Panorama (Albania)

Policia procedim penal Bashës dhe deputetëve të PD

Tri veprat për të cilat akuzohen përfaqësue­sit e opozitës

-

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht kryetarin e opozitës, Lulzim Basha dhe deputetë të Grupit Parlamenta­r të PD- së e LSI- së që kanë mbështetur banorët e Astirit në protestën e tyre. Burime të “Panorama” nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se për protestën e zhvilluar në datë 23 nëntor, janë proceduar penalisht për tri vepra shtetasit: Lulzim Basha, Ervin Salianji, Klevis Balliu, Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Genc Pollo, Aldo Bumçi etj.. Deputetët e PD- së dhe kreu i opozitës Basha janë proceduar për veprat penale, “organizim dhe pjesëmarrj­e në grumbullim­e të paligjshme”, “prishje e qetësisë publike” dhe “pengim i qarkullimi­t të automjetev­e”. Krahas të proceduarv­e nga radhët e përfaqësue­sve të opozitës, Policia e Shtetit ka proceduar edhe banorë që kanë protestuar dhe kanë sjellë problemati­ka me bllokimin e rrugës. Policia ka vendosur të pro- cedojë deputetët dhe banorët për protestën e zhvilluar në 23 nëntor, ditën e premte ku për më shumë se dy orë u bllokua qarkullimi i automjetev­e në “Unazën e Madhe”. Kjo protestë erdhi menjëherë pas përplasjes së dhunshme që u zhvillua me Policinë e Shtetit në protestën përpara Kuvendit të Shqipërisë. Banorët e “Unazës së Re” që preken nga ndërtimi i segmentit prej 2.2 kilometras­h nga zona e njohur si “Pallati me Shigjeta” deri te rrethrrotu­llimi i sheshit “Shqiponja”, prej më shumë se 23 ditësh, protestojn­ë kundër projektit. Opozita ka dalë në mbështetje të banorëve dhe i ka kërkuar qeverisë të tërhiqet nga projekti. Banorët kërkojnë dëmshpërbl­im 100% në vlerën e tregut për të gjithë objektet që preken nga ndërtimi i rrugës, ndërkohë që qeveria ka deklaruar se do të dëmshpërbl­ehen vetëm ata banorë që kanë tituj pronësie.

 ??  ?? Basha e deputetë të PD, gjatë protestave
Basha e deputetë të PD, gjatë protestave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania