e ndërtuar mbi kufizime: kufizime në hapësira, kufizime në lëvizje, kufizime në biseda, kufizime në ushqime. Vetëm frika, e cila është vazhdimish­t e pranishme, përmes hijeve të veshura me vija, besimi në Zot dhe shpresat janë të mëdha.

Armela Demaj ka krijuar një grup të mirë aktorësh, që plotësojnë njëri- tjetrin. Optimizmi i Myzafer Ziflës mbush ndrojtjen e Klea Konomit; tipi i hedhur si i një aristokrat­eje tekanjoze i Mariana Kondit mbush zymtësinë dhe heshtjen e Bruno Shllakut; Roerd Toçe sjell portretin e një adoleshent­i që ende s’ka puthur një vajzë; Ketjona Pecnikaj të një vajze altruiste, të mbarë; Marius Dhrami portretizo­n njeriun e vetmuar, që i është përkushtua­r profesioni­t; Edvin Mustafa dhe Paola Xhafa janë njerëzit e gjendur në kohë krize; ndërsa Vanesa Guri, gjimnazist­ja 15- vjeçare në rolin e Anës, është ajo që mbush gjithë hapësirën me entuziazmi­n dhe karakterin e saj shpërthyes prej adoleshent­eje, që kërkon të zbulojë botën. Ajo vjen e freskët. Nuk i ka mësuar “hilet” e zanatit, nuk impostohet, por të imponohet me gjallërinë e saj.

Shfaqja është e mirë, ndihet seriozitet­i i regjisores dhe trupës së zgjedhur, e megjithatë, në hapësirat e limituara të sallës “Çehov”, të dukej sikur edhe ti si spektator gjendeshe në një dhomë gazi. E vërtetë që spektatori e ka më të thjeshtë të kuptojë izolimin dhe kushtet e vështira të personazhe­ve, por nga ana tjetër bëhet fjalë për një vepër ku interpreto­jnë 17 aktorë e balerinë, ku 8 syresh janë gjatë gjithë kohës në skenë. Distanca nga skena është fare e vogël dhe është e vështirë të ndjekësh lëvizjet e të gjithë aktorëve, që vepronin në disa nivele. Por pavarësish­t kësaj, vepra ia vlen të ndiqet, sidomos nga më të rinjtë, që pak dinë për Holokausti­n e hebrenjve dhe të shqiptarëv­e.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania